Të jesh në shpirtin dhe lëkuren e Gjergj Dedajt!

Opinione

Të jesh në shpirtin dhe lëkuren e Gjergj Dedajt!

Nga: Agron Shabani Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:32
Autori Agron Shabani

"Robinson Kruso" duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumta ndër qarqet e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak.

Monteskiun, ndërkaq, me anë të "Letrave Persiane", do ia mundësonte edhe një të padituri ose parsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në mënyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak.

Imagjinoni ose paramendojeni veç për një çast ose moment të vetëm vetmohimin dhe sakrificën personale (individuale) të Gjergj Dedajt në Den Hagë, të cilin në rrjetet sociale, portalet ose gazetat e ndryshme kosovare, e përqeshin, injorojnë, skizmatizojnë, denigrojnë,, shpifin, demonizojnë ose satanizojnë tyrli kopili, rrugaçi, satrapi, çobani ose analfabeti i mundshëm! Duke u shprehur gjithë cinizëm dhe injorancë se :Gjergji (Dedaj) i ka hangër fjalët ose ndryshuar qëndrimet nga çmenduria ose harresa e krijuar nga frika, shqelmat, grushtat ose shuplakat e Hashim Thaçit dikur në Drenicë kur ishte lufta çlirimtare e UÇK-s!

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" sot edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!

Kokat e përulura, të nënshtruara që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së zgjatur të pushtuesve ose sundimtarëve të ndryshëm.

E sidomos kokat e përulura (nënshtruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Ata sot i keni ministra, deputet, ambasador, diplomat, biznesmenë, afarist (oligark), themelues ose drejtor agjencish të lajmëve, analist, shkrimtar, publicist, moderator, ligjërues ose profesor universiteti, krye spiun ose shefa të inteligjencës kosovare dhe të ngjashme.

E sidomos ujdistët (lexo: udruzenje jugoslovenske demokratske inicijative), udbistët, titistët ose jugokomunistët e paftyrë, pa komb dhe pa atdhe, të cilët i quanin dikur çlirimtarët ose ish komandantët e UÇK-s: Gorilla, kaçak, anarkist, krijesa të UDB-s ose çoban të zbritur nga fshatrat, ose malet e Kosovës në qytet, dhe çka mos tjetër....!

Apo, ata të "tjerët" për të cilët :"Serbia është fuqia qendrore në Ballkan, dhe se çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës ndodhët në Beograd"

Ata sot i keni ministra, deputet, ambasador, diplomat, lider partish, mason, oligark,

biznesmenë, afarist (oligark), themelues ose drejtor agjencish të lajmeve, analist, shkrimtar, publicist, moderator, ligjërues ose profesor universiteti, kryespiiun, ose shefa të inteligjencës kosovare etj,

Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike.

Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdolloj teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore.

E sidomos në Kosovë, ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, shpeshherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetërore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, patriotike etj.

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, popullin (elektoratin), politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në disa media të shkruara ose elektronike: Nuk ka qenë dashur të paragjykohet, skizmatizohet, demonizohet ose satanizohet Gjergj Dedaj për qëndrimin dhe deklaratat e tij para gjykatës ndërkombëtare në Den Hagë, i cili në instancë të fundit si mik dhe bashkëpunëtor i "presidentit historik", Ibrahim Rugova: Edhe nëse paska folur ose shkruar ndonjëherë kundër Hashim Thaçit a dikujt tjetër nga ish krahu i UÇK-së, vetëm i ka cituar ose përsëritur deklaratat e Ibrahim Rugovës, të cilit Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe "partizan" të tjerë të UÇK-së, sot i bien në gjunjë dhe i përkulen tek varri!

Mbase, njeriut (Rugovës) të cilin dikur e kishin shpallur tradhtar ose kriminel lufte!

Hashim Thaçi nuk është Zot i Kosovës, por veç një individ i "zbuluar nga lufta"....Kaq.

Personalisht nuk e besoj se Thaçi guxon me i ra dikujt shuplakë. Veç bën reklama të ndryshme si me Anton Qunin dikur etj.

Se këndejmi, sipas profesorit (akademikut), filozofi ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, shëndetin, medicinën, religjionin etj...Sepse, mund të vdisni vet, si dhe t'i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato si duhet.

"Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t'i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t'i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja."( Aristoteli)

"Nëse faktet dhe realitetet, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët." (Friedrich Nietzsche)

Në të kundërtën, shtetet dhe pushtetet e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.

Kosova dhe shqiptarët, duhet liruar (çliruar) nga frika njëherë e përgjithmonë.

"I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika". (Aung San Suu Kyi)

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut (politikanit ose diplomatit) të lirë, sovran, autonom, integral dhe inteligjent, gjithmonë, merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij perceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

Në Kosovë ndërkaq, prej respektit ose dashurisë së frikshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.

Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Prandaj, të gjithë ne sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë, ku secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, të cilën Jung e quan kolektive.

Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instinktet ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instinktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët).

Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në "ëndrra të mëdha", të rralla, të pasura me mite, toteme, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. (mitomania ose grandokania kosovare mbi Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhelal Sveçlen, Besnik Bislimin etj.)

U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitet dhe deficitet e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.

Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose individ nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose kulturogët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë shqiptare (e sidomos ajo kosovare) sikur po tkurret dhe zventohet. Sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve, veç për t'i mbajtur disa në pushtet.

Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta perëndimore ose kapitaliste, akoma janë të pakapshme dhe të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..?

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?

Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokemike, biokimike, farmaceotike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.

Ndërkohë që intelektualët, artistët, filozofët, sociopsikologët dhe politologët, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshme dhe t ‘kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

U mor vesh se edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjes së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimet ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin e secilit veç e veç.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe robotizojnë madje, edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirt....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike"! Apo...?!

Tek e fundit, kush jam unë, kush je ti, kush jemi ne, apo kush jeni ju me i zgjidhur çështjet ose problemet e moçme fetare, kulturore, ushtarake (luftarake), shtetërore, nacionale, politike dhe juridike të shqiptarëve dhe të tjerëve....?!

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve....!?

Ndërkaq, ne shqiptarët e shkretë, akoma nuk i njohim dhe kuptojmë njëri tjetrin në gjuhën e tyre amtare.

Gjergj Dedaj në Den Hagë po i mbron vlerat dhe parimet shqiptare ose Gjergj Kastriotike të UÇK-së, e jospecat e Raushiqit, kastravecat e Brojës, kijet (kishkat) e Marevcit a diçka tjetër.

Nuk është Gjergj Dedaj-burrë që i pranon ose duron shqelmat, grushtet ose shuplakat e Hashim Thaçit ose dikujt tjetër, për të cilat jo vetëm Hashim Thaçit, por gjithkujt tjetër, ua këpusin ose shkurtojnë dorën. Me besoni.

Shqiptarët e moçëm dhe të vërtetë dikur hasmin ose gjakësorin (armikun) me paratë ose shpenzimet e veta, e kanë nxjerrë nga burgu, duke ia mbajtur ose ushqyer edhe familjen e tij sa ishte në burg....Dhe, në fund me "plumb qorr" në lule të ballit, e kanë varë dhe nxjerrë gjakun.

Boshti i etikës shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme (globale ose universale), arti, kultura, informimi, letërsia, politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë të kualifikuara, profesionale, intelektuale, intelegjente, komparative, analogjike, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, shkencore ose humaniste...Të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohë në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale ose universale në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

Kjo i duhet Kosovës për çastin ose momentin.

Të kesh sy, dhe të mos kesh tru (mend), nderë, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion, kjo është me e keqe dhe me e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria.

Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe autoritetit të njeriut.

Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Bujar Bukoshi dhe të tjerë, dikur në konferencën e Rambujesë, i shpërfillen dhe injoruan Mark Krasniqin, Gjergj Rrapin, Gjergj Dedajn, Don Lush Gjergjin dhe intelektualët ose patriotët tjerë shqiptar të fesë katolike, për t'i çuar në atë konferencë Veton Surroin, Blerim Shalën dhe ujdistët, sorosistët ose jugoviçët (jugokomunistët), tististët ose partizanët tjerë të "narodit jugosllav"!!!!

Ky është fati i Gjergj Dedajt....!?

U mor vesh se edhe akteret ose protagonistët njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikë-bërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që shquhej e karakterizohej dikur me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patiotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Krahas saj, lufta e pamëshirshme, infernale ose apokaliptike në mes vlerave dhe antivlerave e ka bërë të vetën,

Shtetin, lirinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtet mbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos me vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat