Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë

Opinione

Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë

Nga: Rexhep Torte Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:11
Autori Rexhep Torte

Alicia Kearns-deputetja britanike pro kosovare, e cila ditë më parë e vizitoi Kosovën, nuk shpëtoi pa rënë pre e Vlora Çitakut, e tradhtares dhelpër kundër Kosovës, e cila gjeti mënyrën dhe u takua me këtë deputete dinjitoze të Mbretërisë së Bashkuar.

Vlora Çitaku këtë takim me Alicia Kearns, e realizoi vetëm për tu reklamuar, për tu faktorizuar dhe për ta mbulluar tradhtinë që ia bëri Kosovës kur ishte ambasadore e Kosovës në SHBA.

Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtojmë për të satën herë se Prof. Dr. Enver Bytyqi, analisti dhe studiuesi ynë i nderuar, më datë 20. 10. 2o21, botoi në “Bota Sot” opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”.

Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina zbuloi të vërtetën se çka ndodhi në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Mather Palmer-emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhe si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.

Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momnetin fundit.

Prof. Dr. Enver Bytyçi që para tre viteve në opinionin e tij kërkoi që Vloa Çitaku t’i tregojë Kosovës dhe mbarë shqiptarëve si dhe pse si ambasadore e Kosovës në SHBA, ishte pjesëmarrëse në planin për ndarjen e Kosovës të përgatitur nga John Bolton, Richard Grenel dhe Matheë Palmer në bashkëpunim me Edi Ramën dhe krimineloin Aleksandër Vuçiq, plan ogurzi realizimin e të cilit e ndërpreu Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë, spjegin të cilin tradhtarja Vlora Çitaku deri sot nuk e ka bërë.

Vlora Çitaku, më 22. tetor 2023 në “Bota Sot”u botua tekstin me titull, “Çitaku takohet me deputeten Britanike: Kosova është e bekuar që mund të llogaris në miq si Alicia”, duke shtuar se, “E diela s’ka se sit ë fillon më mirë. Takim i ngrohtë dhe miqësor me Alicia Kearns-Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogaris në miq si Alicia”.

Oj Vlora Çitaku, mos e mashtro veten se me siguri pas këtij lajmi, zonjën deputete të nderuar Alicia Kearns e kanë njoftuar në takimet tjera të nivelit të lartë për tradhtinë tënd ndaj Kosovës.

Edita Tahiri-ish negociaterja në dialogun Kosovë-Serbie e cila e pranoi fusnotën për Kosovën me kërkesë të Serbisë gjenocidale që në dialogun Kosovë Serbi të vendoset fusnota për Kosovën, më 8. nëntor 2023 , deklaroi se “Hashim Thaçi është figurë historike”, tekst i shoqëruar edhe me një fotografi ku Hashim Thaçi ia dorëzon Edita Tahirit një mirënjohje, shkruan se, “Në kohët e rënda krijohen miqësitë e mëdha, e tillë është e jona”. Ti je figura historike, luftëtar e çlirimtar. Do ta përballosh sfidën që ke”, shkruan në WEB faqen e “Bota Sot”.

Oj Edita Tahiri, a ende se paske kuptuar se Hashim Thaçi mund të mbetet figurë historike vetëm për vjedhjen dhe keqpërdorimin nga Klani ROGNER që drejtohej nga ai të parave që i dërgonte mërgata shqiptare për UÇK-në.

Hashim Thaçi mund të mbetet figure historike për organizimin e vëllavrasjeve për pushtet, për hajni e korrupsion multi milionësh, për tradhtinë që ia bëri Kosovës së bashku me Kadri Veselin dhe Agim Çekun, të cilët nëpërmjet DGSE të Francës në qershor të vitit 1999 e ndanë Mitrovicën.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe Agim Çeku lejuan që më 2-3 shkurt të vitit 200 të vriten dhjetëra civilë dhe të plagosen qindra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm shqiptarë në Veri të Mitrovicës dhe të dëbohen mijëra civilë shqiptarë nga shtëpitë, banesat dhe nga trojet shqiptare, para syve të 8000 forcave ushtarake francezë, para syve të 45 mijë ushtarëve të NATO-s. dhe para syve të 5000 policëv të UNMIK-ut në Kosovë, shkruan Naim Miftari-ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent I SHIK-ut në ËEB faqen e ‘Bota Sot” më 27 tetor 2023.

Oj Edita Tahiri, mundohu ta kuptosh gjendjen shpirtërore të familjeve të qindra aktivistëve vrarë të LDK-së, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen tinëzarë të tyre, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen e general Ahmet Krasniqit në Tiranë…?!

Kush e degradoi dialogun Kosovë-Serbi në favor të Serbisë gjenocidale duke patur mijëra e mijëra argumente e fakte për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë?!

Pse deri sot nuk është paditur Serbia gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë?!

Pse deri sot nuk janë ngritur padi kundër kriminelëve serbë që dihen me emër e mbiemër për krimet që i kryen në Kosovë?!

Ne mund të flasim tërë kohën se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por këtë gjenocid e vulos vetëm padia e asgjë tjetër!

Nga kush i trashëgoi Albin Kurti dhe Qeveria e tij tërë ato pengesa, thera e gurë në rrugëtimin e dialogut Kosovë-Serbi?!

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në vitet 2013 dhe 2015 e pranuan marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe ia si prush të nxehtë në duar Albin Kurtit që të ballafaqohet me presionin e madh e të padrejtë të ndërkombëtarëve që ky asociacion të themëlohet, e shumë e shumë tradhti tjera?!

Ganimete Musliu-deputete e PDK-së, për ish krerët e UÇK-së, në 3 vjetorin e publikimit të aktakuzës ndaj ish krerëve të UÇK-së deklaroi se, ”Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet nga qentë e armikut. Një thënie e urtë thotë: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesë të këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë e armikut. Liri për çlirimtarët”, shkruan “Bota Sot” në ËEB faqen e saj më 5 nëntor 2023.

Oj Ganimete Musliu, mos fol paçavure e pallavra, sepse e zeza kurrë nuk mund të bëhet e bardhë. Për cilët luanë po flet në hava, kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli i mbyllën sytë kur u vu kufiri te Ura e Ibrit?!

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli lejuan që të ndodh tradhtia me Veriun e Kosovës, që në Veri të Kosovës të lulëzojnë strukturat paralele serbe, të lulëzojnë grupet e armatosura kriminale serbe dhe të lulzojë kontrabanda serbe, të cilën fatmirësisht e ndaluan Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me policinë vigjilentë të Kosovës, iu përgjegjën në mënyrë tejet të efektshme edhe agresionit terrorist të Serbisë më 24 shtator 2023, dhe e konfiskuan tërë atë arsenal të armatimit serb.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë shpresa dhe garancia e vetme për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, juve si opozitë duket qartë se nuk po ju pëlqen ky sukses.

Juve si opozitë nuk po ju pëlqen ky sukses, sepse Albin Kurti dhe Qeveria e tij po punojnë që sa më parë të kryhet reforma në drejtësi, prokurori e gjyqësi, që sa më parë të zbulohen dhe shporren sekserët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit të vendosur në sistemin e drejtësisë, prokurorisë e të gjyqësisë, që më në fund të konfiskohet pasuria multi milionëshe e krijuar me hajni e korrupsion dhe që tradhtarët e hajnat në Kosovë të dalin para drejtësisë.

Në këtë mënyrë do t’i kthehen pasuritë e vjedhura Kosovës dhe popullit të saj fisnik, të ndershëm e dinjitoz, dhe do të krijohen mundësi për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, që domosdo do të ndalonin emigrimin dhe do të krijonin kushte për kthimin e mërgimtarëve në Kosovë.

Oj Vlora Çitaku, Edita Tahiri e Ganimete Musliu, mos e sillni veten në siklet, sepse opozita në Kosovë PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, nuk do të vijë në pushtet edhe për 20 vjet, sepse këtë situatë e sollën vetë me papërgjegjësinë sa ishin në pushtet.

Hiqni dorë dhe distancohuni nga e kaluara e zezë, largohuni nga rruga e djallit, sepse fundin do ta keni si më keq.

Sot jeni të shëndetshme, me paga të majme, por mos harroni se kjo jetë nuk zgjatën shumë dhe shpejt do tu rrok pleqëria dhe pesha që bart pleqëria. Nuk do ta keni më as fuqinë dhe as mundësinë t’i largoni mëkatet, dhe se kjo është ajo që çdo njeri duhet ta mendojë kur është me moshë dhe shëndet të mirë.

Mos u bëni mburojë e tradhtisë, e vëllavrasjeve, e hajnisë dhe mos u bëni mburojë e hajnave, e tradhtarëve dhe e vëllavrasësve, sepse dënimi vonon por kurrë nuk të harron.

Kosova është tokë e shenjtë, e bekuar dhe e tëra me shekuj është e larë me gjakun e shqiptarëve.

Kujtojeni Zotin para se ndaj Kosovës ta kryeni edhe më të voglën të keqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat