Në Kuvendin e LDK-së do të ri-konfirmohet nxënësi i Isa Mustafës, kryetar

Opinione

Në Kuvendin e LDK-së do të ri-konfirmohet nxënësi i Isa Mustafës, kryetar

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:44
Autori Faton Mehmeti

Kuvendi i Dhjetë me radhë i LDK-së pritet të mbahet me 19 nëntor. Aktualisht në garë janë dy persona, kryetari aktual Lumir Abdigjiku dhe si anëtari i kryesisë Faton Bislimi.Në njoftimin e tij të fundit në rrjetet sociale, z. Bislimi shprehet se beson fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova duke pasur me njoftimin se

“Sot, kam njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se në bazë të Nenit 8.1, Nenit 16.2 dhe Nenit 25, të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së që do mbahet më 19 nëntor 2023, do të paraqes para delegatëve kandidaturën time për Kryetar të LDK-së".

Ndonëse ka tendenca nga kryesia e LDK-së për të pamundësuar kandidimin e z.Bsilimi me arsyetimin se "në fakt duhesh të jesh delegat në rend të parë, me sa e di Fatoni as delegat nuk është sepse kohë më parë ka dhënë dorëheqje si anëtar kryesie.

Ideja e tij për të kandiduar është e mirëpritur, por duhet t’i nënshtrohet procedurave”, ishte deklarata e sekretarit të LDK-së, Imri Ahmet. Edhe nëse lejohet që z.Bislimi të kandidojë do ta ketë të vështirë përballë Lumirit. Kryetari aktual ka njerëz të tij që janë zgjedhur nëpër degë të vendit, kryesisht njerëz të Isa Mustafës e që mbështesin z.Abdigjiku. Dihet se Lumiri është produkt nga instituti “Riinvest” në Prishtinë me Isën drejtues të saj. Një emër tjetër i përfolur është ai i Lutfi Hazirit, i cili në një intervistë të fundit, i pyetur nëse do të kandidohet për kryetar të LDK-së, z. Haziri ka pasur një përgjigje interesante. Ai ka thënë se nuk kandidon sa herë bëhen zgjedhje.

Tutje, ai ka thënë se koha është që të qëndrojë në pozitën që ka. Pra, duket se Lumiri do të jetë përballë vetëm me Faton Bislimin për të mbrojtur pozitën e kryetarit të partisë me programin “Rruga e Re”, me të cilin synon primatin në skenën politike. Deri tani shenjat nuk janë shumë premtuese se me Lumirin LDK mund të ketë ditë të mira, dhe me Kuvendin farsë aq më pak mund të pritet diçka pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat