Shqiprim Arifi, mos harro se Albin Kurti për një vit e ka ndihmuar Luginën e Preshevës më shumë se krejt qeveritë tjera për njëzet vjet

Opinione

Shqiprim Arifi, mos harro se Albin Kurti për një vit e ka ndihmuar Luginën e Preshevës më shumë se krejt qeveritë tjera për njëzet vjet

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:44
Autori Faton Mehmeti

Lugina e Preshevës për 20 vjet me njërin sy shikonte nga Prishtina e tjetrin nga Tirana për ndihmë dhe mbështetje. Asnjëherë kjo mbështetje nuk erdhi, me përjashtime të rralla dhe simbolike. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë së bashku kanë ndarë vetëm 480 mijë euro për Luginës, as çerekun e shumës që qeveria Kurti i ndan për një vit. Vetëm ndihma e fundit e qeverisë Kurti për Luginën kap vlerën 250 mijë euro në fillim të gushtit për tekstet mësimore, çka bën që asnjëherë më buxheti për Luginën e Preshevës s’do të jetë më pak se 2 milionë euro.

Qeveria Kurti ishte e para që pas 20 vjet kishte ndarë 500 mijë euro për Luginën në kohë pandemie duke dëshmuar kështu shtrirjen e dorës ndaj shqiptarëve të asaj pjesë që dita ditës po pakësohen. Thuhet se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme diçka që shpresat për përfaqësim në Kuvendin e Serbisë vë në pikëpyetje.

Por, ajo që dua të theksoj më këtë shkrim ndër të tjera është raporti mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Preshevës Shqiprim Arif. Njëherë u shkarkua nga pozita e kryetarit pastaj u rikthye dhe një herë tjetër i mbijetoi shkarkimit me ndihmën edhe të deputetëve serbe, çka e shpejgohet edhe nga ish-kryetari i Këshillit Nacional. Përmes rrjeteve sociale Ragmi Mustafi, Arifin e ka cilësuar pushtet të shantazhit dhe patericë të Vuçiqit e Daçiqit.

Sigurisht një person i tillë s’mund të as i duhur për shqiptarët atje dhe as falënderues ndaj mbështetjes nga qeveria e Kosovës. Në vend se të merret me punët e brendshme dhe hallet e shqiptarëve të Preshevës, por aq sa i duket vetja aq i ditur sa të merret edhe me politika më madhore ato jashtë shtetërore. Përderisa punët brenda komunës së tij po i shkojnë mbrapsht e lëmsh ky me shumë zell në secilën paraqitje të tij mediatike gjen hapësirë për të nxjerrë vrer ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Derisa Serbia po zhvillon me vite të tëra politika anti-shqiptare në Luginën e Preshevës, madje deri në ato përmasa saqë shfaqet rreziku edhe për spastrim etnik, më anën tjetër Shqiprim Arifi ka kohë të merret me akuza për paraardhësen Ardita Sinanin që sipas tij së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, po tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti. Arroganca e tij, gënjeshtrat dhe afërsia e tij me Vuçiqin më tepër se me Kurtin i jep këtij të fundit të drejtën që më takimin e fundit me liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës nuk e ka ftuar Shqiprim Arifin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat