Marrëveshja e migracionit arritur midis Italisë dhe Shqipërisë

Opinione

Marrëveshja e migracionit arritur midis Italisë dhe Shqipërisë

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Zejnullah Jakupi

Duhet t´ua dijmë për nderë dhe tu jemi mirënjohës Rilindasve dhe gjithë të tjerëve pas tyre se si e mbrojtën interesin kombëtar me shekuj. Po kryeministri Edi Rama në krahasim me patriotët e asaj kohe duket shumë më i varfër (në aspektin pa dije e pa dinjitet). Qoftë duke marrë mbeturina toksike të rrezikshme (mbetje atomare), apo si dikur moti, kur e bënin çmontimin e armatimit të stërvjeturuar. E tani Vendi i Shqiponjave bëhet vend tranzit ose porta e kontrollit për t´i pritur refugjatët nga gjithë anët e globit (nga Deti Mesdhe) që ja mësyjnë vendeve të BE-së.

Koketimi me ´vëllaun´ Vuçiq e tregoi se sa ka marifet. I përziehej duke i bërë sherre edhe Albin Kurtit, sa veshtirë e ka edhe Albin Kurti. Na kujtohet Ballkani i Hapur. Duhej të bëhej për hatër të Serbisë. Pastaj pas 24 shtatorit e quante Veriun e Kosovës „Tokë e askujt“. Albin Kurti a´i tregoi dhëmbët, por jo aq sa duhet. E Opozita në Shqipëri është e dobët e përçarë dhe nuk ka vizion. Një LVV në Shqipëri do t´i jepte atij hakun dhe ta heq nga pushteti njëherë e mirë për të mbrojtur interesin kombëtar.

Shtrohet pyetja vallë; a e arriti qëllimin Edi Rama? E panë gjithë bota, si një zhelan, si Palaço, e kapte kryeministren për qafe duke i thyer rregullat e sjelljes diplomatike. Koketonte me një politikane të ekstremit të djathtë, një blondine italiane (vetëm sa nuk u dashurua në të). Edi Rama do e shes interesin shtetëror sikur dikur (nëse ka shitur) piktuara në Paris në tegun e rraçeve.!!

E ajo italianka ja thyeu buzëqeshjen në buzë. Edi Rama doli i lagur, por ai është mësuar të laget se aq ka dinjitet.

E për interes kombëtar çfarë të bënte ky mjeran? Ja erdhi puna deri aty që kryeministrja italiane Giorgia Meloni t´ia lidhi kryet e tij bosh. E firmosi marrëveshjen.BRAVO! E si po u a shet shqiptarëve, si arritje të shekullit apo ?!! E krijove shtetin në shtet. I dhurove Italisë, edhe pse shtet mik dhe anëtare në BE- eksterritorialitet, i cili natyrisht nuk lejohet as me Koventën e Vjenës. Kjo do të thotë Italia do ketë juridiksionin në Shëngjin dhe pjesë tjera ku t´i caktojë ajo.

Shteti italian i sjell të gjithë refugjatë, pa e shkelur fare tokën italiane në Itali drejtë në Shëngjin dhe aty, sipas marrëveshjes është Itali, pra nën juridiksionin italian. Si është e mundur kjo?

Si ra Edi Rama në grackë? A e pyeti ai vehten, pse kryeministrja e Italisë z. Meloni nuk i dëshiron refugjatët, të cilët nuk duan të vijnë në Shqipëri, por ja mësynë shteteve të BE-së. Dhe siç u komentua dhe si e parasheh marrëveshja Italia do i heq koston e këtyre bartjeve (Për këtë shteti italian ka ofruar 16.5 milionë euro). Në Shëngjin do bëhet regjistrimi i refugjatëve të ardhur nga deti në mënyrë ilegale dhe aty do shikohet se cilit do t´i pranohet aplikimi për azil dhe cilit jo? Atyre që do ju pranohet azili barten në Itali ndërsa të tjerët nuk dihet se ku do të përfundojnë pasi nuk dihet vendi i origjinës.

Kryeministrja Meloni ka dhënë premtime elektorale në Itali se do ta zvogëlojë numrin e refugjatëve i cili në vit kalon mbi 36000. E për këtë e ka gjetur Tunezinë dhe Shqipërinë. E për ketë Edi Rama është zotuar t´i ndihmojë. Shteti italian, siç ka deklaruar z. Meloni cakton edhe qendrën për pritjeje të emigrantëve që do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit, e cila pritet të hapet pranverën e ardhshme. Ja pra bamirësia e Edi Ramës.

Shqipëria e vogël, me aq kaçik do mund të pres përgjatë një viti deri në 36 mijë emigrantë, aq sa vijnë nga Tunesia në Itali. E ku e dijmë se a do të zaptohen edhe zona tjera, e çfarë do bëhet me turizmin shqiptarë a do ketë ndikim, pra për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri? Sigurisht numri i refugjatëve që do kalojë këtupari do arrij në 324.000 veta. A do mbetet ndonjë në Shqipëri, nuk dihet.

Një marrëveshje të tillë në muajin korrik të këtij viti e ka nënshkruar edhe Tunesia. S´paku presidenti i Tunesisë në fillim nuk i pranoi paratë, rezistoi edhe pse atij ju ofruan 100.000 Euro nga BE dhe 900.000 të tjera nga Arabia Saudite. Por tani nuk ka rrugëdalje tjetër e pranoi. Rasti i Tunezisë kuptohet sepse nga atje po vijnë refugjatët në mënyrë ilegale dhe po ja mësyjnë pasaj Italisë. Bashkëpunimi mes BE-së dhe Tunezisë ka kohë që ka filluar që nga viti 2016. Raportohet se numri i refugjatëve kohët e fundit, nga 16 korriku 2023, që kur u nënshkrua marrëveshja megjithatë u rritë edhe më shumë. Kuptohet se vendet e vogla nuk mund ta zgjidhin problemin. Edi Rama e kishte refuzuar në vitin 2018 se Shqipëria mund të ndihmojë në këtë drejtim. Kurrë, kishte pohuar atë botë...

E pyetja e çuditshme që shtrohet këtu është: Evropa ka probleme me refugjatë, por a mund ta zgjidh këtë përmes vendeve që madje nuk janë as pjesë të BE-së siç është Shqipëria, e që pikëspari kjo bie në përgjegjësinë e shteteve të BE-së, sepse refugjatët kanë destinacion këto vende.

Edi Rama mendon se kjo marrëveshje do e afron Shqipërinë më afër që të bëhet anëtare e BE-së? Nuk dihet. Por një gjë duhet ditur shqipatrët: Sa më parë që Edi Rama të hiqet nga pushteti aq më mirë, aq më rehat është Shqipëria dhe interesi kombëtar.

Të mos harrojmë se Interes kombëtar ka edhe Gjermania. Edhe pse ka kapacitete shumë më të mdha se Shqipëria dhe është në BE, ajo nuk lejon „eksterritorialitet“, si asnjë vend tjetër i BE-së, se kjo nuk është në rregull, sepse krijohet shteti në shtet. Me të drejtë politikani i Partisë së Gjelbër, Erik Marquardt e ka kritikuar marrëveshjen e migracionit arritur midis Italisë dhe Shqipërisë më 8 nëntor 2023. Ai ka thënë se planet e Italisë për azil mund të çojnë në më shumë refugjatë në Gjermani, marrëveshja e migracionit mes Italisë dhe Shqipërisë, sipas tij nuk do të zgjidhë asnjë problem dhe do të dështojë. Gjermania madje dëshiron të kontrollojë procesin nëse procedurat e azilit janë të mundshme në vendet e treta. Shtete janë mike po secila i ka edhe interesat e saja kombëtare.

Duke parë krizën politike në vend Edi Rama duhet ta mendojë edhe njëherë këtë veprim politik të bërë krye në veti. Për zhbëren e marrëveshjes ka akoma kohë, mund ta zhbëje brenda këtyre gjashtë muajve. E udhës është që shteti italian le ta bëje punën e tij se ka mjaftë para dhe kapacitete. Ndësa Edi Rama t´i kryej detyrat e tij të brendshme për tu anëtarësuar në BE. Ai duhet të mësohet me demokraci: të mos kemi më pamje të tilla të shëmtuara kur nuk lejohen deputetët të hyn në sallë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat