Ekonomia mbi të gjitha

Opinione

Ekonomia mbi të gjitha

Nga: Ismail Muçiqi Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:47
Ismail Muçiqi

Instituti Gap publikoi këto ditë raportin e punës dhe performancen e ndërmarrjeve publike, të cilat po ballafaqohen me probleme më të ndryshme të afarizmit financiarë. Këto ndërmarrje të cilat gjatë periudhës 2020 – 2022 nga gjithsej 53 objektivave strategjike të cilat i kanë paraqitur në planin e tyre biznesorë 36 ose 68% të tyre nuk janë përmbushur për tri vite me radhë.

Kështu në këtë korpus të ndërmarrjeve publike bëjnë pjesë Trepça, Korporata Energjetika e Kosovës (KEK), Iber-Lepenci, Infrakos, Trainkos, Telekomi, Posta, dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Duhet theksuar se në këto kompani plani i biznesit dallon nga ndërmarrja në ndërmarrje.  Kështu shihet se ka mungesë të indikatorëve kyq të performances, të afateve kohore në arritjen e objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik. Që nga themelimi i këtyre ndërmarrjeve janë karakterizuar me probleme të ndryshme, e këto janë mbi ngarkesa e numrit të punëtorëve, ndikimet politike, nepotizmi, nënshkrimi i kontratave të dëmshme të cilat kanë ndikuar që këto ndërmarrje të mos kenë qëndrueshmëri financiare dhe zhvillim të planifikuar.

Shumica nga këto nuk janë në gjendje ti mbulojnë shpenzimet nga të hyrat vetanake, e shumë prej tyre operojnë me humbje. Ndërmarrjet publike në nivelin qendrorë kanë realizuar rreth 464 milionë euro të hyra apo 5.2% të bruto produktit vendorë. Po ashtu në këtë sektorë publikë janë të punësuar 11000 punëtorë të cilët kanë obligim moral dhe ligjorë tu afrojnë shërbime qytetarëve në bazë të rregullativës ligjore dhe kanë obligim në zhvillimin ekonomik të vendit. Duhet theksuar se në shumë ndërmarrje publike ka pasur dobësi dhe dështime për shkak të jo profesionalizmit të burimeve njerëzore. Këto ndërmarrje një kohë të gjatë janë shndërruar si filjala të punësimit të militantëve partiak, të grupeve të interesit, punësimi i familjarëve pa kritere e pa konkurse dukuri këto të cilat kanë qenë dhe janë barrë e rëndë për afarizmin pozitiv dhe progresin në përgjithësi. Këto deformime kanë qenë prezente në Post Telekemonin e Kosovës kompani kjo e cila ka arritur në prag të falimentimit. E njëjta politikë është udhëhequr edhe në ndërmarrjen e ujerave Iber-Lepenc e cila vite me radhë është ballafaquar me probleme dhe kriza, ku numëri i të punësuarve është trefishuar.

Në këtë ndërmarrje janë punësuar familjarët e liderëve partiak, e Deputetëve të Parlamentit me një fjalë janë akomoduar njerëzit e privilegjuar. Është e dhimbshme për Kosovën që pjesa dërmuese e popullit është politizuar skajshmërisht duke e vu në plan të pare proceset politike, duke lënë anash ekonominë  e vendit pa të cilën nuk mund të jetohet. Ende mbizotëron mendësia primitive e një pjese të klasës punëtore duke dalur me kërkesa dhe ultimatume, duke bojkotuar punën përmes grevave me motive politike. Kjo teori është shumë e rrezikshme për sistemin demokratik, për ekonominë e tregut, për planin biznesor dhe për konkurrencën e dijës dhe kapitalit në kohën në të cilën po jetojmë. Andaj shoqëria Kosovare sa më pare duhet ta kuptojë se e ardhmja e këtij vendi është puna, dija, inovacioni, me një fjalë Arsimi dhe Shkenca vetëm këto mund ta nxjerrin vendin nga mbeturinat  e së kaluarës, nga parazitizmi, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i cili po ja zënë frymën Shtetit të Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat