Pse ramë në diktaturë?

Opinione

Pse ramë në diktaturë?

Nga: Ilir Vata Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:20
Ilir Vata

Demokraci, shteti hibrid apo anarki, kjo është pyetja që bëjnë shqiptarët, studiuesit, analistët dhe politologët.

Pas daljes nga diktatura e gjatë 45 vjeçare, Shqipëria bëri një rrugëtim të gjatë më shumë se tre dekada në tranzicion.

Shumë analist vendas dhe të huaj e konsiderojnë tranzicion i tej zgjatur, ku shteti herë ka qenë liberal, herë anarkik, herë me forma  totalitare, herë i paaftë të ushtroi ndikimin e vet në të gjithë territorin e vendit, madje ajo që e bënë shteti anarkik është se ligji godet të dobëtin, qytetarin e thjeshtë dhe jo kriminelin apo  zyrtarin e shteti me pushtet.

Këtij lloj shteti i është shtuar edhe korrupsioni, bashkëpunimi me krimin dhe e ka bërë shteti hibrid, të pa hasur në asnjë lloj shteti  në vendet të tjera.

Pse arritën në këtë gjendje?

Pas rrëzimit të diktaturës në kuptimin formal, Shqipëria mbeti politikisht në llurbëtirën e regjimit komunist, sepse protesta kundër diktaturës i organizoi vetë diktatori i fundit komunist, me idenë për të bërë kalimin e butë nga diktatura në demokraci.

Dhe më keq akoma, vetë diktatori i fundit komunist Ramiz Alia caktoi edhe drejtuesit e partive të para opozitare, si dhe drejtuesin e Partisë Punës që do ta shoqëronte edhe me ndërrimin e emrit në Parti Socialiste.

Liderit e së ardhmes, vinin nga e shkuara, pra nga diktatura dhe ata u përpoqën që në demokraci të ishin në rol sesa të punonin për të ndërtuar një demokraci në Shqipëri.

Pas viti 92, kur në pushtet erdhën demokratë, u mbajtën parasysh udhëzimi i ish Presidenti Komunist Alia, që klasa e përmbysur nga diktatura të largohej nga vendi, të mos i jepej pushtet, të mos i jepte prona sepse do ishin ata që do ishin opozita e vërtetë dhe pushteti i ardhshëm.

Këtë beri politika, dhunoi, mohoi të drejta e të përndjekurve politikë dhe të pronarëve, madje për të realizuar këtë përdorën dhe forcën,  duke rrahur të përndjekurit.

Pas  traziravë në 97 në pushte rikthehet ish-Partia e Punës, ose PS, e cila vinte e dyzuar me dy hakmarrje me hakmarrjen e vjetër të krimeve të diktaturës dhe hakmarrjen e re ndaj demokratëve dhe filluan pastrimit në pushtet, hiq demokratë dhe vë socialistë, pra krijuan dasinë. Madje socialiste morën në krah ca të përndjekur duke i konvertuar në socialiste, dhe blerë me para duke krijuar grupin e hajdutëve të të përndjekurve që kanë vjedhur mbi varre.

 

Pas tyre rikthehen sërish demokratë në 2005, dhe pushteti ishte laraman, në krye lideri demokrat ish-komunist që vazhdoi me të njëjtin ritëm, dasi dhe hakmarrje ndaj të përndjekurve. Me herët, lideri historik kishte përçarë të djathtë, ballistë kishte bërë në tre, legalistë në tre, dhe të përndjekurit në 10-të.

Më pas, në vitin 2013 rikthehen socialistë me një lidër të ri, që në fillim ishte më PD, por më pas pas rrohjeve të vazhdueshme ai u kthye te PS.

Pra, lideri i ri erdhi si një  risi, fytyrë tjetër që qëndronte në mes palëve  dhe u pritë mirë nga shqiptarët duke marrë 1 milionë  vota. Solli ndryshime në tërësi në mandatin e parë edhe për të përndjekurit politikë, sepse ata vinin nga një grevë urie në 2012, kur ishte në pushtet PD.

Por, pas dhënies së dëmshpërblimit për të burgosurit dhe retushimit të disa ambienteve të kurimit  të së shkuarës, ndali hovin dhe i trajtoi të përndjekurit politikë si paraardhësit e tyre.

Po ashtu vazhdoi marrëzinë me ligjin e pronave, atë famëkeqin 7501 duke e thelluar marrëzinë me njohjen e pronës dhënë nga ligjin në përdorim në pronësi të pronës.

Pra lideri i ri i PS-së u kthye në origjinën socialiste të egër dhe ketë e realizoi në kongresin e dytë të tij të PS-së kur thirri shokë dhe shoqe. Pra lideri i ri i PS-së u kthye në origjinë, në gjenezën e tij komuniste.

Vit pas viti, pushtet pas pushteti, lideri i ri i PS-së mori të gjithë pushtete duke i dhënë shteti një fytyrë anarkike.

Pra Rama në mandatin e dytë nisi sundimin, si dhe vetë partia mëmë.

E të gjitha këto kanë ndodhur sepse për 33 vite nuk u dënuan krimet e komunizmit, nuk u bë dekomunistizimi, nuk u hetuan krimet e diktaturës, nuk u hapën dosje e spiunëve të Sigurimit të Shteti, e prandaj Shqipëri lëngon në të shkuarën dhe fantazmat e regjimit ndjekin nga pas të ardhmen e shqiptarëve vetë demokracinë.

PS nuk ndalin, ajo me liderin e saj autokrat, Ramën sulmoi procesin zgjedhor, duke goditur Kodin Zgjedhor, hequr koalicion parazgjedhore, privimin e partive politike për të garuar, madje ka në projekt dhe heqjen e partive politike nga regjistri i gjykatave.

Pra lideri i ri, i konsideruar modern, zhbëri dhe atë që e krijoi diktatori i fundit komunist Ramiz Alia, pluralizmin politik.

Po ashtu, PS e Rama ngriti një tjetër garanci, mbajti në administratë Parlament, qeveri, në sistemin e drejtësisë ish persekutorët, madje ii dekorojë në grup 2500 duke u dhënë dhe pension të veçantë. Po ashtu ai ka kontroll të plotë dhe të SHISH, e nuk mjaftoi por ngriti dhe sigurimin e ri të shteti pra, patronazhistë. Nëse diktatura kishte një polici politike, Rama bëri tre të tilla, duke e çuar shteti në kolaps politik dhe kontroll maksimal.

 

Po ashtu, nisi dhe operacionin fshesa në spastrimin e qytetarëve nga vendi, administrata duke hequr çdo element të djathtë dhe të përndjekur nga puna, dhe thjesht ushqen ata të 97 me prona, para, që të tradhtojnë vlerat e së djathtës.

E më keq akoma, qeverisë iu shtua  dhe  lukunia e hajdutëve dhe në 111 vite shtet, kjo është qeveria e majtë më hajdute në historinë e Shqipërisë.

Tani jemi në fazën e fundit, para se të mbërrimë në errësirë, në diktaturë totale apo në një shtet anarkik duke e barazuar Shqipërinë me Rusinë, Turqinë apo vende të tjera ku autokratë kanë ndërruar 4-5 president amerikan dhe janë sërish në pushtet.

Akti i fundit është zhdukja e opozitës nëpërmjet sulmit mediatik, dasisë, favoreve shtetërore dhe në zgjedhjet e ardhshme do kemi një lider  të vetëm të Shqipërisë më 99% të votave.

Atherë, çfarë shteti jemi, demokraci, anarki apo shtet hibrid  që nuk haset në asnjë ven në botë, dhe nuk ngjajmë me asnjë vend ish-komunist.

E vetmja shpresë është drejtësia e ardhur me ndihmën e SHBA/BE dhe 140 vota e të gjithë deputetëve, por dhe këtë drejtësi të re kërkojnë ta politizojnë, ta bëjnë të tyren, kur në fakt ajo është e shqiptarëve dhe dhjetëra zyrtarë të qeverisë janë në burg dhe të gjithë zgërdhihen, po ashtu dhe të opozitës.

Pra politika e vjetër do të përfundojë si ish-byroja politikë e Partisë së Punës, në burg që Shqipëria të çlirohet jo vetëm nga fantazma e të shkuarës po nga korrupsioni i klasë së vjetër politike.

Kryetari i PDM-së, Ilir Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat