Bizmarku do ta njihte presidenten Vjosa, por Gjergj Dedaj, JO!

Opinione

Bizmarku do ta njihte presidenten Vjosa, por Gjergj Dedaj, JO!

Prof.Dr. Mehdi HYSENI Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI Më 12 nëntor 2023 Në ora: 21:26
Gjergj Dedaj dhe Vjosa Osmani

Merreni me mend, Presidenten Vjosa Osmani e njeh një superfuqi botërore, SHBA-ja, kurse Gjergj Dedaj nuk e njeh, por e quan " e ashtuquajtur"!?

Sepse e pengon ndonjë paragjykim nga i cili vuan ai. Mirëpo, për ta flakur atë paragjykim primitiv, që nuk ka lidhje as me politikë dhe as me diplomaci (por me gjasë ka gjenezën e moçme të thashethemeve përçaj e sundo, të trashëguar nga armiqtë, që me qindra vjet kanë shkelur dhe shkretuar tokat shqiptare), Gjergj Dedaj (ish-ambasador në Shkup), do të duhej të kishte lexuar të paktën “bukvicën” e ish-kancelarit gjerman Otto Von Bismarck (“1871-1879”) mbi diplomacinë e marrënënieve të Fuqive të Mëdha Evropiane me Perandorinë Osmane në shekullin XIX. Mirëfilli , nuk do ta kishte paragjykuar presidenten aktuale të Kosovës, se gjoja në bashkëpunim dhe me sugjerimin e ambasadës turke në Shkup e ka shkarkuar nga pozita e ambasadorit.

Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, Gjergj Dedaj në rolin e dëshmitarit në atë proces, ka deklaruar se nuk e njeh presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ja deklarata e tij skandaloze, fjalë për fjalë nga youtube : “ Masmrami kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup. Jam larguar dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga e ASHTUQUAJTURA PRESIDENTE OSMANI PËR QËLLIME POLITIKE, SEPSE NË VEND TIMIN E KA DËRGUAR BURRIN E SAJ, si dhe së bashku me Ambasadën Turke në Shkup më kanë larguar nga pozita e ambasadorit.” (Shih: https://www.youtube.com/watch?v=rbLDpvgW1R0).

Kjo ka ndodhur, sepse në rastin konkret ka dështuar politika e seleksionimit negativ të kuadrove diplomatike, siç është vetë deklarimi i “produktit diplomatik” të skaduar Gjergj Dedaj, i cili, duke mos ditur të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe autorizimet e tij, që dalin nga e drejta ndërkombëtare ( diplomatike dhe konsullore), ai veç kritikës subjektive të Vjosa Osmanit ka shkaktuar edhe “incident diplomatik” të panevojshëm të Kosovës me diplomacinë turke të Ankarasë, duke qenë se e ka akuzuar dhe shpifur për gjoja përzierjen e Turqisë në punë punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Mirëpo, duke qenë se Kosova ka marrëdhënie të mira diplomatike me Turqinë, Ankaraja ka heshtur një skandal të tillë diplomatik të shkaktuar naivisht dhe me paragjykim nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj. Ndryshe, do të mund të vinte në shprehje edhe rishikimi i zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Prishtinës.

Diplomacia “është e ëmbël” për ata që nuk e njohin !

Ia vlen të theksojmë se për Henry A. Kisinxherin ( lauret i Çmimit Nobel për Paqe më 1973) ish Sekretar Shtetëror i Amerikës dhe ish-profesor i shquar i Universitetit të Harvardit…etj., të cilat do t’i japim në orgjinal në gjuhën angleze, “diplomacia është arti i së mundshmes” ngaqë teorikisht dhe praktikisht materien e saj e ka krijuar dhe zbatuar në mënyrë pragmatike shkencore (XX-XXI).

Henry Alfred Kissinger u betua më 22 shtator 1973, si Sekretari i 56-të i Shtetit, detyrë që e mbajti deri më 20 janar 1977. Ai gjithashtu shërbeu si Asistent i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare nga 20 janari 1969 deri më 3 nëntor. , 1975. Në korrik 1983 ai u emërua nga Presidenti Reagan për të kryesuar Komisionin Kombëtar Bipartizan për Amerikën Qendrore derisa ai pushoi së funksionuari në janar 1985, dhe nga viti 1984-1990 ai shërbeu si anëtar i Bordit Këshillimor të Inteligjencës së Jashtme të Presidentit. Nga viti 1986-1988 ka qenë anëtar i Komisionit për Strategjinë e Integruar Afatgjatë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Mbrojtjes. Ai ka shërbyer si anëtar i Bordit të Politikave të Mbrojtjes nga 2001-2020; dhe përsëri duke filluar në nëntor 2021.

Aktualisht, Dr. Kissinger është Kryetar i Kissinger Associates, Inc., një firmë konsulence ndërkombëtare. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të J.P. Morgan Chase & Co.; Këshilltar dhe Administrator i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare; një Guvernator Nderi i Shoqatës së Politikës së Jashtme; dhe Anëtar Nderi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ndër aktivitetet e tij të tjera, Dr. Kissinger shërbeu si anëtar i Bordit të Drejtorëve të ContiGroup Companies, Inc. nga 1988-2014 dhe mbetet Këshilltar i Bordit, pozicion që ai e mban edhe në American Express Company që nga viti 2005, pasi ka shërbyer në Bordi nga viti 1984. Ai është gjithashtu një Truste Emeritus i Muzeut Metropolitan të Artit; një Drejtor Emeritus i Freeport-McMoRan Copper and Gold Inc.; dhe një Drejtor i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Ndër çmimet që ka marrë Dr. Kissinger ka qenë një Yll Bronzi nga Ushtria Amerikane në vitin 1945; Çmimi Nobel për Paqe në 1973; Medaljen Presidenciale të Lirisë (çmimi më i lartë civil i kombit) në 1977; Medaljen e Lirisë (që iu dha një herë dhjetë liderëve amerikanë të lindur jashtë) në 1986; dhe Çmimin e Shquar të Shërbimit Publik të Departamentit të Mbrojtjes (çmimi më i lartë nderi i Departamentit për qytetarët privatë dhe shtetasit e huaj) në 2016….

Në këtë vështrim, ia vlen të përmendim edhe diplomatin dhe shtetarin e shquar, princin francez Sharl Moris dë Taleran (XVIII –XIX). Charles Maurice de Talleyrand (lindur më 2 shkurt 1754, në Paris, Francë - vdiq më 17 maj 1838, në Paris), ishte një peshkop, diplomat, ministër i jashtëm dhe politikan francez i larguar nga detyra. Alternuar i njohur dhe i sharë për aftësitë e tij taktike të mbijetesës politike, Talleyrand shërbeu në nivelet më të larta të qeverisë franceze për gati gjysmë shekulli gjatë mbretërimit të mbretit Louis XVI, Revolucionit Francez, Napoleon Bonapartit dhe mbretërimit të mbretërve Louis XVIII. dhe Louis-Philippe.”

Si Vuçiqi, edhe Gjergj Dedaj nuk e njeh presidenten e Kosovës!?

-Ai që nuk e njeh presidentin ose presidenten e vet, nuk është kurrfarë diplomati, kurrfarë lideri politik, kurrfarë humanisti, kurrfarë juristi, kurrfarë patrioti, kurrfarë atdhetari, kurrfarë paqësori, kurrfarë demokrati dhe kurrfarë altruisti, por vetëm një rrenc, një mashtrues, një hipokrit, një spekulues, një demagog dhe sharlatan sui generis, që me porosi të armiqve “ka për detyrë” të krijojë mjegulla të dendura për të pëçarë dhe për të polarizuar skenën politike dhe të sigurisë qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Ky soj i “patriotëve” rrenca, është më i rrezkishëm sesa çdo armik i jashtëm i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike.

*** Mirëpo, ndryshe nga këta dy rrenca, Vjosa Osmanin e njohin si presidente mbi 100 shtete të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara me Amerikën në krye si superfuqi botërore.

-Ndërkaq, Gjergj Dedaj(ish-ambasadori i Hashim Thaçit në Shkup) në Den Hag të Holandës (si dëshmitar në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë) deklaroi njësoj si presidenti serb Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq…: “takozvana predsednica Kosova, Vjosa Osmani” ! -“ E ashtuquajtura presidente e Kosovës, Vjosa Osmani” !!!

-Pirolla i qoftë, “patriotit” , “ demokratit liberal” dhe ish-ambasadorit të koniunkturës nepotiste-“zarfi”, që poshtëroi presidenten e vet, duke e quajtur inekzistente, ashtu sikurse presidenti Aleksandër Vuçiq. Pikërisht, ky ofendim i tij provoi se Presidentja Osmani me të drejtë e paska shkarkuar nga posti i ambasadorit në Shkup.

Logjika e racionales e thotë, reflekto për vetveten, mos gënje dhe mos shpif për të tjerët, që nuk pajtohen me joparimësinë, me padrejtësinë dhe me gënjeshtrat tuaja sikurse kjo, “ e ashtquajtura presidente e Kosovës”! Turp! Antirealizëm, antipolitikë, antidrejtësi dhe antidiplomamci !!!

Njerëzit që nuk dinë dhe nuk donë ta dallojnë “interesin personal” nga “interesi i përgjithshëm” i kombit, i atdheut dhe i shtetit, ata nuk duhet rekrutuar në aparatin shtetëror ( as në diplomaci, as në drejtësi e as në politikë, as në bujqësi e as në veterinary) për t’i drejtuar punët e shtetit, ngase janë karrieristë të verbër dhe dallkaukë sui generis, të cilët luftën e bëjnë që të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet vetëm për t’u pasuruar vet, klanet, partitë dhe klubet e tyre, jo për interesat vitale të popullit dhe të shtetit demokratik.

–Vetëm ky “soj” vërtet të ashtuquajtur “diplomatë” dhe “politikanë” nuk e njohin Vjosa Osmanin si presidente legale dhe demokratike të Kosovës.

Prandaj, ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj nuk ka fakte dhe argumente valide qoftë ligjore apo kushtetuese, që Prof.Dr.Vjosa Osmanin ta quajë “presidente e ashtuquajtur” !?

-Është turp dhe për çdo kritikë një deklaratë e tillë shpifëse e ish-diplomatit të Kosovës, Gjergj Dedaj, sepse me një etiketë të tillë politiko-propagandistike antishqiptare, vetëm krerët e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ( president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm)…etj. Vjosa Osmanin e quajnë “e ashtuquajtura presidnete”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kurse Gjergj Dedaj e njeh, dhe ka gëzuar frutet e saj në kohë paqeje (2000-2023), herë si zëvendësministër, herë si ambasador… etj. Nuk ka asnjë arsye, që të mos e njohë Vjosa Osmanin si presidente të Kosovës, sepse kjo de fakto dhe de jure, është Presidente e ligjshme e Republikës së Kosovës.

Kjo sintagmë e vrazhdtë irracionale politike dhe diplomatike, kur të “përkthehet” nga fjalori antidiplomatik, antietik, antiligjor, antikushtetues, antijuridik ndërkombëtar, del se vetëm për ish-ambasadorin Gjergj Dedaj, Vjosa Osmani nuk është presidente!-Nuk e njeh presidente të veten! Mirëpo, ky negativizëm është vetëm problem i trilluar i tij për interes personal karrierist, jo as i Kosovës e as i Gjykatës Speciale të Hagës e as i drejtësisë kombëtare apo ndërkombëtare.

Sa turp i madh dhe absurd, për ambicie dhe për interesa vetjake karrieriste nuk njeh presidenten e Kosovës, ish-ambasadori Gjergj Dedaj!?

Vetëm Kanuni i Lekë Dukagjinit, do ta pezullonte “zejen” e gënjeshtrave dhe të shpifjeve vagabondeske !

Ka ardhur koha, që të vihet në zbatimm Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili thotë se: ata që rrejnë të dënohen me nga “5 deshë”. Ndërsa ata që ofendojnë të dënohen me nga “500 grosh” gjobë ( EDSHE, 2001; 141). Ndryshe nuk kanë të ndalur këta farë rrencash, sepse nuk ka as ligj e as kushtetutë në fuqi, që do t’i sanksiononte rrenat, shpifjet, shantazhet, tradhtinë dhe shitjen e interesave dhe të vlerave kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

Edhe Gjergj Dedaj po rren si Nexhemdein Spahiu me “industrinë e konservave” të “kombit kosovar” (2004-2023) !

Ndonëse rrena nuk është virtyt, as patriotizëm, as dinjitet, as humanizëm, as kulturë, as edukatë, as shkencë, por sëmundje patologjike për karrierizëm, për para, për pushtet dhe për pasuri etj.

Mirëpo, Nexhmedin Spahiut, “babait” të “kombit kosovar” si “ha palla” pse qe 20 vjet rren, rren, rren, shpif, mashtron, spekulon dhe dezinformon, se gjoja ka “komb kosovar”, atëherë, pse edhe Gjergj Dedaj, të mos gënjejë, se edhe Presidentja e Kosovës, “Vjosa Osmani është e ashtuquajtur presidente” e Kosovës !?

Në këtë rast të “dyzuar” ka një dallim mes këtyre 2 rrencave: - I pari, Spahiu qe 20 vjet rren me “2 libra” dhe përditë llomotitë në media të ndryshme me rrenat e tij të pafre. Kurse,-I dyti, Gjergj Dedaj, në rastin konkret të rrenës dhe të shpifjes së presidentes së “ashtuquajtur” Vjosa Osmani, ende nuk ka kurrfarë librash të rreme sikurse N.Spahiu për “kombin kosovar”.

Mirëpo, sido që të jetë, të dytë kanë dëshmuar, dhe fatkeqësisht, ende po dëshmojnë se janë rrenca ordinerë.

Ndryshe, Gjergje Dedaj nuk do të deklaronte se e “ashtuqujtura presidente Vjosa Osmani brutalisht e ka përjashtuar nga posti i ambasadorit të Kosovës në Shkup”. Duke e shpifur, se atë shkarkim të tij, Vjosa e kishte bërë në marrëveshje me Ambasadën e Turqisë në Shkup!?

-Rrenë “atraktive” kjo, që iu bie në “rabush” vetëm islamofobëve shqipfolës.

Narrativi i sajuar i ambasadorit të shkarkuar të Kosovës, Gjergj Dedaj se: “ Në vitin 2021, në mënyrë brutale dhe kriminale, pa asnjë vërejtje dhe asnjë gabim, me gjasë me kërkesë të Recep Taip Erdoganit dhe ithtarët e islamit radikal politik, me kishte shkarkuar nga pozita e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë sē Veriut, për t’a vendosur në pozitën time burrin e saj, të ashtuquajtur “Zotëria i Parë”! Krimi dhe turpi kanë emër dhe mbiemër!” (https://parrotlla.org/gjergj-dedaj-turpet-e-vjoses-nuk-i-lane-shen-nene-tereza-as-vardari-dhe-as-drini-i-zi/).

Po vërtet, të kishte qenë ashtu siç po gënjen Gjergj Dedaj, presidenten Vjosa Osmani, që atëherë, do ta kishin shkarkuar nga posti i saj, organet kompetente shtetërore të Republikës së Kosovës, për shkak të shpërdorimit të funksionit të saj si Presidente. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk është e vërtetë as de fakto e as de jure e, as nuk e ka shkelur Kushtetutën, Vjosa Osmani, siç gënjen “ GJergj Dedaj!

Përkundrazi, Kosova s’ka pasur President më të mirë se Prof.Dr.Vjosa Osmani, sepse është e pakorruptuar dhe e painkriminuar në asnjë aferë tenderiste mëhallore, nepotiste apo partiake sipas klaneve dhe grupeve të ndryshme të interesit. Gjithashtu, profesionalisht ka dëshmuar se është në rangun summa cum laude . Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e saj si studente e dalluar, edhe në studimet pasuniversitare në Mr. dhe Dr., dhe si ligjëruese në Universitetin e Pitzburgut në Pensilavni të SHBA-së. Prof.Dr. Vjosa Osmani është fat i madh për ne për ta drejtuar Republikën e Kosovës. Kështu, do të duhej ta kishte kuptuar edhe Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës, sepse ajo nuk është e “ashtuquajtur”, e “vetëquajtur:, e “imagjinuar apo e “fantazuar” nga zarfi siç ishte Atifete Jahjaga (një police e kualifikuar në shkallën siprane profesioniste, por që politikës dhe diplomacisë nuk ia “pati harq”, sepse nuk i kishte studiuar asnjërën dhe as tjetrën. Ajo erdhi në atë post si kompromis ndërpartiak i Thaçit dhe i Isa Mustafës) , por, de fakto, de jure dhe me Kushtetutë, në saje të votës demokratike të popullit mbi “50%”, sot me meritë e gëzon postin e Presidentes. Kjo është e VËRTETA!.

-Rasti i zgjedhjes së A.Jahjagës ishte një sensacion i keq për skenën e politikës ndërkombëtare, spese ishte rasti i parë në botë, që një police të zgjedhej presidente e një shteti!!!

Rrena nuk është virtyt, as dituri e as kulturë veçse refleks negativ i “pacietëve” të paedukuar të Sigmund Frojdit dhe të Alfred Adlerit !

-Po, edhe Gj.Dedaj ka të drejtë të gënjejë, kur është fjala për të kaluarën e deklaratave të tij të rreme, të cilat, siç pohon ai sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Hagës për Krimet e Luftës në Kosovë (nëntor 2023), gjoja se ato i paska dhënë në “gjendje jonormale” dhe kur i ngjante një “kufome”, si rrjedhim i traumatizimit nga krimet e luftës së Serbisë gjencidale në Kosovë (1989-1999).

Gjergj Dedaj: “Kam gënjyer, tash po e flas të vërtetën” !

-Po tash (tri dekada më pas, nëntor 2023), pse prapë gënjeve, kur Prof.Dr. Vjosa Osmanin (presidente aktuale, si rezutat i plebishitit mbi “50%” të 14 shkurtit 2021) e deklarove si serbomëdhenjtë shovinistë të Serbisë: “ e ashtuquajtura presidente e Kosovës”!

-Të kesh turp, si munde ta bësh një rrenë të tillë, kur Vjosa Osmani, edhe de fakto, edhe de jure sipas Kushtetutës së Kosovës, është PRESIDENTE (jo e “ashtuqujatur presidente” siç po e quajnë Aleksandër Vuçiqi, Ivica Da1çiqi, Aleksandër Vulini, Vojislav Shesheli, Ana Bërnabiqi…etj.)

Sipas së drejtës së brendshme, dëshmitarët paskanë të drejtë t’i ndryshojnë deklaratat e tyre (deklaroi një avokat i njohur shqiptar i Kosovës lidhur me “objektin” e mdifikimit të deklarateve të Gj.Dedajt), kur dëshmojnë në ndonjë proces gjyqësor. Kështu veproi edhe Gjergj Dedaj në Gjykatën Speciale të Hagës për krimet e luftës në Kosovës, i cili, tha se “kam qenë jonormal dhe kufomë, kur i kam dhënë deklaratat paraprake pas mbarimi të luftës në Kosovë.

Deri këtu krejt në rregull. Për këtë modifikim të deklaratave të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj, do të vendosë trupi gjykues në Hagë.

Mirëpo, e diskutueshme, e pasaktë dhe e papranueshme është deklarata e sotme e re e Gjergj Dedajt, e pohuar para gjykatësve të Hagës, se nga posti i ambasadorit në Shkup e ka shkarkauar e ASHTUQUAJTURA PRESIDENTE VJOSA OSMANI: “Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”. (Çfarë tha Gjergj Dedaj për Vjosa Osmanin në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Si u bëre ambasador në Shkup, kur paske qenë në “gjendje jonormale” mentailisht, madje edhe si “kufomë” ?

Nejse, kjo është çështje private, që ai e di më së miri, ashtu edhe i ka deklaruar Prokurorit të Gjykatës në Hagë në Gjykatën Specialë për Kosovën.

Mirëo, kjo deklaratë nuk përputhet me zgjedhjen e Gjergjit, ambasador në Shkup, duke qenë se nga teoria dhe nga praktika, deri tani nuk kemi lexuar e as dëgjuar, që dikush të jetë dërguar “ambasador” ose “konsull” në ndonjë shtet të huaj, në një të tillë “abnormale” ose si “kufomë”, ashtu si ka deklaruar ish-mabasadori Gjergj Dedaj në Hagë, këto ditë (6 nentor 2023)!?

Sa më sipër, sikur Gjegj Dedaj të kishte qenë ambasador (diplomat) i mirëfilltë me fakultet, Mr. ose Dr. i shkencave të marrëdhënieve ndërkombëtare, kurrë nuk do t’i kishte lejuar vetes, që të dëshmohej aq servil, aq naiv, aq primitive, aq karrierst, aq egocentric, aq rrenc dhe aq injorant, pa dinjitet, pa etikë dhe pa kurrfarë edukate dhe arsimimi në fushën e diplomacisë dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Pavarësisht se çfarë ke bërë për pavarësimin e Kosovës, nuk mohohet dhe nuk ofendohet Presidentja e Kosovës për një kolltuk ambasadori, o Gj.Dedaj !

Kësaj diplomacie dhe politike psikopatologjike me çdo kusht në pushtet për të uzurpuar ndonjë karrige pa asnjë meritë teorike dhe prakike, Rilindësi, poeti ynë i shquar Ndre Mjeda, do t’i përsëriste këto vargje të poezisë “Vaji i bylbylit”:

“Me dijt’ hyjt me bisedue,

Me pasë sy qi me dérdhë lot,

Vajin tând ju kishin prue,

T’ kishin kjá per jet’ e mot.”

Pra, mos rrej, o ish-ambasador, por lëre ndonjë vepër monumentale, që të tjerët, të quajnë “hero” dhe “patriot” i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës (1990-2023).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat