Asociacioni dhe ”Afrika e bardhë”

Opinione

Asociacioni dhe ”Afrika e bardhë”

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Prof. Dr. Zija Lleshi

Të gjitha shtetet në botë kanë pakica etnike. Natyrisht ka edhe shteti i Kosovës. Të drejtat e pakicave etnike mbrohen me ligje ndërkombëtare. Pakica etnike zakonisht janë etni nga shteti fëqinj, ose që kanë mbetur nga ndonjë okupim i më herëshëm. Por cfarë në fakt është struktura e pakicave etnike në Kosovë në përspektivë dhe prizmën e shteteve dhe kombeve fëqinjë me Kosovën? Nga kjo përspektivë struktura e pakicave etnike që janë në Kosovë mund të ndahen në dy kategori: në pakicat etnike të shtetit dhe kombit që dikur ka qenë okupator (turqit ca 500 vite, por të largët dhe sërbët më shumë se 100 vite dhe fëqinjët tonë të parë) si pakicat etnike tjera.

Kosova në mënyrë rigoroze respekton dhe zbaton Ligjet Ndërkombëtare për Pakica Etnike. Në mënyrë të vecant qeveria e Kosovë është përkujdesur pë pakicën etnike sërbe. Atyre me Kushtetutën e Kosovës u garantohen më shumë të drejta se që kanë cdo pakicë tjetër në botë. E atëherë cfarë kërkojn? Le të tregojn saktësisht cilën të drejt e kanë pakicat tjera në botë e që nuk e kanë pakica etnike sërbe në Kosovë. Por në fakt diku tjetër ”fëshihet lepuri”. Faktikisht kurdo qe Serbia e përmend Asociacionin ajo mendon te ”Afrika e bardhë”.

Serbia, dikur Pashalluk i Beogradit, ka zbritur kah jugu me gjenocid ndaj popullit shqiptar autokton në trevat stërgjyshore dem baba dem, të cilat më, më shumë se pesë (5) i kshin të okupuara Perandoria Otomane. Serbia, pra dikur Pashalluk i Beogradit, e ka okupuar Kosovën më shumë se një shekull. Gjatë kësaj periudhe e ka eksploatuar dhe e ka shfrytëzuar si një ”Afrikë të bardhë”, posacerisht për shkak të pasurive nëntokësore në veri të Kosovës. Për shkak të pasurive nëntokësore shtetet tjera kolonizatore kanë shkuar dhe kanë koloniziuar shtete sidomos në kontinentin Afrikës. Gjatë periudhës më shumë se një shekull Serbia ka krye gjenocide të vazhdueshme ndaj shqiptarëve që të ketë mundësi të lirë eksploatimi në ato territore. Eksploatimi nga Serbia dhe gjenocidi i saj kanë qenë të pandara njëra me tjetrën.

Në periudhën e dekolinizimeve botërore, Serbia e ka vazhduar gjenocidin ndaj shqipatarëve që të pengon dekolonizimin, por Kosova e ka dëbuar me forcë dhe me ndihmën e Nato-s, e cila i mbronte vëlerat demokratike kudo në botë dhe i luftonte ashpër gjenocidet. Për Serbinë ishte Kosova si një „Afrikë e bardhë“, e pasur me pasuri nëntokësore, dhe përpiqej në cdo mënyrë, qoftë edhe me gjenocid, të vazhdojë dhe ta eksploatojë edhe më tutje.

Pakicat etnike zakonisht janë urë e miqësisë në mes të shteteve fëqinjë. Por Serbia, në kundërshtim të ashpër me këtë „rregullë të artë“ përpiqet që pakicën etnike sërbe në Kosovë ta keqpërdor dhe ta shfrytëzojë për destabilizim dhe trazira për t´u rikthye përsëri në Kosovë dhe për ta aneksuar. Vuciqit gjithnjë i kujtohet Millosheviqi, bashkëpuntor i ngushtë i të cilit ishte dhe deklaron se Millosheviqi paska qenë i mirë, por ja që metodat i paska pasë të këqia. Dhe kështu mendon se e ka zbuluar metodën e Asociacionit si metodë e re që nuk e paska ditur Millosheviqi, për të sendërtuar idetë e Millosheviqit. Prandaj kurdo që Vuciqi flet për Asociacionin ai në fakt mendon për „Afrikën e bardhë“ në fillim si riokupim dhe më pastaj aneksim.

Në negociata të Kosovës me Serbinë sigurisht që kryeministri i Kosovës nuk do të pranojë kurrfarë asociacioni të serbëve në Kosovë me kompetenca ekzekutive, por as ato pa kompetenca ekzekutive nëse ato paraqesin një formë më elementare embrionale e cila më vonë do të zhvillohet, të degjenerohet dhe të shpie deri te federalizimi apo shkëputja e asaj pjese.

Problemin e kolonizimit, të rikolonizimit dhe „Afrikës bardhë“ duhet Serbia vetë ta zgjidhë me një qasje dhe vetëdije të re demokratike botërore, cfarë nuk e ka pasë deri tani, dhe të pranojë se pakicat etnike vërtetë janë cdokund në botën e lirë urë e miqësisë në mes shteteve fëqinjë dhe mos të pengojë këtë pakicë të integrohet në shoqërinë kosovare, të mos destabilizohet Kosova dhe të arrihet stabilitet dhe paqë e qëndrueshme në Kosovë dhe bashkëpunim i sinqertë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këtu kuptohet rol të pazëvendesueshëm ka faktori relevant ndërkombëtar i cili duhet ta merr përgjegjesinë e vetë dhe të ndërmjetësojë objektivisht në ndërtimin e raporteve të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ruatjës së paqës në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat