Pas 24 shtatorit shpërblehen kriminelët serbë

Opinione

Pas 24 shtatorit shpërblehen kriminelët serbë

Nga: Milazim Maraj Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 00:00
Milazim Maraj

Qeveritë e Kosovës janë të veçanta në Botë. Derisa bota dënon kriminelët, vrasësit, dhunuesit, plaçkitësit ata kriminelet dhe kundërvajtësit në Kosovë ndodhë e kundërta, dënimet ndodhin vetëm për shqiptarë. Të jesh kriminel serb do të thotë të jesh i lumtur, i përkëdhelur, i mikluar me të mirë, pastaj i amnistuar për krimet që ke bërë dhe i shpërblyer. Ky shpërblim i serbëve po vazhdon para lufte dhe nga paslufta.

Para lufte nëse një shqiptarë ka vrarë një serb edhe kur shqiptari ishte në vetëmbrojtje dënohej me vdekje. Ndërsa nëse ndodhë e kundërta strehohej në Serbi. Pastaj familja e shqiptarit ishin të nënshtruar persekutimit të pa ndërpre. Në luftë serbet bënë shumë krime.

Bënë 450 masakra, bënë shitje të organeve të shqiptarëve që i vranë në Batajnicë dhe në shtatë vende tjera ku u gjetën varreza masive( shih raportin e Dr. Mark Skiner) por për këtë u akuzuan shqiptaret, serbet vranë fëmijë 1443 fëmijë shqiptarë, dogjën plaçkitën të gjitha shtëpitë shqiptare, morën bagëtitë e tyre. Serbet dhunuan 20.000 femra shqiptare, vranë mbi 12.000 shqiptarë, madje pleq, plaka disa i dogjën në shtëpitë e tyre.

Për këta u lanë të lirë, madje që të shpërngulin nga veriu i Mitrovicës edhe 13.000 shqiptarë i vranë tetë prej tyre tre fëmijë dhe pas vrasjes së kriminelit serb Oliver Ivanoviq qeveria e Kosovës mbajti zi një minutë heshtje. Kriminelet serb të udhëhequr nga Presidenti kriminel i shtetit kriminel Aleksandër Vuçiq vazhduan krimin e organizuar në veri të Kosovës. Policia kriminale serbe u amnistua madje u ftua ta veshi uniformen e policisë së Kosovës.

Ata në vend që të mbronin ligjin e shtetit demokratik të Kosovës mbronin krimin e organizuar nga Serbia. Mbronin kriminelet e ardhur nga Serbia dhe Rusia. Qeveria e Kosovës ua paguante rrymën, ndërsa ata ndiznin kaloriferët edhe në rrugë, para kamerave.

Ndërkaq shqiptaret po të mos e paguan një muaj u ndërpritet rryma. Kriminelet serb rrahën gjymtuan, ushtarë të KFOR-it, gazetar, qytetar civil shqiptar kalimtar të rastit Kosovës dhe askush nuk i dënon, atyre nga buxheti i zi i qeverisë se Serbisë dhe buxheti i krimit të organizuar ju paguhet garancia dhe lirohen të shkojnë në Serbi sigurisht për të u përgatitur për krime të reja në Kosovë.

Për këto krime nuk dënohet Serbia por i vihen masa Kosovës. Jo rrallë dëgjohen konstatime nga politikanet e ndryshëm të BE, që jo gjithmonë funksionon drejtësia në të tilla raste. Kjo i bije së në politikë kërkohen rrugët më të shkurtra dhe më pak të kushtueshme për ata që e bëjnë politiken.

Ndërsa drejtësia anashkalohet. Pra politika na qenka pa moral? kjo qenka e vërteta e politikës dhe në vend të moralit mund të vendoset pragmatizmi edhe pse si zëvendësim është jo adekuat. Kështu viktima vazhdon të mbahet në pozitën e mëparshme ndërsa krimineli rezervohet si bombë e kurdisur që duhet ta ruajmë mos të shpërthej dhe nëse shpërthen faji ka viktima. Në këtë pozitë serbet mbahen që së paku dy shekuj aq sa shqiptaret diskriminohen më politika pragmatike të shteteve që quhen demokratike. Tani Qeveria e Kosovës po lavdërohet që serbet po regjistrojnë makinat me targa të Kosovës. Pse po ndodhë kjo?

A mos po mendojnë zytarët tonë së serbe qenkan penduar, apo se serbet qenkan liruar nga Vuçiq dhe klika e ti? Jo, jo kjo është një mundësi tjetër që ata mund ta shfrytëzojnë në disa rrafshe interesi. Lehtësirat nga dogana dhe fare nuk përmendet akciza që shqiptaret i ka lodh.

Lehtësira në taksat. Pra këto mundësi nuk ju jepen shqiptarëve të vuajtur nga Serbia por kriminelëve që krijuan këtë vuajtje dhe vazhdojnë të krijojnë mbi këta. Pas agresionit në Banjskë Serbia nuk u dënua por kriminelet u lanë të ikin. Ata ishin lejuar edhe të fusin armë et brenda në Kosovë. Manastri nuk u dënua por u trajtua si viktimë. Kriminelet serb janë të privilegjuar në Serbi dhe tani bëjnë fushatën për Vuçiqin.

Për këtë sulm po fiton përsëri Serbia ASK në vend që të i thuhet nuk ka më ASK për shkak të agresionit që ka bërë në Kosovë. Serbet ardhacak në tokat tona mbahen të privilegjuar sikur të kishim shumë nevojë për ta. Kjo politikë është investim në luftë të ardhshme në Kosovë.

Asnjë masë nuk është marrë kundër agresorit që ai të korrektohet. Të gjitha masat janë shpërblime për krimin dhe kriminelet serb. Kosova e lirë e pavarur do të jetë me shumë probleme. Serbia do ta përdorë ndikimin e saj vazhdimisht duke mbajtur Kosovën në prag lufte dhe duke penguar zhvillimin normal të saj. Në një këso gjendje Kosova nuk do të ketë investime të huaja për shkak të mungesës së stabilitetit politik.

Kjo po ashtu është fitore e Serbisë. Borrell dhe Laçak tani do ta lavdërojnë Serbinë që pranoj këtë “ sakrificë”. Këta do të mirënjohjen për këtë sukses antishqiptar dhe pro-rus e pro-serb. Njëkohësisht pas të gjitha këtyre fitoreve Serbia do të vazhdo pasivizimin e adresave shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, vazhdon gjenocidin e heshtur.

Do të vazhdoj me Panda; Bajnjska, me sulme herë nga kriminelet brenda Kosovës e herë me ata që vijnë nga Serbia dhe Rusia. Pra Kosova mund të stabilizohet vetëm me ngritje të fuqisë ushtarake njësoj sikur Izraeli.

Kurse neve do të vazhdojmë të përkujtojmë viktimat tona nga krimet serbe. Na duhet të reduktojmë të gjitha shpenzimet tjera dhe të ngrijmë nivelin e mbrojtjes. Serbia respekton vetëm frikën.

8.11.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat