Shqipëria, pronë e Ramës!

Opinione

Shqipëria, pronë e Ramës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:56
Sherif Ramabaja

U krijua Rilindja, pasi ishte krijuar Shqipëria. U krijuan patronazhistët. U fituan zgjedhjet. U mbollën plantazhet e kanabisit. U instaluan bandat e krimit. U instalua krimi i organizuar. U organizua vjedhja e votës. U fituan zgjedhjet në çdo fushatë. U ç´bë opozita. Çka nuk u bë në Shqipërinë e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit: Kishte lindur Esad Pasha dhe Haxhi Qamili të cilët luftonin që Shqipërinë ta fusnin në gojën e ujkut, njëri të Serbisë e tjetri të Turqisë. Më vonë erdhi edhe Enver Hoxha që Shqipërinë socialiste sa donte t´ia dhuronte Stalinit, sa Serbisë, sa Rusisë e sa Kinës. Shqipërinë e kishte shndërruar në plaçkë lufte dhe e kishte hedhur në udhëkryq. Gjithkujt donte t´ia dhuronte duke e „mbrojtur” nga imperializmi amerikan.

 Në këtë histori hyri edhe Berisha me vitin e tij 1997, me skemat piramidale, ku e zhbëri Shqipërinë, të cilën po kërkon që ta shpëtoi sot ?!

Por mbi të gjitha, më në fund erdhi epoka e piktorit. Shqiptarët shpresuan se pas të gjitha këtyre vuajtjeve e gjetën personin që do ta bënte sërish Shqipërinë moderne.

 Shkoi në Beograd dhe u tha në sy që ta njihnin Kosovën. Shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Greqisë, të diasporës dhe gjithkund ku ndodheshin, u mbushën shpresë. Ose ky do të punoi për komb, ose s´ka kush tjetër.

Entuziazmi nuk i mbajti gjatë! Ditët në vijim treguan se ishin zhgënjyer. Përçarja u instalua. Institucionet binin njëra pas tjetrës. U instalua autokracia. Së bashku me Serbinë u instalua ideja serbo – ruse, Ballkani i Hapur. Filluan grindjet, mosbesimi dhe mos durimi mes kreut Kosovë - Shqipëri.

Pas shpinës së Kosovës punohej, në ndarjen e saj. Piktori në vend se të bashkëpunonte me Kosovën, në gjunjëzimin e Serbisë, për terrorin që kishte bërë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe Luginës, ai u bë aleati kryesor i Serbisë.

Edhe në arenën ndërkombëtare, paraqitej kundër interesave të Kosovës. E përkëdhelte Serbinë dhe e mbronte, nga kritikat e personaliteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. E lozte rolin e avokatit për Serbinë, kurse Kosovën e ndëshkoi e para me sanksione, anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Si për inat të Kosovës, po ashtu piktori propozonte konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Veriun e saj e quante tokë e askujt. Kërkonte po ashtu që veriun ta merrte nën mbikëqyrje KFOR – i. Shkoi edhe aq larg sa e thuri edhe draft statutin për Veriun e Kosovës.

Me këto veprime, sikur Kosova të mos kishte qeveri e kush t´i delte zot, piktori ia kaloi edhe Esad Pashës, Haxhi Qamilit e Enver Hoxhës.

Këto ditë derisa bashkësia ndërkombëtare po merret me Kosovën, piktori i është kthyer Shqipërisë, që t´ia vejë lakun në fyt.

 EU, megjithëse njihet si një gjigant financiar e tigër prej letre, vitet e fundit po ballafaqohet me problemin e refugjatëve që s´po gjen zgjidhje. Derisa po hulumtohen rrugët për të dal nga kjo gjendje, u paraqit piktori para dyerve të EU:  refugjatët mund t´i transferoni në vendin tim. Shëngjinin do ta shndërroi qendër për pranimin e tyre.

Derisa EU eksperimentonte me ide për qendra të pranimit, fjala ishte për vendet e treta, Afrikën Veriore, Piktori ua dha propozimin: Shqipëria është e gatshme t´i hapë portat e saj.

EU mbet pa fjalë. Se besonin as vetë, po piktori vullnetarisht u deklarua. EU si gjigant financiar, do të ndihmohet nga vendi më i varfër i Evropës. Absurditet, apo jo.

 Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët dhe do do mbushe me refugjatë. Më mirë të kryhet ky proces sot, se më vonë.  

 Piktori do hyjë në historinë e shqiptarëve, si paraardhësit e tij të lartëpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat