A po rrezikohen shtetet e vogla, nga emisarët e “Serbisë së Madhe”?!

Opinione

A po rrezikohen shtetet e vogla, nga emisarët e “Serbisë së Madhe”?!

Nga: Gani Qarri Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:06
Autori Gani Qarri

Çfarë veprimesh konspirative po luhen së fundi, në rajon, athua mund të kenë dorë ambasadori Hill dhe emisari Eskobar në promovimin e serbizimit komplet të udhëheqjes së Malit të Zi, që sapo u realizua, kërcënimet e Dodikut për ndarjen e Bosnjë Hercegovinës dhe tentimet e BE-së, që në kooketim me opozitën të bëjë bosnjëzimin e Kosovës, për ndarjen e “butë” dhe definitive të saj?!

Duke pasur parasysh faktin e trisht, se ish-agjenti special i FBI, Charles McGonigal, i cili deri në shtator të vitit 2018, udhëhiqte vet, divizionin e kundërzbulimit të FBI-së, për 225 mijë dollarë, që ka pranuar se i ka marrë nga ish-agjenti i shërbimeve sekrete të Edi Ramës, Dorian Duçka, thuhet ta ketë programuar shpalljen e Berishës persona non-grata në SHBA, si dhe shkatërrimin e opozitës në Shqipëri, kurse për vetëm 17.500 dollar të marrë nga Rusia, ai deri në vjeshtën e vitit 2021,kishte punuar për ti krijuar favore edhe mikut të Putinit në SHBA, oligarkut rus Oleg Deripaska, pa i raportuar njërin as tjetrin rast në departamentin e sigurisë së SHBA-ve, i cili përveç në Shqipëri, ka zhvilluar një sërë takimesh edhe me politikan në Kosovë, qytetari i Kosovës nuk ka se si të mos ndihet i pa-sigurt, jo vetëm nga veprimet e tij dhe të emisarëve pro-serb të BE-së, por edhe nga qëndrimet e pa qarta të opozitës dhe të emisarit Eskobar, për të ardhmen e Kosovës!

Madje ajo që sot më tepër brengos Kosovën, nuk janë vetëm aferat e agjentit të FBI-së me politikan në Shqipëri e Kosovë, por fakti se nga ardhja e ambasadorit Christopher Hill në krye të ambasadës së SHBA-ve në Serbi, i cili qysh nga ditët e para të luftës tonë çlirimtare, njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, si dhe emërimin e Gabriel Eskobarit si të dërguar special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, i cili nga viti 1998 ka mbajtur pozita të njëpasnjëshme diplomatike në Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi e Serbi, ku së fundi ishte zëvendës ambasador i SHBA-ve dhe e flet mirë edhe serbishten, politika ultra nacionaliste serbosllave për krijimin e “Serbisë së Madhe”, apo të ashtuquajturës "Bota Serbe", ka marrë përmasa të rrezikshme dhe është kthyer në kërcënim të hapur, për gjithë pjesën qendrore dhe jugore të ish republikave të ish federatës jugosllave, që nga Bosnja e Mali i Zi deri në veri të Kosovës.

Shto gjithë kësaj edhe argumentin jo pak të dyshimtë për Kosovën, se mu në kohën kur Gabriel Eskobar ishte emëruar dhe tanimë kryente edhe funksionin e të dërguarit special të SHBA-ve, në dialogun Kosovë –Serbi, në mars të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, financoi promovimin e një Ekspozitë të shtrenjtë të Elizabeth Eskobar, bashkëshortes së të dërguarit special të ShBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, e cila thuhet se është shumë e lidhur me kulturën serbe, sikur ajo vet dhe i shoqi Gabriel Eskobar të mos kishin të ardhura të mjaftueshme as për hapjen e një ekspozite, ani pse ky akt e fut në konflikt interesi edhe vet emisarin Eskobar!

Vet fakti se Gabriel Eskobar, në administratën shtetërore amerikane, nuk është hiq më pak se Zëvendës Ndihmës Sekretar i parë i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, si i dërguar special i SHBA-ve dhe ndërmjetësues ndërkombëtar i dialogut Kosovë-Serbi, me ekspozitën e promovuar të bashkëshortes së tij, Elizabet Eskobar nga MPJ e Serbisë, bie drejtpërsëdrejti në konflikt interesi akt i cili ka ulë tërësisht besueshmërinë e tij si diplomat i lartë amerikan te shqiptarët e Kosovës, edhe sa i takon sinqeritetit të tij në dialogun Kosovë- Serbi, përderisa edhe vet Eskobar ishte aq i zëshëm për vendosjen e masave ndëshkues vetëm kundër Kosovës, por jo edhe kundër Serbisë.

Kjo flet qartë se njerëz të tillë, të dhënë kaq shumë pas parave, vërtetë krijojnë frik të madhe te qytetarët e Kosovës, se do të vepronin njëjtë si agjenti i FBI-së McGonigal, të cilët për miliona euro apo edhe ndonjë miliardë sosh, të ofruar nga Serbia, jo vetëm mund ta pranojnë shumë lehtë, por edhe ta ndihmojnë krijimin e Serbisë së Madhe, në kurriz të shteteve të vogla fqinje, para se tu skadojë afati i mandateve që aktualisht kanë, përderisa ata duket se më tepër janë të lidhur me lekët e Serbisë se sa, respektojnë të drejtën e Bosnjës për shtet unitar, mbijetesën e Malit të Zi, si shtet më vete dhe të drejtën e vulosur edhe nga GJND, të Kosovës së pavarur për shtet unik e të pandarë.

Ky dyshim i dhembshëm, rritet edhe më tepër, kur të gjithë ne, përditë shohim me sytë e tanë, se si me mbështetjen e pa rezervë ndaj Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, veçanërisht nga ambasadori Christopher R. Hill si dhe lidhjeve të vjetra, të cilat mund ti ketë, jo vetëm e shoqja Elizabeth, por edhe vet Gabriel Eskobar me Vuçiqin, ndodhi fuqizimi kaq i furishëm i partive pro-serbe në Mal të Zi, të cilat janë nën kontrollin direkt politik të Serbisë dhe të Rusisë, por përmes tyre Serbia arriti që për kohë kaq të shkurtë, në gjithë udhëheqjen shtetërore e parlamentare të Malit të Zi, të vendos udhëheqësit serb, figura të ekspozuara pro-serbe dhe pro-ruse, që nga presidenti Jakov Milatoviq, kryeministri Millojko Spajiç dhe kryetari pro rus i parlamentit, ish i dënuari për terrorizëm, me 5 vite burg, Andrija Mandiç!

Kështu që me mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga ambasadori Hill, emisari Eskobar dhe ndërmjetësuesit e lartë pro-serb të BE-së, Serbia vërtetë po kthehet në rrezik permanent për destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Dhe këtë argument, e vërteton më së miri, gjendja e rëndë paradoksale politike e krijuar në Mal të Zi, ku udhëheqësit e partive pro-serbe e pro-ruse dhe atyre nën ndikimin e drejtpërdrejtë ultra ideologjik të kishës ortodokse serbe, sot të tri shtyllat kryesore të shtetit të Malit të Zi, që nga Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti i këtij shteti, udhëhiqen nga serbët, ani pse Mali i Zi, është edhe anëtar i NATO-së dhe vetëm një e treta e popullsisë së këtij vendi, e identifikojnë veten si serb!

Andaj sikur mos të mjaftonte gjendja e rrezikshme në Bosnjë e Mal të Zi, pikërisht shkaku i animit të hapur të ndërmjetësuesve të BE-së, pro Serbisë, ndodhi edhe Akti terrorist i Banjës së Zveçanit, i cili vije si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e ndërmjetësimit të dështuar të BE, kur për herë të parë në historinë e ndërmjetësimeve ndërkombëtare, ndodhi që vet emisari i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak, të sillet si zëdhënës i terroristëve, duke dhënë vet ai, publikisht, i pari lajmin, se do të ketë akte "dhune", të cilat disa ditë më vonë edhe ndodhën realisht nga terroristët serb në terren, emisar i cili, për habi edhe pas kryerjes së aktit terrorist serb, të paralajmëruar nga ai vet, vazhdon të mbetet në funksionin e mëparshëm, për çka, një pjesë tejet të madhe të përgjegjësisë e bart emisari Gabriel Eskobar,

E se sa kredibël është e gjithë kjo, nuk do koment, këtë besoj se mund ta marr me mend, fare thjeshtë secili qytetar i Kosovës.

Por fakti se Serbia dhe partitë ultranacionaliste serbe po kthehen në rrezik real për mbar rajonin, nuk mund të mohohet më nga askush, ndërsa ajo që vret më tepër, popujt e shumë vuajtur, veçanërisht në mbi 30 vitet e fundit, nga tirania serbe, është krijim i bindjes se Vuçiqi dhe pretendimet ultranacionaliste serbe, u forcuan jashtë çdo mase, veçanërisht pas ardhjes së Christopher Hillit ambasador në Serbi dhe dërgimit të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, pasi që jo vetëm gruaja ,por edhe ai vet, pas qëndrimit të gjatë, në vendet e tyre, mund të ketë krijuar lidhje të forta me serbët dhe Serbinë.

E në krejt këtë histori misterioze, habit shumë fakti se si Jakov Millatoviq erdhi president i Malit të zi, si ish udhëheqës i një partie të sapoformuar pro-serbe e ashtuquajtur "Evropa Tani", me jetëgjatësi vetëm nëntëmuajshe, gjë që është shumë e habitshme për praktikat e zhvillimeve politike në rajon, ngase partive normale politike, u duhen së paku disa vite për promovimin e vet atyre si subjekt në rreth dhe shoqëri.

Duke qenë se si kryeministri i porsazgjedhur i Malit të Zi Millojko Spajiç dhe presidenti Jakov Millatoviq, për të cilin vetëm dy muaj para se të vinte në krye të këtij shteti, askush nuk e kishte besuar, se pikërisht një pro-serb aq i thekur dhe i lidhur aq ngushtë me kishën ortodokse serbe, brenda dy muajsh mund të vendosej në krye të Malit të Zi, rreziku bëhet edhe më i madh për rajonin e veçanërisht për çështjen ekzistenciale të Malit të Zi si shtet më vete, kur të kihet parasysh se tanimë presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit, vijnë nga e njëjta parti pro-serbe “Europa Tani”, e cila është e lidhur fort me Vuçiqin, sigurimet ruse dhe udhëheqësit e kishës ultra-nacionaliste ortodokse serbe.

Kjo dramë mund të konsiderohet jo vetëm skandaloze por edhe mjaft e rrezikshme, pasi që, para syve të të dërguarit special të SHBA-ve, dhe me përkrahjen apo miratimin në heshtje të ambasadorit amerikan në Serbi Christopher Hill, në kundërshtim të plotë me interesat e SHBA-ve, në udhëheqjen e shtetit të Malit të Zi, si anëtar i NATO-s dhe mik i SHBA-ve, vijnë prijësit e partive pro-serbe dhe pro-ruse si në presidencë e qeveri, ashtu edhe në krye të parlamentit malazez.

Dhe përveçse partitë pro-serbe e pro-ruse marrin edhe shumicën parlamentare, në krye të parlamentit të Malit të Zi, vendoset pa asnjë problem, ish serbi i njohur rusofil, Andrija Mandiç, lideri i partisë pro-serbe dhe pro-ruse “Për të Ardhmen e Malit të Zi” edhe pse ish i dënuar nga gjykata me mbi 5 vite burg, për tentim grusht shteti dhe aktivitete terroriste në zgjedhjet e tetorit të vitit 2016, përkundër faktit se me kushtetutë dhe rregulloret në Malin e Zi, kjo është e kundërligjshme, akt ky që nuk do asnjë koment i cili qon edhe një hap më afër, skenarin e Aleksandër Vuçiqit për zhbërjen përfundimtare të shtetësisë së Malit të Zi!

E njëjta politik e trishtë dhe me rrezikshmëri tepër të lartë për vendin tonë, mjerisht po udhëhiqet nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar edhe kundër shtetit të Kosovës, përderisa para syve të ndërmjetësuesve të lartë të BE-së dhe vet të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, Serbisë iu lejua që në kohën derisa zhvillohen bisedimet në Bruksel, ndërmjet të dy vendeve, njëkohësisht Vuçiqi të sponsorizonte drejtpërdrejtë dhe dërgonte nga Serbia formacionet e armatosura paraushtarake, për aksione terroriste, brenda Kosovës, si akti terrorist serb i 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, ku u vra polici hero Afrim Bunjaku, në mënyrë që Serbia, përveç Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të krijoj "realitete të reja" edhe në Kosovë , për të ndërtuar pozicione më të favorshme në dialogun e ndërmjetësuar po nga BE dhe SHBA me Kosovën.

Por sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, përveç masave ndëshkuese, të vendosura padrejtësisht nga BE kundër vendit tonë, Kosova edhe pas 24 shtatorit, po kushtëzohet me formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, i cili nesër mund të rebelohet dhe kërkoj shkëputjen nga Kosova, njëjtë siç vepron çdo ditë Dodiku dhe e ashtuquajtura “republika srpska” për ndarje nga Bosnja e Hercegovina!

Ndaj dhe lind pyetja e patejkalueshme se athua vërtetë mund të jetë në interes të opozitës zhurmuese dhe vet SHBA-ve, që medoemos të rrezikohet me ndarje territoriale dhe paqëndrueshmëri politike edhe shteti i pavarur i Kosovës si vendi më pro-amerikan në Evropë, i cili ende nuk është as anëtar i OKB, as NATO-s, si Mali i Zi, apo këtu është në pyetje, ndonjë mision i rrezikshëm konspirativ, i marrë hipotetikisht, përsipër nga Hill dhe Eskobar për shkak të pagesave të mundshme, kush e di sa milionëshe apo edhe me peshë miliardëshe, që mbi territoret e vendeve fqinje, nga Bosnja e Mali i Zi, deri në Kosovë, nga McGonigalët e rinj Hill dhe Eskobar, të ngritët shteti fashist, "Serbia e Madhe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat