Të krijohet SPAK edhe në Kosovë, të arrestohen të gjithë politikanët që janë të korruptuar!

Opinione

Të krijohet SPAK edhe në Kosovë, të arrestohen të gjithë politikanët që janë të korruptuar!

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Autori Faton Mehmeti

Pothuajse po bëhen katër vite, saktësisht më datë 19 Dhjetor 2019 u krijua Prokuroria e Posaçme në Shqipëri. Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. e njohur ndryshe si SPAK, ka qenë insistim i SHBA për krijimin e kësaj Prokurorie të Posaçme për të cilën deri tani kanë dhënë 2 milionë dollarë.

Me të filluar punën ishte ambasada amerikane në Tiranë që përmes kësaj deklarate shprehu mbështetjen duke theksuar se "Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë." SPAK më qendër të kompetencave që ka lidhen kryesisht me hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër një numër zyrtarësh të lartë si: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, etj. Deri tani me punën e saj me gjatë një viti, SPAK bën me dije se ka administruar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim. Në burg kanë përfunduar kryetar komunave dhe ministra të qeverisë Rama.

Edhe Kosova ka nevojë për formimin e SPAK, sepse këtu prokurorët nuk janë të pavarur nga eprorët e tyre të cilët (eprorët) shpesh kishin lidhje të drejtpërdrejta me politikën dhe biznesin e madh. Nuk ka një sistem për kontrollin e integritetit të vetë prokurorëve dhe policëve që hetonin korrupsionin. Pastaj teknikat e përdorura për hetimin e korrupsionit ishin të dobëta si dhe burimet njerëzore dhe financiare në dispozicion të hetimit të korrupsionit ishin të pakta.

Kështu që një SPAK në Kosovë është i nevojshëm për ta shkulur korrupsionin nga të gjitha nivelet dhe për të dënuar ata që kanë vjedh që nga paslufta. Vetëm kështu vendit i hapëm dyert për BE, ndryshe veç ëndrra shohim kot. Herë do kur Kosova duhet të godas " peshqit e mëdhenj", sa më parë të nis ky proces aq më mirë dhe më afër BE dhe kthimin e besimit te qytetarët tek drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat