Nëntori, muaji i krenarisë dhe i dhembjes së popullit shqiptar!

Opinione

Nëntori, muaji i krenarisë dhe i dhembjes së popullit shqiptar!

Nga: Sami Arifi Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:21
Sami Arifi

Festat e Nëntorit janë muaji i përpjekjeve sakrificës i dhembjeve të mëdha, po, mbi të gjitha është muaji i krenarisë së popullit shqiptar!

-Ngritja e Flamurit të popullit të arbërit (shqiptar) në Krujë, i quajtur në popull Nëntori i Parë i Ngritjes së Flamurit, 28 Nëntor të vitit 1443 u bë nga kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu…

-Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 nga kryetrimi dhe diplomati i kohës Ismail Qemali...

-Kongresi i Alfabetit dhe i çështjeve kombëtare në Manastir u zhvillua më 14-22 Nëntor të vitit 1908, ku, kryetar i Kongresit të Alfabetin në Manastir dhe çështjeve të tjera Kombëtare ishte Mit’hat Frashëri, ndërsa Komisioni i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir ishte në përbërje: 1.Mit’hat Frashëri (Kryetar i Kongresit); 2.Gjergj Fishta (Kryetar i Komisionit për Alfabetin Shqip); 3.Luigj Gurakuqi (Anëtar i Komisionit); 4.Gjergj Qiriazi (Anëtar i Komisionit); 5.Ndre Mjeda (Anëtar i Komisionit); 6.Grigor Cilka (Anëtar i Komisionit); 7.Jak Buda (Anëtar i Komisionit); 8.Shahin Kolonja (Anëtar i Komisionit); 9.Sotir Peci (Anëtar i Komisionit); 10.Bajo Topulli (Anëtar i Komisionit); 11.Nyzet Vrioni (Anëtar i Komisionit)...

-Dëgjimi i Zërit të Radio-Tiranës, për herë të parë ishte më 28 Nëntor të vitit 1938.

-Ngadhnjimi i Shqipërisë mbi Nazi-Fashizmin u arritë më 28 Nëntor të vitit 1944.

-Demonstratat për të drejtat kombëtare në Kosovë, më 27 Nëntor të vitit 1968.

-Datëlindja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, më 28 Nëntor 1955.

-Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, më 20-25 Nëntor1972.

-Paraqitja e parë publike e UÇK-së u bë më 28 Nëntor të vitit 1997.

Populli ynë pagoi çmimin e shtrejt për lirinë e atdheut…

-Uroj që aspiratat e popullit shqiptar të arrihen me kremtimin e festës madhore të Bashkimit Mbarëkombëtar, gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen festat mbrëkombëtare të Nëntorit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat