Asociacioni si pretekstim për riokupim dhe aneksim të Kosovës nga Serbia

Opinione

Asociacioni si pretekstim për riokupim dhe aneksim të Kosovës nga Serbia

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 06:58
Prof. Dr. Zija Lleshi

Ka shumë për të dyshuar dhe pak shpresa për ndonjë marrëveshje në dialogun e Kurtit me Vuciqin kur dihet se Presidenti A. Vuciq është deklaruar ”Kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet të pavarur”, kurse A. Kurti në negociata paraqitet si Kryeministër i shtetit Kosovës. Atëherë shtrohet pyetja se cfarë do të nënshkruajnë dhe si do të ia pranojn nënshkrimin njëri tjetrit? Kjo është arsyeja që Vuciqi i ikë nënshkrimit të përbashkët të cfardo marrëveshje që është me shkrim, në Ohër, Prishtinë, Bruxell apo kudoqoftë. Mundet madje edhe të deklarohet gojarisht se e pranon marrëveshjën, por nuk e nënshkruan dot. Pranimi nga ana e Presidentit Vuciq të cilësdo marrëveshje apo dokument të shkruar lidhur me Kosovën ku figuron emëri i A. Kurtit si kryeministër i Kosovës do të thot njëherit pranim indirekt nga A. Vuciqi i shtetit të Kosovës. Prandaj kjo është arsyeja që A. Vuciqi, si president, nuk nënshkruan asnjë marrëveshje të përbashkët me Kurtin, si kryeministër.

gjitha shtetet në botë kanë pakica etnike. Prandaj ekzistojnë Ligjet Ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e pakicave etnike. Edhe shteti i Kosovës ka pakica etnike. Vecohen këtu pakica etnike turke, e një shteti që dikur ka qenë okupator në Kosovë më shumë se pesë (5) shekuj, si dhe pakica etnike sërbe, e një shteti që ka qenë okupator më shumë se një (1) shekull. Këto dy pakica janë karakteristike në mesin e pakicave tjera në shtetin e Kosovës. Turqia është e largët dhe ka paraprijë me okupim, por Serbia është fëqiu i afërt dhe okupatori i fundit. Duke qenë fëqiu i ynë i parë Serbia konsideron se është më lehët të përpiqet të futë qizmen okupuese dhe, ndryshe nga Turqia e largët, Serbisë kinse i takojka të riokupojë përsëri Kosovën, e cila më parë u clirua nga okupacioni i Serbisë me forcë, me viktima të mëdha e gjakderdhje në luftë heroike të UCK si dhe me ndihmën e NATO- s.

Serbia nën maskën e paternalizmit e kinse në mbrojtje të pakicës së vetë etnike serbe dhe me arsyetimin kinse po punojnë në të mirë të kësaj pakice e në emër „të kujdesit prindor“, pengon energjikisht integrimin e pakicës etnike serbe në Kosovë ashtu si integrohen pakicat tjera etnike. Ajo kinse është e vecant. Me këtë veprim paternalist Serbia nëpërkëmb dhe mohon Ligjet Ndërkombëtare Për Pakica Etnike dhe i merr me ngulm e brutalitet dhe në mënyrë të njëanëshme ligjet në duar të veta dhe ka krye okupimin e Kosovës.

Pakicat etnike zakonisht shërbejnë si urë miqësie në mes shteteve fëqinjë. Por për Serbinë kjo nuk vlenë. Serbia pakicën etnike serbe në Kosovë e trajton si „faktor depërtues“ për ekspansionizëm. Nuk i harron Serbia ato „kohë e vite të arta“ si okupator, të ardhur nga Pashalluku i Beogradit, me kryeqytet Smederevën, e me gjenocide periodike ndaj shqiptarëve autokton përgjat gjithë rrugës drejt jugut dhe në një periudhë kohore okupimi më gjatë se një shekull; nuk e harron Serbia Kosovën si të ishte një „Afrikë e bardhë“, shansë për kolonizim; abstrahon Serbia dekolonizimin dhe përpiqet nga ideologjia postpashallukiane ta okupojë përsëri Kosovën ose së paku ta shkëpus veriun e saj, pjesën me të pasur të Kosovës, që së pari të pasurohet vetë dhe njëherit ta defunksionalizojë shtetin e pavarur të Kosovës; nuk mjafton për shtetin e Serbisë që pakica etnike serbe në Kosovë ka më shumë të drejta se cdo pakicë tjetër në botë. Për Serbinë „brengu prindor“ për Asociacion të pakicës serbe në Kosovë është vetëm pretekstim (gënjim vetëm sa për dukje) i ideologjisë paternaliste të Serbisë, sepse prapa saj mshifet synimi për ekspansionim të Serbisë, shkëputje dhe mandej hapi i fundit -- aneksimi. Ekspanzionizmi është qellim. Paternalizmi i Serbisë është elementi kryesor e fundamental dhe maskë e Serbisë për ekspansionim të saj, dhe riokupim të Kosovës.

Në këtë përpjekje të Serbisë ekspansioniste, së pari për riokupim e pastaj në hapin tjetër aneksim të Kosovës, ose së paku të një pjese të saj, dallohen kryesisht tri skenarë të Serbisë dhe Vuciqit. Skenari i I: Mashtrim apo korruptim të liderëve kosovarë dhe përkrahje këtyre liderëve (favoritë të Vuciqit) që të viejnë, ose nëse janë, të mbesin edhe më tutje në pushtet; Skenari II: Sulm terrorist e kriminal aneksues të sponzorizuar nga Serbia me elemente lufte sic ishte ai në Banjskë; dhe Skenari III: Mënyra kvazipaqësore nëpërmjet Asociacionit.

Meqë kanë dështuar dy skenarët e parë, Serbisë i ka mbetur vetëm skenari i tretë dhe prandaj tani është fokusuar rreth Asociacionit që realisht përdoret si mjet dhe pretekst riokupimi. Me Asociacion Vuciqi i shef realizimin e ideve ekspansioniste të herëshme të Millosheviqit e të veta. Prandaj Vuciqi fletë me plotë gojën vetëm duke përsëritur nonstop fjalën Asociacion, me të cilën planifikon tranzicionin dhe metamorfozën deri te riokupimi i Kosovës dhe këthimi në „vitet e arta“ të Serbisë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive në Kosovë do të duket si një „Srbska Republika“ në Bosnje, dhe do të ketë po ato pasoja. Por Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive në Kosovë është absurd edhe nga aspekti i kontinuitet territorial të atyre komunave sepse ato janë të shpërndara „andej e këndej“ dhe nuk kanë në mes vedi kontakt tokësor, që është një pemgesë specifike tjetër. Poashtu një Asociacion i till është i pa arsyeshëm edhe për atë që kuptohet nga gjykimi i lartë dhe i artë i Aristotelit; „Totum partebus suis maius est“ (Tërsia e pjesëve është më e madhe sesa shuma e pjesëve të saj)”, sepse Serbia do të përpiqet ta keqpërdor që të krijojë një tërësi, një entitet politik e territorial të ri, dhe thjeshtë i pa arsyeshëm edhe në aspektin tjetër, madje në këtë aspekt edhe tepër i rrezikshëm, për shkak të marrëdhënjeve të Serbisë me Kosovën në të cilat Serbia, e zbritur nga Pashalluku i Beogradit, historikisht gjithmonë ka qenë okupatore gjenocidale që ka pasë dhe gjithnjë ka qellime territoriale grabitcare.

specialiste ekspansioniste nuk i duhet hic më shumë se „një embrion“ elementar që të bëjë hapa tjerë vazhdues drejt aneksimit. Kjo nga fakti se sic dihet, Serbia dikur vetëm Pashalluk i Beogradit, hap pas hapi në mënyrë iterative ka zbritur nga Pashalluku i Beogradit deri te kufijët e sotëm me Kosovën, ku hapi paraprak është bërë bazë më e gjerë për hapin tjetër vijues e pretendues drejt okupimit.

Serbia në kohën e okupimit është treguar në shumë periudha shumë më e egër e më cnjerëzore se sa Turqia, për cka edhe është e njohur dhe vëlerësohet si okupator multigjenocidal në disa periudha. Derisa Turqia, që ishte okupator i vjetër gadi më shumë se 500 vite, në okupimin e saj atëherë ajo u jipte disa privilegje dhe favore tatimore popullsisë se varfur fëshatare shqiptare si dhe atyre shqiptarëve të islamizuar por deri atëherë të krishterë, e që këtë e ka zbatuar sistematikisht e ngadal gjatë në një harku kohor ca. pesë shekuj, okupatori i ri, Serbia, okupimin e bënë në mënyrë rapide brenda një kohe pesëfish më të shkurtër se Turqia dhe me brutalitet e gjenocid të pa parë në Ballkan, e asnjëherë nga shqiptarët, dhe mandej vedin e trajton si të ishte pronar i ri i Kosovës.

Sipas logjikës Serbisë, del se edhe Turqia, ashtu sikur edhe Serbia, e në kundërshtim të trendeve botërore të dekolonizimeve të përgjithshme në botë, pasëka mundësi (madje pesëfish më lejueshëm se Serbia sepse ka sunduar më shumë se pesë shekuj) të riokupojë Kosovën!! Sidoqoftë Serbia mendon se ka shumë më tepër „përparësi“ ndaj Turqisë në këtë aspekt sepse është okupator i ri dhe e ka fituar okupatorin e vjetër, Turqinë, si dhe për arsyen tjetër se shtetet tjera kolonialiste shkojnë dhe okupojnë vende të largëta në kontinente tjera, kurse Serbia kolonialiste Kosovën e ka afër, „para hunde“ dhe fëqiun e parë, dhe Kosova i përket Serbisë e jo Turqisë, si plackë e viktimë koloniale.

Kurti kuptohet pritet vigjilencë, e cila në fakt nuk i ka munguar asnjëherë, por në këtë situatë kërkohet akoma më shumë për evitim të rrezikut të luftës dhe për shkak të përpjekjeve paqësore të kombit shqiptar, Faktorit Ndërkombëtar si dhe për hirë të atyre serbëve të kombit serb që përkrahin drejtësinë, paqën e qëndrueshme dhe stabilitetin në Ballkan. Me vigjilencë të theksuar A. Kurti nuk do të lejonte as më të vogëlin element që rritë apetitet e Serbisë për ekspansionizëm dhe shpie deri te shkëputja e territorit të Kosovës. Serbisë ekspansioniste nuk i duhet më tepër sesa një formë embrionale më elementare e aneksimit që më pastaj, Serbia, dikur Pashalluk i Beogradit, me përvojën e saj tradicionale e të specializuar okupuese dhe kolonialiste, të avansojë atë formë embrionale nëpërmjet trazirave dhe sulmeve terroriste nga mafia politike grabitcare e Serbisë multigjenocidale të cilën e udhëheq presidenti Vuciq, sic ishte ai sulm terrorist e kriminal i 24 shtatorit 2023, dhe ashtu të bëjë përpjekje që përsëri ta aneksojë Kosovën me forcë.

Vigjilenca e Kurtit kuptohet konsiston në përputhje të të drejtave të pakicës etnike serbe me Kushtetutën e Kosovës, me Ligjet e Vetëqeverisjës Lokale dhe poashtu në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjës Lokale. Në atë mënyrë, në fakt, i ndihmohet edhe popullit serb dhe shtetit multigjenocidal serb që të largohet nga idetë e ndyta dhe grabitcare tradicionale e multigjenocidale të veta dhe të apetiteve të pa ngopura që të zgjerohet me ekspansion duke okupuar ose riokupuar territor të fëqiut.

Zyrtarët e perëndimit, në përpjekje të ruatjës së paqës, i kanë propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e Asociacionit nga një marrëveshje që rrjedh nga dialogu Kosovë-Serbi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zt. Jeffrey Hovenier, është deklaruar lidhur me shqetësimet e ngritura në Kosovë a mos vallë draft-statuti i propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin do të ju japë një lloj autonomie serbëve në veri. Hovenier ka ritheksuar se „Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në rrethana të këtilla nuk mund të ketë autonomi dhe autoritet ekzekutiv autonom, duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës, nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese, nuk duhet të ketë nivel tjetër shtesë të qeverisjes dhe pushtetit, pra nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos, si dhe do të ketë rishikim të draft-statutit dhe të veprohet sipas Kushtetutës së Kosovës para se draft-statuti të hyjë në fuqi“.

Por sado që ambasadori i SHBA me optimizëm e shef, paraprakisht si dhe me urgjencë, së pari pranimin e Asociacionit dhe më pastaj pranimin e shtetit të Kosovës nga Serbia, vetë Kushtetuta e Serbisë, ku në preambull përcaktohet Kosova si pjesë e Serbisë, është fakt i fortë ky që e obligon Vuciqin t ´i përmbahet plotësisht Kushtetutës Serbisë dhe anulon cdo shpresë të kujtdo qoftë për pranim de facto qoftë de iure të Kosovës nga ana e Serbisë. Pa u hjekur ky përcaktim në preambullën e Kushtetutës të Serbisë, që Kosova është pjesë e Serbisë, cdo pritje pozitive është, në një anë mashtrim që mund t´u bëjë Serbia të tjerëve, dhe në anë tjetër, njëherit shpresë vetëmashtruese nga ana e Kosovës, apo kushdo tjetër në pritje si Kosova. Ne shumë i respektojmë sygjerimet apo këshillat e zt. ambasador Hovenier, por ky është realiteti. Këtë shprehimisht e pa lakime e ka thënë edhe vetë Vuciqi: „Kurrë nuk do ta pranoj shtetin e Kosovës !“. Cka ka këtu të panjohura?

Të gjithë atyreve që e kanë dëgjuar deklaratën e Vuciqit u kujtohet se Serbia ka qenë okupatore dhe kuptohet Vuciqi ka në plan riokupimin. Serbisë, më në fund, nuk i beson asnjë shqiptar në Kosovë apo kudo qoftë. Vetëmashtrimi nga shpresa, pra, do të kuptohet vetëvetiu si i till. Prandaj renditja e hapave të veprimeve nga ana e Kosovës dhe Serbisë është substanciale e determinuese dhe, shprehur me modesti ndaj Zt. Hovenir, rezulton se ato renditje duhet të jenë sipas prioritetit (jo bj.fj. hapi i tretë para të dytit) e në përputhje me qellimin e synuar, të deklaruar madje edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Okupatorit, kushdo qoftë, nuk duhet t´i besohet as në hapa. Prandaj do të vëlerësohej lartë garancioni nga SHBA dhe faktori tjetër ndërkombëtar në marrëveshje e Kosovës me Serbinë si faktor sigurie.

Kujtojmë se në Mbledhjën e Ambasadorëve më 1913 në Londër, janë coptuar dhe janë bërë viktimë dhe dëmtur tmerrësisht shqiptarët në aspektin territorial e demografik kinse „ .... për hirë të paqës në mes të Fuqive të Mëdha dhe në të mirë të paqes në Evropë”- sic ka deklaruar atëherë Eduad Gray, ambasador i Anglisë dhe Kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, duke folur ai më 12 gusht 1913 në Dhomën e Komunave lidhur me caktimin e kufijëve të Shqipërisë. A do të përsëritet historia tani lidhur me Asociacionin? A do të dëmtohen përsëri shqiptarët nga faktori ndërkombëtar, BE dhe SHBA e të tjerë, për hirë të kinse një paqe të imagjinueshme të tyre? Sa herë do të dëmtohen shqiptarët në histori, dhe deri kur? Aq më keq dhe më dënueshëm është tani, sepse tani ekzistojn Ligjet Ndërkombëtare të cilat nuk guxohet të shkelën e të cilat nuk kanë ekzistuar më herët. C´të keqe ka pasë bota nga shqiptarët që këta të coptohen territorialisht (në gjashtë pjesë, hej!!...), të vritën, e të dëmtohen edhe demografikisht vazhdimisht e gjithëmonë? Një coptim i till edhe Kinën do ta dobësonte! Për më tepër, kjo e ka inkurajuar Serbinë për një coptim akoma më tepër dhe aneksim. Rreziku nga lufta është evident.

Dialogimi sot është imperativ. Pozicionet e palëve në dialogim, të shteteve të Kosovës dhe të Serbisë, dhe ngjarjet e zhvilluara më herët, tregojn një gjendje tepër shqetësuese. Prandaj Kosovës nuk i mjafton një pranim vetëm de facto nga Serbia sepse ai pranim nuk do të largon krejtësisht rrezikun e madh nga lufta. Kosovës i nevojitet edhe pranimi de iure i cili ndërkombëtarisht garanton siguri, stabilitet dhe paqë në Ballkan.

Shembulli i i pakicës etnike finlandeze në veri të Suedisë rreth qytetit Kiruna, që përmendet shpesh, korrespondon dhe do të ishte plotësisht adekuat me zgjidhjën lidhur me pakicën etnike serbe në Kosovë. Ai model ka dëshmuar paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe marrëdhënje të mira fëqinjësorte në mes të Suedisë dhe Finlandes në atë pjesë të territorit. Pakica etnike finlandeze është e kënaqur, suedezët janë të kënaqur si dhe poashtu shteti i Finlandës (që dihet se nuk është shtet gjenocidal dhe ekspansionist cfarë është Serbia) tregohet se e ka përshëndetur atë zgjidhje. Atje tani mbretëron paqë e qetësi, mirëkuptim ndërnacional e respekt e dashuri e përherëshme ndërnacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat