Diçka mbi artin e shkrimit si filozofi dhe filozofinë si art

Opinione

Diçka mbi artin e shkrimit si filozofi dhe filozofinë si art

Nga: Agron Shabani Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:26
Agron Shabani

Arti dhe akti i shkrimit të njohur letrarë, gazetaresk ose publicistik, parasegjithash është një akt ose mision komplementar, suplementar, dhe tepër sfidues, robust ose korpulent i filozofisë dhe disciplinave tjera shkencore ose metodologjike në kuptimin e asaj se përherë ose gjithëmonë jep ose ofron përgjigje dhe spjegime të ndryshme konkete, alternative dhe pragmatike, duke shtruar (parashtruar) tema, pyetje, çështje dhe aspekte të larmishme në domenin ose kontekstin e njohur shoqërorë, qytetar, sociokulturorë, sociopolitik, socioekonomik dhe kështu me radhë, si dhe duke ofruar zgjidhje, solucione, ide, teori, formuala, narrativa, vizione, sinteza dhe rezultate të reja  inovatore dhe inkurajuese-përballë sfidave, dilemave ose problemëve të ndryshme esenciale, substanciale ose ekzistencialiste të popullit (kiombit)), shtetit dhe shoqërisë.

Ndaj, çdo shkrim, vepër (libër), studim ose analizë e shfaqur (publikuar) letrare, gazetareske ose publicistike, nuk jep vetëm pasqyrën, imazhin dhe ndjesinë e asaj që ka ndodhur dhe e cila dihet tashmë, por edhe mesazhin dhe mendimin e kualifikuar, komplementar dhe suplementar të rinjohjes ose një rizbulimi të shkëlqyer dhe të vërtetë të vlerave, resursëve, kapacitetëve dhe potencialeve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive.  Mbase, diçka të madhe, sublime ose madheshtore përtej meje, përtej nesh....

Se këndejmi, nga arti dhe filozofia e shkrimit të njohur letrarë, kulturorë, gazetaresk ose publicistik, vazhdimisht sikur shprehet ose manifestohet një forcë ose enërgji e re individuale dhe kolektive, e cila na inkurajon dhe obligon të levizim, vallëzojmë, interferojmë dhe interpretojmë me ritmin, taktin, refrenin, notat, pentagramin, orkestrën, simfoninë ose melodinë e kohës dhe botës në të,cilat jetojmë si individ dhe kolektivitet.

Shih për këtë, pëmes konceptit dhe definicionit të njohur shkencorë ose filozofik  te shkrimit letrarë, gazetaresk ose publicistik, çasti ose momenti solemn i shkrimit si art dhe artit si filozofi, i përjashtojnë ose hedhin poshtë konfliktët, mospajtimet, dramat ose acarimet e ndryshme kontekstuale dhe kontestuale.

Kjo për faktin se edhe koncepti, narracioni dhe definicioni i njohur shkencorë ose filozofik si tërësi etike dhe metaestetike, nuk njeh dhe s´pranon përçarje ose ndasi të ndryshme kontekstuale, kontestuale, konstelacionale, linguistike ose terminologjike, të cilat mund të kalojnë në konflikte ose acarime të­ pafundme në mes mendjes (intelektit), ndjenjave, emocioneve, sentimentëve dhe shpirtit.

Bile, Platoni qyshë në Antikë e ka konceptuar, definuar dhe përkufizuar mendimin dhe vet artin poetikë, letrarë, kulturorë, gazetaresk ose publicistik si "dialog i shpirtit te njeriut me vetvetën e tij".

Bëhet fjalë për kundërshtinë, metaforën ose adiaforën e njohur neoplatonike dhe neoaristoteliane mbi të kuptuarit dhe përceptuarit e shpirtit gjenial të te gjallit (njeriut), si dhe" të të shfaqurit ose manifestuarit të gjenialitetit ose intelektit të njeriut përmes "dhunës" së eksperimentimit, studimit, analizës dhe vërtetimit të tërë asaj që është ashtu si është.

 Kjo zatën do duhej të ishte edhe dihotomia ose diferenca kryesore në mes Klasicizmit, Idealizmit, Materializmit, Romantizmit dhe Ekzistencializmit....

Schieling qëmtoi ose pohoi dikur se :"Arti dhe filozofia në të vërtetë shprehin ose intërpetojnë të njejtën gjë, por në forma, stile shije dhe profile të ndryshme.

Ndërkaq, Hegeli nga ana e tij pohonte se: " Arti ( i pandarë nga feja ose religjioni) dhe filozofia ( e pandarë nga fenomenologjia e shprtit dhe gjenalogjia ose gjenialiteti i natyrës) në fakt janë dy figurat, elementët ose simbolet e vetme dhe kryesore ne të cilat nuk ka anjë lloj ndryshimi ose dallimi mes meje, teje dhe atij tjetrit, pos përkatsisë mendore (logjike), biologjike, gjegjësisht biofizike, biokimike, biorganike ose biogjenetike.

Në fakt, në art, ashtu sikurse në filozofi, gjithëmonë shprehen ose manifestohen gjëra përmbajtësore, sublime dhe relevante në të cilat, gjithësecili e gjen botën, natyrën dhe vetën (vetvetën) e tij objektive dhe subjektive.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi, sipas mendimtarit ose filozofit të madh gjerman (Schoppenhauer): filozofi, shkrimtari, krijuesi, artisti, kulturologu, intelektuali politik ose politikani intektual, nuk duhet harruar kurrë se vetëm arti, fati dhe pushteti, janë pronë e tyre e përkohëshme dhe jo e tërë politika, shoqëria, kultura, informimi, shkenca ose filozofia.

E kundërta e tyre janë mediokriteti, nebuloza, stupiditeti, iracionaliteti, imagjinata, fantazia, demagogjia dhe hipokrizia së bashku me eklipset ose rrezatimët e ndryshme ultraviolente në "kosmosin e brendshëm" shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit.

Intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e përvojes dhe mençurisë (intelektit) në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk i duhen njeriut.

Sikur po jetojmët në një inflacion, konfuzion, evazion, kaos ose anarki totale opinionësh ose mendimësh të ndryshme pro & contra lidhur me liirinë (clirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, të cilat u janë lënë në dorë fatit dhe stihisë, apo koniukturave dhe niomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike nga vendi dhe bota.

 Ndaj, unè vetem po thëm se masat e gjëra popullore ose qytetare, gjithëmonë ngjajnë në cunamet, tajfunet, orkanet ose valët e ngritura (shpërthyese) të lumejve, detërave ose oqeanëve!  Mbase, si "damarët" eruptivë ose vullkanik që djegin (kallin) dhe marrin gjithëçka para vetës.

U mor vesh se të flasim ose shkruajmë, kemi të drejt gjithëmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajme ose vendosim, vetëm njëherë.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

Ndryshe nga kjo, në kuadër të 'ritualit' ose 'celebrimit të përbashkët' të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "vullneti për të jetuar" (will zum leben).

 Kështu që "fenomenët" e ndryshme shoqèrore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar që është thelbi i jetës dhe botës sonë.

 Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mesipèrme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti pèr tè sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije.

E bukura, e zgjuara, e dashura dhe e vërteta, nuk qëndrojnë të ngritura ose projektuara vetëm mbi rregullat dhe normat e vijimsisisë ose vazhdimsisë ciklike dhe enciklike, por edhe në diçka tjetër në një kohë, botë dhe natyrë të të ndërlikuar dhe tepër komplekse, të cilat mund të zbërthehen, deshifrohen dhe kuptohen vetëm me shifra,numra, formula dhe ekuacione të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat