Vuçiqi i gjunjëzuar, Albini të shfrytëzojë rastin historik: Kosova të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE

Opinione

Vuçiqi i gjunjëzuar, Albini të shfrytëzojë rastin historik: Kosova të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 nëntor 2023 Në ora: 09:39
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti

Që nga 26 tetori Serbia është në defensivë në raport me Kosovën. Gatishmëria e kryeministrit Kurti për të pranuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE për Asociacionin ka shtuar presionin ndaj Serbisë nga ana e faktorit ndërkombëtar, derisa situata e brendshme politike atje ka quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Vuçiqi nuk ka më ndikimin që ka pasur tek serbet as brenda Serbisë, derisa ata të Kosovës ndjehen të çliruar nga 24 shtatori ku terroristët u ndoqën nga policia e Kosovës.

Në takimin e 26 tetorit Vuçiqi synonte dhe shpresonte që Kurti të mos pranonte marrëveshjen për ta fajësuar Kosovën për dështim, mbeti vet në kurthën e imagjinuar për Kosovën. I gjendur në këtë situatë shpallën zgjedhjet në Serbi për të larguar presionin për disa kohë e tek pastaj për të synuar pengesa për pranimin e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe ruajten e rendit kushtetues, nuk pranohet nga Serbia. Në anën tjetër, Kosova nuk guxon të mbetet peng i politikave shoveniste të Serbisë dhe lojërave të saja politike për të synuar degradimin e pavarësisë së Kosovës ose futjen e procesit të bisedimeve në spirale.

Andaj, nëse deri në shkurt nuk pranohet marrëveshja nga Serbia duhet që Kosova të paraqes para SHBA dhe BE qëndrimin e saj të qartë me dy kërkesa themelore: Tërheqje nga bisedimeve me Serbinë (s’ka çka të bisedohet, kur të jetë e gatshme për nënshkrim Kosova është gati) dhe aplikimi për anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE. Nuk mund të mbetet Kosova peng i Serbisë, dhe botës kjo gjë duhet t'i bëhet e ditur. Kosova duhet të ecën tutje me vizionin e saj perëndimor, me Serbinë të merren ata që e kanë ledhatuar, jo Kosova që nuk ka asnjë borxh ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat