Populli (kombi), shteti, politika dhe formulat ose ekuacionet e komplikuara të bukurisë dhe dashurisë

Opinione

Populli (kombi), shteti, politika dhe formulat ose ekuacionet e komplikuara të bukurisë dhe dashurisë

Nga: Agron Shabani Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 15:58
Autori Agron Shabani

Thonë se bukuria dhe dashuria janë një shifër ose ekuacion i madh më shumë të panjohura dhe të papritura të cilës i nevojitët "kodi" ose formula e njohur e zbërthimit ose deshifrimit.

Kështu që një mashkull gjithmonë ëndërron një femër (grua) të përkryer ose perfekte në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. E sidomos një fushën e njohur orale ose erotike ku nuk mjaftojnë vetëm derdhjet e pakontrolluara të dy trupave të etur për dashuri në shtrat së bashku me atraksionet e njohura atraktive dhe inkarnative të gjinisë së bukur ose polit të butë, nëse në esencën ose substancën e tyre ato nuk i përmbajnë edhe kiminë ose biokiminë (bukurinë) e brendshme të mendjes dhe shpirtit.

U mor vesh se, një femër ose grua e bukur dhe ekselente, kërkon ose ëndërron një mashkull (burrë) të kompletuar dhe të vërtetë për të ushqyer, kënaqur, mbushur dhe kompletuar kryesisht egon, unin ose vetveten e saj. Respektivisht, nëvojat ose kërkesat e njohura objektive dhe subjektive.

Ndryshe nga kjo, kur është fjala për kontaktët ose takimet e para, meshktuj zakonisht bëjnë përpjekje maksimale të duken sa më "cool", gjegjësisht, sa me të bukur, sa me të edukuar, të kulturuar, te pasur, sensual ose atraktivë dhe atraktiv në sytë e femrave ose të dashura të tyre. Për ditën e fejesës dhe martesës sdidomos.

Ndërkaq, sipas një tradite të pashkruar dhe të pathënë asgjëkund, disa ose shumica e meshkujve, ndjehen si të thuash të hutuar, të frikësuar, eksituar dhe inferior në brendinë ose vetveten e tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike-para femrave ose grave të tyre.

Për një Çift bashkëshortorë, nuk ka asgjë me të keqe dhe me të rrezikshme se sa frika, dyshimi, paniku, fobia, paranoja, mosbesimi ose keqkuptimi i dyanshëm (reciprok) ose permanent prej të cilave lindin ose burojnë pastaj edhe problemet tjera martesore ose bashkëshortore.

Se këndejmi, dashuria në radhë të parë ushqehet dhe mirëmbahet me bukurinë e brendshme të shpirtit dhe me bukurinë e jashtme të trupit ose fizikut të personit ose individit. Qoftë ai i gjinisë femërore ose i gjinisë mashkullore. Duke i nënkuptuar këtu edhe raportet ose marrëdhëniet e njohura martesore ose bashkëshortore etj.

Në të kundërtën, dashuritë që shuhen ose vdesin shumë herët, sipas De Fangut dhe Fojerbahut, nuk kanë qenë kurrë dashuri të vërteta dhe të sinqerta.

Për me tepër ndërkaq, forca ( fuqia) dhe pushteti moral i dashurisë, është me i fuqishëm dhe më i pushtetshëm se të gjitha forcat ose pushtetet tjera në botë, thonë psikologet oral ose erotik.

Ndryshe nga kjo, një edukim ndrydhës (shtypës) ose represivë, një ambient ose mjedis i ashpër dhe tepër patriarkal në kuptim e gjithmbarshëm jetësorë ose familjarë, martesat ose kurorëzimet e aranzhuara në mosha të ndryshme ose të papërshtatshme, muskujt ose imponimet e ndryshme martesore ose bashkëshortore, traumat ose pasojat e ndryshme shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera që në marrëdhëniet ose kontaktet e para martesore ose bashkëshortore, dyshimet reciproke ose permanente, ndjenjat e fajit dhe përgjithësive të ndryshme morale, shpirtërore, emocionale dhe të tjera, frika ose dyshimi i ndërsjellë ose permanentë nga penetrimi, bigamia, poligamia, biandria, poliandria, dyndjet (shpërnguljet) ose emigrimet e shpeshta nga mjedisët e ndryshme rurale ose malore në mjedise ose ambiente të reja urbane ose metropolititane, emigracionet e jashtme pa kurrfarë përvoje ose përgatitjeje paraprake, ambienti i ri ose i panjohur, karriera, profesioni, skamja (varfëria), tensioni, depresioni etj. Paraqesin disa nga faktorët, indikatorët ose predikatorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë që u paraprijnë ndarjeve ose divorceve të ndryshme martesore ose bashkëshortore. Kuptohet, nëse ato nuk identifikohen, detektohen, eliminohen dhe sanohen me kohë.

Në instancë të fundit, femrat ndaj meshkujve ose gratë ndaj burrave, janë të njëjta edhe në dashuri, edhe në xhelozi, edhe në tradhti, urrejtje dhe hakmarrje. Kjo, sidomos atëherë kur meshkujt ose burrat e ndryshëm i "armatosin" ose furnizojnë gratë ose bashkëshortet e tyre më të meta ose dobësi të ndryshme objektive dhe subjektive.

Në Rodos të Kretës dikur në Antikë. thonë se Erosi tutej ose kishte frikë nga drita, ndërsa Psiha e bukur, ekskluzive dhe ekzotike, kishte frikë nga terri ose errësira. Paradoks!

Ndërkaq, mbreti Laj nga Teba, kishte frikë, fobi ose paranoja të ndryshme objektive dhe subjektive edhe nga i biri i tij, Edipi i vocërr, por edhe nga bashkëshortja e tij viskoze, sharmante dhe tepër ekzotike- Jakosta. Sepse, ashtu kishin dëshiruar asokohe Luciferi së bashku me "profetët" ose astrologët ndryshëm grek ose helen.

Në të kundërtën, grekët e lashtë dikur me plot të drejtë, femrat ose gratë e bukura, fisnike dhe inteligjente i kishin quajtur dhe kualifikuar si "statuja të gjalla" ose tempuj të bukur dhe madhështorë që te përcjellin ose shoqërojnë në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës, botës dhe natyrës sonë njerëzore.

Në ketë frymë, tempujt me të bukur dhe me të shkëlqyer, nganjëherë ndodhën ose ekzistojnë në zemrën dhe shpirtin e një gruaje te bukur, markante, viskoze, elegante, tunduese, temperamente dhe inteligjente.

Pa Rea Silvinë dhe Lavinien e bukur nga Lacioja- "qyteti mbretërorë" i Romës së Lashtë- Antike, nuk do e arrinte kurrë famën dhe shkëlqimin e vërtetë. As Egjipti pa Kleopatren, as Troja pa Elenen etj.

Ndaj, në marrëdhëniet ose raportet e njohura martesore ose bashkëshortore, femrat ose gratë gjithëmonë janë në gjendje me i krijuar disa arte të ndryshme: Bukurinë, dashurinë, hakmarrjen, dramën, teatrin, humorin, sarkazmin, ironinë, cinizmin, injorancën dhe sallatën.

Ne fund te fundit, luftërat dhe dashuritë gjithmonë vijnë te zjarrta ose eruptive ne atë mënyre që fundin e tyre e shohin dhe përjetojnë ose mbijetojnë vetëm heronjtë, arteret ose protagonistet e vërtetë.

Dashuroni me më shumë mençuri dhe maturi, do thoshte dikur Platoni, i cili ishte një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve.

Libri i tij, "Simpoziumi", është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është dashuria në të vërtetë dashuria.

Ai tregon historinë e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet i pashëm, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, pirë dhe për të folur për dashurinë.

Mysafirët kanë të gjithë pikëpamje të ndryshme se çfarë është dashuria.

Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit ; një nga personazhet kryesore në këtë dhe në të gjithë librat e tij- teorinë më të dobishme dhe interesante: Kur ju bini në dashuri, ajo që ndodh në të vërtetë është se shihni tek një tjetër person, ato cilësi të mira të cilat nuk i keni vetë.

Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar. , mund të jetë vete disiplinimi, kur ju jeni të shpërqendruar., apo mund të jetë elokuenca, kur ju e keni gjuhën e lidhur ose prangosur.

Fantazia në themel të dashurisë është që, duke u afruar me këtë person, ju mund të bëheni paksa të ngjashëm me të. Dhe ai ose ajo mund t’ju ndihmojë të rriteni drejt përmbushjes së potencialit ose kapacitetit tuaj.

Në sytë e Platonit, dashuria është në thelb një lloj edukimi ku ju nuk mund të doni vërtetë dikë, në qoftë se nuk doni të përmirësoheni prej tij ose prej saj.


 

Dashuria duhet të ketë dy njerëz, të cilët duhet të përpiqen të rriten së bashku, dhe duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Me fjalë tjera kjo do të thotë që ju duhet të bëheni bashkë me personin i cili mban çelësin e zhvillimit tuaj: domethënë virtytet që ju nuk i keni.


 

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme në kohët e sotme, kur kemi tendencë për të interpretuar dashurinë, si gjetjen e dikujt që, ashtu si është, na duket i/e përsosur.

Në nxehtësinë e debatit, të dashuruarit ndonjëherë i thonë njëri-tjetrit: “Po të më doje, nuk do të përpiqeshe të më ndryshoje ose korixhoje!”

Platoni mendon diametralisht të kundërtën. Ai dëshiron që ne të hyjmë në marrëdhënie në një mënyrë shumë më pak “luftarake” , krenare, supersticioze ose egocentrike.

Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë, dhe duhet të lejojmë dashurinë të na mësojë gjëra të reja.

Një marrëdhënie e mirë do të thotë që nuk e duam personin tjetër ashtu si është. Kjo do thotë që duhet të përkushtohemi vazhdimisht për t’i shndërruar në një version më të mrië të vetvetes, dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë ose ky ndryshim. Nga ana tjetër, nuk duhet t’u rezistojmë përpjekjeve të tyre për të na përmirësuar.


 

Rëndësia e bukurisë:


 

Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura, dhe, ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që ato kanë mbi ne dhe në një plan më të gjerë, ne i quajmë tejet të rëndësishme.

Platoni thoshte dikur se ka me të vërtetë shumë rëndësi se çfarë gruaje (femre), lloji shtëpie apo faltoreje, poçesh apo skulpturash keni përreth vetes.

Askush para Platonit se kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura?

Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”.

Ka shumë gjëra të mira që aspirojmë të jemi: të sjellshëm, të butë, harmonikë, të ekuilibruar, paqësorë, të fortë, dinjitozë etj... Këto janë cilësi të njerëzve, por, nga ana tjetër, ato janë edhe cilësi të objekteve dhe subjekteve.

Ne prekemi dhe emocionohemi kur gjejmë në objekte cilësitë për të cilat kemi nevojë, por që na mungojnë në jetë. Pra objektet dhe subjektet e bukura kanë një funksion vërtetë të rëndësishëm. Ato na ftojnë të zhvillohemi në drejtimin e tyre, për t’u bërë si ato janë. Bukuria mund të na i edukojë shpirtrat, thoshte Platoni, duke shtuar se edhe shëmtia është një problem gjithashtu serioz, për arsye na vë përpara karakteristika të rrezikshme dhe të dëmtuara. Na inkurajon që të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, irracional, negativ, violent, infantil, patologjik etj.. Dhe kjo na e bën akoma më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë dhe të qetë ose racional.


 

Platoni e shihte artin si terapi: Është detyrë e poetëve dhe piktorëve (në ditët e sotme, kreatorëve, producentëve televizivë dhe disenjatorëve) që të na ndihmojnë të jetojmë me mirë.


Platoni besonte në censurën e arteve. Nuk është paradoks, nëse krijuesit ose artistët mund të iu ndihmojnë të jetoni mire dhe të lumtur.

Megjithatë, vetëm fakti që je krijues ose artist nuk garanton që fuqia e artit do të përdoret me mençuri dhe sportivitet.

Kjo është arsyeja pse Platoni besonte se artistët duhet të punojnë nën komandën e filozofëve dhe pedagogeve, të cilët do duhej t’u japin atyre ide, ideale dhe vizione të drejta, dhe do duhej t’u kërkojnë që t’i bëjnë ato sa më bindëse dhe popullore.

Arti sipas Platonit dhe Aaristotelit, do duhej te ishte një lloj propagande , apo reklamë mbi lartësimin e të mirës.

Në instancë të fundit, gjinia e bukur, respektivisht, bukuria, dashuria dhe familja sipas Platonit, janë espirometria, radiografia, anamneza ose pasqyra kryesore e shtetit dhe shoqërisë.

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta, e cila ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë dhe strateg të mëdhenj ushtarak dhe politik.

Çdo gjë që bënin spartanët: si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si dashuronin dhe kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, ia përshtatnin një qëllimi të vetëm. Dhe Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake dhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat