Vritet një jetë

Opinione

Vritet një jetë

Nga: Mimoza Dajçi, SHBA Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 09:28
Autorja Mimoza Dajçi

Rëndom kemi lexuar e dëgjuar se shumë meshkuj që, pasi kryejnë marrëdhënie seksuale me një femër, e ato rezultojnë shtatzëna, i braktisin ato dhe i detyrojnë të abortojnë fëmijën.

I braktisur nga nëna e tij, vdes një fëmijë akoma i pa lindur mirë. Ai gjendet nga një kalimtar i rastit në bodrumet e një pallati në periferi të Tiranës. I ati i djalit, siç pretendon nëna e fëmijës, thotë se nuk ja fal nëse fëmija do të ishte e tij. Pra në një farë mënyre kërcënon jetën e saj.

Vritet një jetë. Pa hyrë në detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, pasi drejtësia do të japë përgjigjen përfundimtare. Ndoshta ai mund të ketë të drejtë..., por fakti që ai çuditet, bën të paditurin të habit. Për deri sa kishte arritur të kryente marrëdhënie intime me atë femër, për çfarë çuditet? Ndërkohë që duhet të dëgjojë drejtësinë pastaj të flasë. Eshtë për të ardhur keq, pasi histori të tilla nuk janë të panjohura, as të parat e as të fundit, se ndryshe nuk do të ekzistonin as qendrat për rritjen e fëmijëve jetim, ku numri më i madh i atyre fëmijëve janë të braktisur nga prindërit.

I ati i djalit (nëse vërtetohet që është ai) është ndjerë i revoltuar pas këtij lajmi, i tronditur telefonon shokun e tij, vëllain e nënës së fëmijës së vdekur. Por rëndom kemi lexuar e dëgjuar se shumë meshkuj që, pasi kryejnë marrëdhënie seksuale me një femër, e ato rezultojnë shtatzëna, i braktisin ato dhe i detyrojnë të abortojnë fëmijën. Çfarë tregon se lidhja e tij me atë femër nuk ka qenë e sinqertë, dashamirëse, humane.

Disa meshkujve i duket vetja superiorë ndaj seksit të kundërt dhe raportet që krijojnë me femrat i quajnë kalimtare, pa asnjë lloj përgjegjësie morale. Paçka se pala tjetër mund të dëmtohet e lëndohet si nga ana personale ashtu edhe shoqërore e familjare. Përderisa ata braktisin femrën në mënyrë të tillë, e detyrojnë të abortojë fëmijën, ku në disa raste përdorin edhe dhunën, mendojnë se janë të pandëshkueshëm nga ligja. Por ligji duhet të veprojë më fuqishëm ndaj tyre, për të bërë shembull këdo që, e shikon femrën si një trampolinë për të shkarkuar epshet e tij.

Duke qenë se këto janë raste të përsëritura, ligji nuk duhet të jetë i njëanshëm duke gjykuar vetëm femrën, nënën e fëmijës, por edhe të atin e fëmijës, që pas një situate dramatike, bën të paditurin, të çuditurin, të pafajshmin. Çuditësitë e tij t'i justifikojë vetë, ai në gjykatë, e jo duke kërcënuar një grua të re, të dërmuar shpirtërisht e moralisht nga ky akt vrastar e i detyruar në rrethana akoma të panjohura ligjërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat