Në nderim të gjakut, trungut dhe origjinës tonë

Opinione

Në nderim të gjakut, trungut dhe origjinës tonë

Nga: Agron Shabani Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:10
Autori Agron Shabani

Sipas filozofisë dhe antropologjisë kulturore dhe asaj politike, fryma e njohur liridashëse dhe patriotike së bashku me respektin dhe përkushtimin maksimal ndaj të së kaluarës së njohur familjare, gjenealogike, biogjenetike, nacionale, fetare, kulturore dhe historike, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e një populli ose kombi të tërë. Çdo shpërfaqje, shpërqëndrim, mohim ose injorim i mundshëm nga fryma e lartpërmendur historike dhe patriotike, e ç 'veshin dhe ç 'armatosin një popull ose komb të tërë, duke e çuar drejt shuarjes (zhdukjes) ose vet shkatërrimit.

Se këndejmi, bazat hyjnore ose profetike të çdo populli (kombi) ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e të posaçmes ose të veçantës së tij fetare, kulturore, historike, nacionale, familjare (gjenealogjike), strkturalgjenetike, biogjenetike, antropogjenetike, antropokulturore, antropohistorike, antropogjeografike, antropobiologjike etj.

Në këtë frymë edhe prestigji ose autoriteti global i një populli (kombi) dhe shteti, sikur ndodhën të fshehur ose maskuar në autenticitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, spontanitetin, universalitetin, kompaktibilitetin, homogjenitetin, integralitetetin dhe integritetin e tyre të përgjithë­shëm. Për të mos thënë dikund në­ mes pseudonimitetit hyjnorë atij holistiko-primatologjik.

Krishtërimi nè realitet, plotësoi një detyrë të madhe pèr iliroshqiptarèt. Ai la gjur­më të pashlyera, në analet e historisë sonë kombtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut shqiptar ose kosovar.

Ndaj, polemikat, replikat ose dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh shqiptar mysliman, katolik, protestant ose ortodoks, paraqesin edhe një mashtrim ose manipulim flagrant të historisë sonë kombtare nga ana e pseudohistorianëve, kontrakulturologëve dhe antishkenctarëve të ndryshëm kreten, stupid, nebuloz, mediokrit, demagog dhe hipokrit, kur dihet fakti se po të mos ishin trimat, heronjtë, intelektualët, patriotët, klerikët ose misionarët e shquar shqiptar të­ religjionit kristian ose katolik, shqiptarët e sotëm ndoshta do kishin folur, shkruar dhe menduar sot turqisht, serbisht ose gabelisht.

Ndoshta, nuk kishte sot as Kosovë dhe as Shqipëri. As komb, as shtet, as gjuhë, as kulturë, as histori dhe as flamur shqiptar.

Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-otoman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare ishin qendra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirën shqiptare ose ilirike.

Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesancës shqiptare...

Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) të egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë.

A ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shenjta?! Unë them: Nuk ka.

Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë.

Ndaj, kur e tërë lënda e pasur e librarive historike, të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin e dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

 Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollëshmi dhe brendi, si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë e luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike me religjionin ose teologjinë.

U mor vesh se si pjesën më të shkëlqyer, monumentale dhe emblematike të shpirtit, trupit (trungut), kulturës, traditës dhe historisë sonë të lashtë dhe aq të lavdishme, që na përcjellin, shoqërojnë, nderojnë dhe bëjnë dritë në të gjitha etapat, periudhat, portat ose hyrje-daljet e mundshme holistike, primatologjike, kulturore, historike, shtetërore, nacionale, patriotike dhe të tjera, i kemi vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian që na i ka falur (blatuar) ose ruajtur Zoti!

 Si udhërrefyes të përjetshem, dekalog, amanet të madh dhe testament, i kemi Shën Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Albanin, Niketë Dardanin, kryetrimin dhe kryeheroin tonë legjendarë, Gjergj Kastriot-Skënderbeun, si Atlet të Madh të Jezu Krishtit, Ipeshkvë të Shkodrës, Lezhès e Durrësit dhe Kardinal, Shën Terezën, Pjetër Bogdanin, At Gjergj Fishtën dhe shumë të tjerë.  

I kemi kishat tona së bashku me famulltarët ose misionarët tanë shqiptarë që na i hartuan dhe ruajtën gjuhë, shpirtë, alfabet dhe kulturë.

I kemi me tepër se 2OOO vjet traditë, kulturë dhe histori të Krishtërimit ndër iliro-shqiptarët.

Në anën tonë i kemi edhe shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit që në shumicë i përkasin hemisifrerës oksidentale ose kristianiste.

Ciceroni kishte thënë dikur se "Sokrati e ka zbritur filosofinë në tokë, ndërsa Herodoti -Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshem në ate mënyrë që mëpastaj t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën, natyrën, qenjen, materien, krijesën, ekzistencën, historinë dhe vetvetën e tyre.

Jeta, bota, natyra dhe filosofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të cekët, unilaterale, monologjike ose egocentrike (bla-bla-bla ose tra-la-la) të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thllësi, të shpiejnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit (Hyjit).

Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithëshme mbi "shtatë ditët e formimit të botës" sipas ligjeve ose 'parabollave' të njohura biblike, si dhe mbi mësimin e njohur mbi "katër mbretërit e botës" në bazë të 'dëftesave' dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në 'dy pjesë' ose në dy etapa te medha "post- quem" dhe " ante- quem"; respektivisht, para dhe pas Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim 'kalendari' i njohur Gregorian së bashku me të famshmin "DIONYSIUS EXIGUUS" dhe vitët njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë "vitet e hënës" dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, muslimanëve, rusève dhe te tjereve së bashku me 'kalendarin' e njohur (julian) të Ptolomeut, Jul Cezarit dhe kështu me radhë... Për te aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit, të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave  ose ´botës tjetër sekulare' ose jokristianiste gjithandej globit.

Ndonëse, mbi bazën e njohut të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe 'historive' të ndryshme 'kontemporane', protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetke, gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur "kalendarë paralel" të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës. Kjo edhe përkundër faktit të njohur se 'kalendarin' e sotëm gregorian ose kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gerguri XIII-të , me 'Dekret special' në bazë të 'projektit' dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut etj.

Si një copë e madhe monumentale dhe emblematike, respektivisht, si pjesë e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët ishim të parët ose ndër të parët atëbotë e përhapem dhe përqafuam Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian.

Kujto këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë... Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare - Shën Tereza.

Nëse Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, si 'Atlet i Krishtit' dhe Shqiptarizmës, i mbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota)- e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.

Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoçen, vetflijuar ose sakrifikuan bashkë si ´Një´ dhe të pandarë kurrë, edhe shqiptarët e religjionit musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar të religjionit kristian (katolik), protestant dhe ortodoks. Nën qiellin e flamurit të lavdishem të Gjergj Kastriot-Skernderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së!

Historia - thonë se është Mësuese (por, edhe Ndèshkuese) e jetës. Mos harro!

Ngritja e temave ose çështjeve të nxehëta fetare dhe kulturore ndër shqiptarët në një etapë ose periudhë kaq cvilitëse, hektike, turbulente, agresive dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, të bëjnë të ndjehësh keq.

Kjo sidomos atëherë, kur predikuesit, misionarët, besimtarët, ithtarët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, e kanë një konceptim, perceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shohin dhe kundrojnë njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën ose religjionin, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palëvizshme (statike), natyrore ose ordinare.

Se këndejmi, në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotet së bashku me sekretët ose misteret e heshtjes së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Sidoqoftë, edhe feja (religjioni), edhe arti, kultura, letërsia, historia, filozofia dhe disiplinat tjera, mund të vdesin ose shkatërrohen një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s'u shkruan kurrë si duhet, ose siç janë në të vërtetë.

Në vazhdim diçka mbi religjionin integral dhe patriotik....

Me falni zotërinj!

Koha me shtrëngon t' i bëj një fyerje temës që kam marr përsipër të zhvilloj.

Autor, shpikës, zbulues, vepra dhe dokumente të panumërt, ngrenë zërin dhe thonë: Ne besimtarët e Krishtit, jemi pionierët, kalorësit dhe krijuesit e kulturës moderne.

Zotërinj të ndershëm!

Unë një njeri i klerit, dua t'iu flas për atdhetarizëm?!

Kleri mendon dhe punon për një atdhe të ardhshëm, le të shikojë punën e vet secili dhe t'ua lërë civilëve dhe intelektualëve të lartë çështjen e kombit dhe atdheut të këtushëm.

Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar.

Zotërinj!

Secili nga ju ka një art ose profesion të veçantë, por ju nuk  pushoni kurrë së qeni njerëz, së qeni shqiptarë, edhe pse si për shembull njeri prej jush ka vënë si ideal jete artin, një tjetër edukatën dhe kulturën, një tjetër diturinë dhe shkencën, dikush tjetër një send tjetër.

E kur arti, kultura, dituria dhe idealet tjera nuk na pengojnë të jemi atdhetarë ose patriot, atëherë pse ai që ndjek idealin e fesë ose besimit, nuk mund të jetë patriot shqiptar?

Jam fetar, por e dua dhe e çmoj krejt natyrën njerëzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqërore, jam fetar, por nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por në këtë tokë që quhet Shqipëri, midis këtyre njerëzve që janë shqiptar, jam fetar e dua të mbajë marrëdhënie të ngushta me Zotin, por gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anembanë jetën dhe botën time mendore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat