BE, Draft-statutin së pari ia dorëzoi Haradinajt dhe Mustafës!

Opinione

BE, Draft-statutin së pari ia dorëzoi Haradinajt dhe Mustafës!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 10 nëntor 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Të privilegjuar informatën se Draft Statutin e kanë pranuar nga EU e konfirmuan zoti Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

Derisa zoti Ramush Haradinaj deklaroi se e ka studiuar Draft Statutin, duke ardhur në përfundim se nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës, u lajmërua me analizën e tij edhe zoti Mustafa.

Isa Mustafa deklaroi se EU ia kishte afruar Draft Statutin në shenjë mirënjohje duke e ditur se ai që me 2013 vetë personalisht e kishte vënë firmën për këtë ditë të sotme, marrëveshjen.

 EU i kërkon falje zotit Mustafa, për ndryshimet e mundshme që i kanë aprovuar që nga marrëveshja e versionit të parë.

Shkak për ndryshime të tilla i thanë se është Kurti, i cili kurrsesi nuk u pajtua me versionin të cilin e kishte firmosur zoti Isa Mustafa.

Prandaj EU, duke i kërkuar falje zotit Mustafa për ndryshimet e bëra, ia dorëzon versionin e ri që ai personalisht ti jep sugjerimet dhe vlerësimet e mundshme.  

Draft Statutin, EU ia ka dorëzuar edhe zotit Haradinaj, në shenjë mirënjohje për zgjidhjen që e kishte ofrua me rastin e dorëzimit të Çakorrit Malit të Zi.

Zoti Haradinaj pasi me kohë ishte dëshmuar si i besueshëm dhe transparent, me kënaqësi pranoi që edhe kësaj here ti jepte sugjerimet e tij në lidhje me Draft Statutin .

Pas studimit që i bëri zoti Haradinaj Draft Statutit Zoti u paraqit para mediave duke e dhënë vlerësimin e tij: ky Statut në këtë formë, nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, tha ai.

Tejet i lumtur për vlerësimet e bëra Haradinaj pa humbur kohë e vizitoi edhe ambasadorin amerikan zotin Hovenier, duke i premtuar se në rast se Kurti nuk e pranon Draft Statutin dhe marrëveshjen, unë jam i gatshëm ta bëj këtë.

Me të dëgjuar këtë deklaratë të Haradinajt, u lajmërua edhe emisari i SHBA zoti Escobar, i cili deklaroi se në rast se Kurti e refuzon Draft Statutin, ne Asociacionin do ta bëjmë me Kurtin ose pa Kurtin, duke menduar në këtë rast në zotin Haradinaj, dhe Isa Mustafën.

Pra çështjet po vijnë duke u sqaruar. Zoti Kurti duhet të mendoi mirë para se të veproi.

EU dhe SHBA tashmë i kanë dy kandidat potencial të cilëve ua kanë ofruar Draft Statutin për studim dhe vlerësim. Kjo është një shenjë se ata që janë të gatshëm për kompromise, duhet të lajmërohen.

Zgjidhja duhet të gjendet me Kurtin ose pa Kurtin. Asociacioni do të formohet, me kompetenca ose pa kompetenca.

 Kryesorja zgjidhja do të gjendet: Serbisë do ti afrohet mundësia që të largohet nga Rusia, nëse është e gatshme ta pranoi Asociacionin me Kompetenca, ose pa to. Kjo do të jetë çështje e bisedimeve që do të organizohen.

 Por ekziston edhe mundësia e mesme e interpretimit: Serbia mund ta quaj me kompetenca, kurse Kosova ta emëroi pa kompetenca.

Në këtë mënyrë Kosovës po i afrohet dhe premtohet zgjidhja e problemit të veriut. Kompromis që dy shtetet do t´i afroi me EU, SHBA, Rusinë dhe Kinën./ Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat