Ca ujqër iu ndërsyen pacientëve të sëmuarë në shtëpitë e shtetit dhe në ordinanca private!

Opinione

Ca ujqër iu ndërsyen pacientëve të sëmuarë në shtëpitë e shtetit dhe në ordinanca private!

Nga: Sami Arifi Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:15
Sami Arifi

Njerëzitë e sëmuar (pacientët), me shumicë janë njerëz me varëfri të skajshme, kanë shtrojën për fjetje jo të mirë, ushqim të dobët, shtëpi të paizoluara, trajtime jo të mjaftuara mjekësore për shkakun e gjendjes financiare, prandaj edhe janë me sëmundje më të shpeshta se ata që kanë gjendjen ekonomike më të mirë...

Për çudi, ca mjekë që kanë dhënë betimin e Hipokratit operojnë me profesionet e tyre në mënyrë të pamëshirëshme edhe në shtëpinë e shëndetit, kinse të shtetit, edhe në ordinanca e tyre private...

Çudi, ata nuk vijnë në shtëpinë e shëndetit për t'i shëruar të sëmuarit, meqë aty marrin rroga prej shtetit, pothuajse, fare pa punuar, madje vijnë vetëm sa për t'ju dhënë udhëzime në ordinancat e tyre, e, atje me iu marrë në mënyrë të pandershme para sa të duan vetë,..., të smuarëve me varëfri të skajshme. Në ca raste ata (mjekë) iu japin udhëzime për t'i dërguar në ordinancat private të tyre apo te shoktë e tyre.

Uroj që shteti ynë të rregullojë ligjn për sigurime shëndetësore si për ordinanca private ashtu edhe për ata mjekë që punojnë në shtëpitë shëndetësore të shtetit.

Të ketë kompani për sigurime shëndetësore, ku shteti do të merret me këto punë, ndërsa popullata e Kosovës po të paguan për çdo antar në vit vetëm nga 2E mendoj se mulohen të ardhurat për sigurime shëndetësore, kur mjekësia është në kontrollin e ligjeve të shtetit mbi sigurimin shëndetësor të popullatës, ku një pjesë e këtyre mjeteve për sigurimeet shëndetësore mund të mbulohen eshe nga Enti Social i RK-së.

Uroj që ligjet e shtetit pêr sigurimet shëndetësore t'i ndaalin ca ujq të nërsyer ndaj pacientëve të sēmuar, të cilët pacient tani ndodhen në varëfri të skajshme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat