Si të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare?

Opinione

Si të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare?

Nga: Sami Arifi Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 06:59
Sami Arifi

Popujt tjerë në Evropë e kanë të zgjidhur që moti çështjen kombëtare, ndërsa populli shqipëtar qëndron ende në pazgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Shqiptarët për të qenë në një ombrellë të përbashkët, qoftë në një shtetë shqiptar, qoftë në ca shtete të bashkuara shqiptare, ata duhet t’i përmbushin ca kushte që janë të nevojshme dhe të domosdoshme:

-Të kenë një “Projekt” të përbashkët për veprimin e zgjidhjes së cështjes shqiptare në tërë territoret e tyre, i cili projektë të përpunohet nga “Akademikët” e tërë trojeve shqiptare, thjeshtë të përpunohet nga “Akademia” e cila përbëhet prej akademikëve që përfshin të gjitha trojet shqiptare të cilët punojnë, jo vetëm për një pagë, por me një shpirt të atdhedashurisë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare...

-Përmes kësaj “Akademie” që cekëm më par të krijohet të menduarit homogjen i popullit tonë për zgjidhjen e kauzës së madhe kombëtare të çështjes shqiptare...

-Pa një “Ekonomi të Pakufizuar” të shqiptarëve në territoret e tyre,..., pa një “Ushtri të Centralizuar” për tërë territoret shqiptare,..., pa një “Universitet të Përbashkët” për të gjithë shqiptarët nuk mund të arrihen objektivat e zgjidhjesë së kauzës sonë kombëtare...

-Objektivat e cekura në fjalë për tu arritur duhet të funksionoj një “Qeveri” një “President” një “Parlamen” për tërë territoret shqiptare të cilin “Projekt” mund ta bëjë vetëm “Akademia”, e cekëm më parë...

-Kjo mundë të jetë “Qëndresa ndaj të Nërsyerve” të popullit tonë duke na dhënë një shtytje të vogël miqtë tanë ndërkombëtar, të nxitur nga ne,.., për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat