Ambasadori i Izraelit bën thirrje për kontrollin mbi xhamitë

Opinione

Ambasadori i Izraelit bën thirrje për kontrollin mbi xhamitë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Autori Sherif Ramabaja

Në luftën kundër antisemitizmit, ambasadori i Izraelit po bën thirrje për trajnimin e imamit të financuar nga shteti dhe ndalimin e predikuesve të huaj që përhapin urrejtje. Prosor paralajmëron kundër islamistëve që abuzojnë me mikpritjen gjermane për të nxitur axhendën e tyre.

Ambasadori izraelit në Berlin, Ron Prosor, i ka bërë thirrje Gjermanisë që të luftojë me vendosmëri urrejtjen ndaj hebrenjve. "Ne kemi një problem me disa hoxhallarë nga jashtë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë: Imamët vijnë me një ideologji me të cilën duan të ndryshojnë Gjermaninë dhe Evropën", tha Prosor për gazetat Funke. "Kjo është arsyeja pse xhamitë duhet të monitorohen më mirë. Do të ishte më mirë nëse Gjermania do t'i trajnonte imamët në një shkallë të gjerë vetë - dhe do t'i ndalonte imamët e huaj të punojnë."

Ambasadori kërkoi që të mos u shmangen masave të ashpra nga korrektësia politike. Në planin afatgjatë është çështje edukimi. "Por tani ne duhet të përballemi me terrorin dhe dhunën në rrugët gjermane - duke përfshirë ligjin penal." Konkretisht, Prosor kërkoi në një intervistë për gazetat: "Gjermania duhet të ndryshojë ligjin - dhe të kufizojë lirinë e shprehjes. Sigurisht që demonstratat paqësore duhet të jenë të mundshme, por nxitja e urrejtjes ndaj hebrenjve, ndaj Izraelit dhe ndaj demokracisë duhet të ndëshkohet."

Prosor paralajmëroi publikun gjerman kundër naivitetit: "Hamasi dhe Hezbollahu nuk janë vetëm kundër Izraelit. Ata i perceptojnë shoqëritë perëndimore në tërësi si dekadente. Ata i urrejnë homoseksualët dhe duan t'u mohojnë të drejtat themelore të grave. Ne çifutët ulemi vetëm në rreshtin e parë. Gjermania nëse nuk vepron tash dhe nuk merrni masa kundër këtyre njerëzve, do të detyroheni që pastaj nesër të qani, po do të jetë shumë vonë pastaj.“

"Tani jemi në situatën: qytetërim apo barbarizëm"

Ambasadori iu referua asaj që ka ndodhur në rrugët gjermane dhe në rrjetet sociale që prej 7 tetorit. "Atje kërkohet shfarosja e shtetit hebre. Mjetet ndezëse hidhen në sinagoga dhe shtëpitë ku jetojnë hebrenjtë shënohen me yjet e Davidit. Flamuri i Palestinës ngrihet në monumente, madje kërkohet të vendoset një kalifat në Gjermani. "Njerëzit që e bëjnë këtë janë një kalë trojan i demokracisë gjermane. Gjermanët i kanë mirëpritur këta njerëz me krahë hapur. Tani ata po abuzojnë me mikpritjen tuaj. Nuk mund të ndodhë që hebrenjtë dhe izraelitët në Gjermani të kenë përsëri frikë.

Kjo e enjte shënon 85 vjetorin e masakrave të nëntorit në Gjermaninë Nacional Socialiste. "Kjo ditë përkujtimi është e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet," tha Prosor. "Masakra e terroristëve të Hamasit më 7 tetor na kujton se sa e rëndësishme është demokracia. Izraeli u themelua në mënyrë që ne hebrenjtë të mos përjetojmë më kurrë atë që na ndodhi nën diktaturën naziste. Tani kemi parë hebrenj të djegur, kokat e foshnjave të prera dhe nënat dhe fëmijët e tyre u ekzekutuan. Tani jemi  kthyer në pyetjen: qytetërim apo barbarizëm."

Burimi: ntv.de, mau. Nga Gjermanishtja Sh. Ramabaja

PS.

Kjo deklaratë ne shqiptarëve na detyron ta vejmë gishtin në kokë: Ç'ndodhë nëpër xhamitë në trojet shqiptare? Kush ligjëron dhe si ligjëron në to? Çfarë predikohet, si predikohet dhe çfarë synohet. Ti vejmë nën kontroll imamët që ta pengojmë urrejtjen dhe ideologjinë islamiste, sepse nesër mund të qajmë edhe ne, po do të jetë tepër vonë pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat