Gjergj Dedaj nuk është normal prej se u “rrah shpulla” nga Thaçi?

Opinione

Gjergj Dedaj nuk është normal prej se u “rrah shpulla” nga Thaçi?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 nëntor 2023 Në ora: 15:37
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Egoja e madhe për pushtet e katandisi aq shumë deri në vetëmohim, ky është Gjergj Dedaj. Gjatë viteve të 90', Gjergj dedaj gëzonte respekt nga shqiptarët e Kosovës për qëndrimin e tij në mbështetje të Dr.Rugovës, kështu ndodhi deri pas çlirimit të vendit. Gjergji, ishte njeri i vendosur por u tjetërsua shumë që nga ngjarja në Qirez në vitin 1998 për të cilën edhe është thirr dëshmitar nga Gjykata Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve. Kujtojmë se Dedaj e kishte akuzuar pikërisht ish-presidentin Hashim Thaçi se e kishte arrestuar në vitin 1998, derisa po vizitonte civilët në fshatin Qirez të Skenderajt. Ai disa herë pati paralajmëruar se do të fliste me më tepër detaje mbi rastin që ai e konsideronte krim.

“Hashim Thaçi ishte atëherë drejtor politik i UÇK-së. Ishte njeriu kryesor që në sekondën e parë që jemi ndaluar në Qirez duke folur me fshatarët për nevojat e tyre, për ndihma…Na ka ndaluar Hashim Thaçi me njerëzit e tij, personalisht ai. Thaçin s’e kam njohur kurrë përpara”, kishte shtuar Dedaj vite me parë .

Gjegj Dedaj së bashku me një grup të zyrtarëve të LDK-së, kishte shkuar në shtator të vitit 98 në Drenicë, ai së bashku me 13 zyrtarë të LDK-së ishte ndaluar dhe sipas deklarimeve të mëvonshme të disa prej pjesëmarrësve dhe vetë Dedajt, pjesëtarë të UÇK-së ndaj tyre kishin ushtruar dhunë verbale dhe fizike. Dhunë e harroi Gjergji sapo Thaçi e kishte bërë zv. ministër e më vonë ambasador të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, post të cilin kishte tentuar ta mbante me zor edhe pas shkarkimit nga ministrja Gërvalla e presidentja Osmani duke e kërcënuar këtë të fundit me Kanun.

Të gjitha këto Gjergji i bëri pasi egoja për pushtet e tjetërsoi aq sa nuk njihet sot, i gjendur përballë fakteve në Hagë, z.Dedaj me paturpësi shprehet "Nuk kam qenë normal dhe në gjendje me thanë të vërtetën” – tha Dedaj në një moment, çka dëshmon metamorfozën e tij deri në degradim.

Gjergji i paraluftës dhe pas luftës ndryshojnë shumë, mbase shpullat e Thaçit e devijuan trurin e tij deri në mohim të vetes.

E tmerrshme të shohësh dike në këtë gjendje, kështu ndodh kur egoja për pushtet të verbon arsyen e të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat