SHBA dhe BE me “kurth” diplomatik ndaj Kosovës

Opinione

SHBA dhe BE me “kurth” diplomatik ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 16:21
Autori Rexhep Torte

Pse SHBA dhe BE nuk themelojnë Asociacion në shtetet e tyre ku jetojnë më shumë serbë se sa që jetojnë ë Kosovë?!

Marrëveshjet për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë i kanë nënshkruar tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjykohet për krime lufte në Hagë dhe Isa Mustafa, i cili sa më parë duhet të gjykohet në bangën e zezë në Kosovë.

Opozita aktuale në Kosovë, PDK me Memeli Kraniqin, LDK me Lumir Abdixhikun, AAK me Ramush Haradinajn dhe Nisma me Fatmir Limajn, që padrejtësisht po e kundërshtojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, të gjorët shpresojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin për të ardhur vetë në pushtet, jo në të mirë të Kosovës, por me të vetmin qëllim që të shpëtojnë nga dalja para ligjit për korrupsionet dhe pasurimin e jashtëligjshëm, për ta marrë dënimin e merituar për hajni e korrupsion dhe për t’ua konfiskuar pasurinë e jashtëligjshme.

Kosovës me Kushtetutën më demokratike në Evropë i kërkohet padrejtësisht themelimi i Asociacionit serb për ta favorizuar Serbinë gjenocidale në synimet e saj hegjemoniste.

Krijimi i Asociacionit serb në Kosovë është jashtë çdo logjike të shëndoshë, është i dëmshjëm për shtetin e Kosovës, kur Kosova me Kushtetutën e saj më demokratike ua garanton të drejtat dhe liritë të gjitha etnive dhe banorëve të Kosovës.

SHBA dhe BE kërkesën për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë e arsyetojnë me atë se ky asociacion do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe se formën e këtij asociacioni do ta miratojë Kushtetuta e Kosovës, kjo nuk është aspak e drejtë nga ana e SHBA-ve dhe e BE-së.

Tani shtrohet pyetja ku e ka qëllimin ky insistim i SHBA-ve dhe i BE-së kur Kushttuta e Kosovës është shumë e qartë dhe garantuese e të drejtave dhe e lirive për tërë banorët e Kosovës?!

Kjo kërkesë e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Kosovës është e papranueshme, e dëmshme dhe paraqet një kurth tepër të rrezikshëm për Kosovën, për vetë faktin se Serbia dhe serbët nuk janë as etni dhe as komb, por janë vetëm mbeturinë hibride që me shekuj e kanë kultivuar dhe janë helmuar me gjenocide dhe hegjemoni që nga zanafilla e tyre ne shekullin e 6-të kur erdhën në Ballkan si hordhi të egra nga Karpatet e egra.

Asociacioni serb e ka bishtin e rrezikshëm prapa

Kjo kërkesë e SHBA-ve dhe e BE-së për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë, sepse asociacioni i çfarëdo forme të jetë, qoftë vetëqeverisës, menazhues apo autonom, e ka bishtin e rrezikshëm prapa, që don të thotë fazë përgatitëse për ndarrjen e Veriut të Kosovës me tërë begatitë e tij nëntokësore e mbitokësore që janë minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit, i ndërtuar me paratë e Kosovës dhe bashëkimi i tij me Serbinë gjenocidale. Dhe kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë.

Është pjellë e sajuar e Serbisë gjenocidale dhe e udhëheqësve kriminelë të Serbisë me në krye kriminelin Aleksandër Vuçiq, bashkëunëtorin e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, se gjoja serbët ne Veri të Kosovës na qenkan të rrezikuar.

Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe kjo mund të vërtetohet në çdo kohë nga ambasadat dhe përfaqësiitë e huaja që janë të pranishme në shtetin e Kosovës.

Eshtë anti njerëzore që të harrohet gjenocidi i Serbisë në vitet 1998/99 në Kosovë

Shëiptarët nuk vajtën asnjëherë në Beograd ta sulmpojnë Serbinë gjenocidale dhe t’i sulmojnë serbët gjenocidalë.

Të rikujtojmë se Serbia gjenocidale është ajo e cila sot e kësaj ditë nuk ka kërkuar të paktën falje publike ndaj shqiptarëve për vrasjen dhe masakrimin e më shumë se 15 mijë shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosobë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmiojë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare!

Serbia gjenocidale është ajo, ushtarët, paramilitarët dhe policët e të cilës dhunuan në mënyrën më makabëre e shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë!

Serbia gjenocidale është ajo që gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë rrëmbeu me forcë nga shtëpitë shqiptare më shumë se 1600 djem e vajza autoktone të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur edhe pas 24 viteve.

Serbia gjenocidale është ajo që ë bëri shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

SHBA dhe BE, përkundër të gjitha këtyre vrasjeve, masakrimeve e krimeve, nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë gjenocidale ta tregojë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku u varrosën mijëra e mirëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të tranportuar e të varrosur në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve!

Krimineli Ivica Daçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë gjenocidale i kërcënoi publikisht serbë që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët nga Kosova, dhe SHBA e BE sor e kësaj dite nuk kanë reagur fare ndaj kësaj deklarate të kriminelit Ivica Daçiq!

SHBA dhe BE, nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë gjenocidale as që ta zbardhën fatin e më shumë se 1600 vajzave e djemve të pafajshwm shqiptarë nga Kosova të cilët i rrëmbeu Serbia gjenocidale!

SHBA dhe BE, nuk janë në gjendje qw ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’ tregojw policwt serbë të cilët në vitin 1999 i arrestuan, i plaçkitën dhe i vranë mizorisht tre vëllezërit shqiptarë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi!

Me synimin e themelimit të Asociacionit serb në Kosovë ndaj shqiptarëve po përsëritet Kongresi I Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorve në Londër 1913 dhe konferenca e Paqes në Paris 1920, ku për t’ia kënaqur orekset okupuese të Serbisë gjënocidale, gjysma e tropjeve shqiptare dhe e kombit shëiptar u la jashta kufijve të Shqipërisë amë.

Është iluzore dhe aspak e arritshme që Serbia gjenocidale dhe serbët gjenocidalë ta ndryshojnë karakterin dhe moralin e tyre të dobët veten e tyre në këtë mënyrë siç po tentojnë e përpiqen ta arrijnë Departamenti Amerikan i Shtetit me në krye Antony Blinkenin dhe të dëgarin Gabriel Escobar nga SHBA-të dhe me Joseph Borrellin e Mirosllav Lajçakun nga BE-ja.

Pse SHBA, Franca, Spanja Gjermania e Sllovakia nuk themelojnë asociacion serb në shtetet e tyre ku jetojnë shumë serbë, por këmbëngulin që ta detyrojnë Kosovën për një gje tëtillë, që don të thotë kontroll i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës dhe fitil i ndezur për luftë?!

SHBA dhe BE thonë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Serbia gjenocidale për qëllime hegjemoniste dhe ekspansioniste në Veri të Kosovës i themeloi strukturat paralele, grupet e armatodura kriminale serbe dhe kontrabandistët kriminelë serbe, për ta destabilizuar dhe penguar Kosovën në forcimin e shtetit të ri demokratik.

Serbia nëpërmjet këtyre strukturave të armatosura paralele serbe më 24 shtatorkreu agresion terrorist ndaj Kosovës duke vra një polic shqiptar, me ç’rast nga policia e Kosovës në Manastirin Banjshkë konfiskoi një arsenal të madh armatimi dhe municioni dhe predha të serbëve terroristë.

SHBA dhe BE në vend që për këtë agresion terrorist ta ndëshkojnë Seërbinë gjenocidale, ato mundohen që këtë agresion terrorist të rrezikshëm ta minimizojnë

Tani shtrohet pyetja, a do të lejonin SHBA-të dhe BE-ja, apo ndonjë shtet i BE-së ekzistimin e strukturave paralele ilegaleserbe , të grupeve të armatosura ilegale serbe, apo të grupeve kontrabandiste ilegale, cilatdo qofshin ato?!

Tani shtrohet pyetja, pse derisot tashmë 24 vite as BE dhe as SHBA, nuk kanë ndërmarrë asgjë që t’i largojnë këto struktura paralelele ilegale serbe, këto grupe të armatosura ilegale serbe dhe këto kontrabandistë ilegalë serbe në Veri të Kosovës?!

Kujtojeni Zotin dhe mëkatet që po i bëni duke e kërcënuar padrejtësisht shtetin e Kosovës pro SHBA, pro BE dhe pro NATO!

Pse nuk e kërcënoni dhe sanksiononi Serbinë gjenocidale pro ruse okupuese, që në fund shekullin e 20 kreu katër agresione gjenocidale okupuese, në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës?!

Ju dhe ata që mendojnë si Ju, duhet ta kuptoni se Kosova dhe shqiptarët janë shtet në tokën shqiptare, dhe se serbët surogatë, janë mbeturinë e hordhive të egra që erdhen nga Karpatet e egra dhe në vazhdimësi edhe ne ditët e sotme po synojnë okupimin e Kosovës.

Ju nga Serbia gjenocidale duhet të kërkonit me ngulm që t’i vendosën sanksione Rusisë gjenocidale!

SHBA dhe BE duhet që Serbisë t’ia ndërpresin investimet financiare nga BE-ja dhe dhe ndihmat ushtarake nga SHBA, sepse Serbia gjenocidale e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe asgjë tjetër.

Departamenti Amerikan të Shtetit nuk duhet të tolerojë më lojën e filluar qysh në kohën e Presidentit Donald Trump, i cili sëbashku me John Boltonin, me pro serbin Mathew Palmerin, i cili e kishte gruan serbe, dhe me pro serbin Richard Grenelln, të cilët me ndihmën e Hashim Thaçit, Vlora Çitakut dhe të Edi Ramës, ranë në kurthin e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe e pergatiten planin e kobshëm për ndarjen e Kosovës, të cilin fatmirësisht nuk e lejoi të zbatohet Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

Departamenti Amerikan I Shtetit nuk duhet t’i mbyllën sytë para faktit se edhe Gabriel Escobar e ka gruan serbe, dhe për Escabarin është më me rëndësi organizimi i ekspozitave të grass ë tij në Serbi se sa fati i Kosovës.

BE-ja nuk duhet t’i mbyllën sytë pra faktit se pro serbi Joseph Borrell vjen nga Spanja e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe se proserbi Miroslav Lajçak vjen nga Sllovakia, e cila gjithashtu nuk e ka njohur ende Kosovën, dhe se tashmë zgjedhjet parlamentare në Sllovaki i fitoi Partia SMER me në krye Robert Fico, i cili tashmë u zgjodh Kryeministër i Sllovaklisë, dhe se është pro rus dhe mik i ngushtë i Miroslav Lajçakut, që pritet që Miroslav Lajçakun ta emërojë miniatër të Jashtëm të Sllovakisë.

Sulmi terrorist më 24 shtator 2023 te Manastirin Orthodoks Serb në Banjëskë te Zveçani në Kosovë, i organizuar nga Serbia nëpërmjet grupit të armatosur serb, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku, shpërfaqi indiferentizmin patologjik minimizues të BE-së, e cila që nga fillimi i këtij dilogu me ndërmjetësimin e Ketrin Ashton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn dhe aktualisht me Joseph Borrellin e Miroslav Lajçakun, dëshmoi se nuk janë të interesuar për të drejtën e të vërtetën e Kosovës, por janë të interesuar ta dëmtojnë Kosovën viktimë dhe ta favorizojnë Serbinë gjenocidale e pro ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat