T'i thuash Kurtit ti e pranove Asociacionin është hipokrizi

Opinione

T'i thuash Kurtit ti e pranove Asociacionin është hipokrizi

Nga: Gjon Keka Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:14
Albin Kurti

T'i thuash Kurtit ja ti e pranove Asociacionin është hipokrizi, aq më tepër kur dihet se asociacioni është produkt i marrëveshjeve të mëparshme të qeverisjeve të kaluara,vetëm se tani është bërë ndonjë modifikim për t'iu përshtatur rrethanave të sigurisë së tanishme që të mos ketë pushtet me të cilën mund ta rrezikonte themelin e shtetit sovran të Kosovës.

I bindur se ajo që është arritur në kuadër të këtij dialogu ,Kosova ka bërë të pamundur aq sa ka pas fuqi që asociacioni të mos ketë kompetenca që e tejkalojnë kushtetutshmërinë apo prish anatomin dhe fiziologjinë e shtetit të Kosovës dhe kjo është për t'u përshëndetur, poashtu modeli europian i asociacionit është si i çdo komune të Kosovës, dhe një model europian.

Opozita në vend se ta mbështet pozitën dhe kryeministrin Kurti që të përmbyllet Dialogu sa më parë dhe të hiqet nga rruga ky problem,ajo vetëm sa e ngadalëson këtë zgjidhje dhe i shërben me këtë edhe vonesave që i shkojnë përshtat Serbisë dhe politikës së saj.

Koha është që pozita dhe opozita të jenë bashkë sa i përket dialogut dhe përmbylljes së tij me sukses ashtu që Kosova të vazhdojë hapat drejt forcimit të shtetësisë dhe subjektivitit të saj ndërkombëtar dhe të procesit të integrimit në Bashikimin Europian dhe në Aleancën e NATO-s.

Normalisht se opozita e ka për detyrë kritikën pozitive ndaj pozitës dhe qeverisjes së saj, e ka për detyrë korigjimin e saj dhe nxjerrjen e të metave ,sepse opozita është për të shikuar njollat që mund t'i ngjiten pozitës gjatë qeverisjes dhe për këtë opozita duhet t'i ketë syzet me dioptrinë e demokracisë dhe të dritës së të vërtetës. Por për të pasur dioptri të tillë një opozitë e tillë duhet që të ketë edhe një të kaluar të pastër ,e cila nuk ka patur njolla të tilla në petkun e saj kur ka qenë në pozitë, pra sot opozita në Kosovë duhet ta luaj rolin e një opozite që sëpari t'i shoh njollat e veta që i ka patur në petkun e pushtetit kur ka qenë në qeverisje më parë dhe marrëveshjet që ka lidhur më parë e që janë të obliguesheme ndërkombëtarisht, por që këto nuk mund t'ia hedh pozitës së tanishme sepse nuk ka të bëjë asgjë me këtë pozitë dhe petkun e saj që sot mbanëqeverisje.

Sikur e thash më parë detyra e opozitës është ta korigjojë dhe ta kritikoj pozitën në gabimet e saj ,por opozita duhet edhe ta shikojë veten shpesh në pasqyrë se kush ka qenë ajo më parë ku ishte ne pozitën dhe çfarë bëri ajo , poashtu roli tjetër i opozitës është edhe ai i bashkëpunimit në interes kombëtar e shtetëror të Kosovës.

Sidoqoftë ,tani duhet nënvizuar edhe këtë se bashkësia ndërkombëtar ,ShBA dhe BE duan që Kosova dhe Serbia t'i përmbushin pritjet duke materializuar dhe mishëruar marrëveshjet që janë arritur në dialog ashtu që vendet të ecin në udhën e intergimit europian pa pengesa. Bashkësia ndërkombëtare është e interesuar sidomos në këtë kohë të krizave dhe kaoseve globale ta vendos Sigurinë si pjesë të politikave të saj prioritare në gjithë kontinentin europian ,ashtu që të mos ketë plasaritje ku mund të lindin vullkane(konfliket, luftëra etj ) por të mbizotëroj paqja, liria ,demokracia dhe prosperiteti i përgjithshmë i kontinentit tonë,parimet mbi të cilat bashkimi europian qëndron që nga themelimi i këtij unioni.

Prandaj Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin dialogun sa më parë që të mos ketë hapësirë për devijime dhe për vatra të cilat i shkaktojnë pasiguri edhe vetë BE dhe NATO-s ,koha është që tani të vendoset për një anëtarësim të shpejtë të Kosovëës në NATO e cila do ta lehtësonte procesin e njohjeve nga vendet që nuk e kanë njohur dhe do ta vendoste Kosovën brenda ombrellës së sigurisë së paktit NATO ku më këtë do të përfundonin edhe apetitet për ndonjë konflikt i nxitur nga serbia dhe politika e saj e deritanishme destruktive.

Me intergimin e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit në këtë hapësirë, bashkimi europian do të bëhet jo vetëm i plotë ,por edhe më i kompletuar në mozaikun e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat