Politika dhe diplomacia e lartë në funksion të paqes, pajtimit, stabilitetit dhe normalitetit

Opinione

Politika dhe diplomacia e lartë në funksion të paqes, pajtimit, stabilitetit dhe normalitetit

Nga: Agron Shabani Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 10:08
Autori Agron Shabani

Ne shqiptarët jemi në fqinjësi me serbët, të cilët pa fajin dhe mëkatin tonë, na urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje. Duke na quajtur, imagjinar, fantazuar, kualifikuar ose paragjykuar si armiq shekullor, gjakatar, historik, gjeografik etj.

Ndërkaq, ne shqiptarët nuk urrejmë, nuk xhelozojmë, nuk poshtërojmë, nuk mohojmë, dhe s´paragjykojmë askënd, sepse jemi një popull (komb), kulturë dhe civilizim i lashtë në Europë. Me të lashtit, apo ndër me të lashtit në kontinentin e vjetër.

Ne shqiptarët aq shumë i duam dhe nderojmë kombin, atdheun, kulturën, civilizimin, të kaluarën ose historinë tonë, saqë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë, nuk kemi as një. milimetër ose mikromilimetër vend (hapësirë) për urrejtje, xhelozi, fobi ose paragjykime të ndryshme ndaj të tjerëve.

Megjithatë, ne shqiptarët vazhdimisht jemi në luftëra ose konflikte të ndryshme shekullore ose historike me serbët. Por...

Të udhëhequr dhe stimuluar nga Doktrina e Krishterë, respektivisht nga Etika e njohur Protestante, sipas të së cilës: " Aty ku kanë vendosur me herët Zoti dhe natyra, të mos preku ose ndërhyjë fare as dora dhe as këmba e njeriut": SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Spanja, Portugalia, Holanda, Kroacia, Austria, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Polonia,...respektivisht popujt, kombet dhe shtetet me të pasura, me të zhvilluara dhe me përparimtare të globit dhe kontinentit tonë: Kanë vendosur t´i pajtojnë dhe paqëtojnë shqiptarët dhe serbët, ku nuk janë të përjashtuar kompromiset, koncesionet ose konsenzuset e ndryshme në sfond.

Filozofia politike rindërton dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta shkencore dhe humaniste nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante.

Intelektuali politik, shkencëtari ose kulturologu, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar, kompetent, kontemplativ, komprehensiv, profesional dhe inteligjent të politikës reale, ideale, racionale, materiale ose ekzistencialiste që e njohin , dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.

U mor vesh se në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të kesh forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual, profesional dhe politik për t’i vërejtur, lexuar, kuptuar, nuhatur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkëkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkëkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resurseve dhe kapitalit të gjithmbarshëm kontinental dhe interkontinental në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoza të atyre që me mjete (ushtarake, politike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.

Ndaj, të kërkosh definicion ideal ose final të "demokracisë së lartë" euro perëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve dhe idealeve të njohura shkencore ose humaniste.

Pa ide, ideale, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të kesh aftësi, sens dhe frymëzim aristotelian ose platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive të cilat ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë po qe se nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik, antropolitiko-antropohistorik, antropologjiko-ekzistencialist ose materialist etj.

Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet në filozofinë politike.

Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto fenomene diskursivo - ekskursive.

Se këndejmi, as idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponjnë vetveten e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante. Sigurisht se jo.

Ky duhet të jetë edhe kuptimi i përkufizimit që lideri ose politikani i sotëm shqiptar (kosovar) duhet t'i japin koncepcionit mbi lirinë, drejtësinë dhe barazinë shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj.

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një parim, postulim dhe koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë evropiane (BE-s ose UE-s), NATO, OKB-s etj., sipas asaj që secilit popull (komb) ose shtet, vec e vedc i mundësohet të zërë vendin e merituar që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, vlerat, resurset, potencialet, traditat, dëshirat, idealet, vizionet dhe aftësitë e veta shtetërore, nacionale, politike, intelektuale, profesionale, shkencore, industriale, teknologjike, financiare, ekonomike, ushtarake etj., të cilët ndërkohë e sigurojnë mirëqenien dhe stabilitetin e shtetit dhe shoqërisë së tyre homonime ose respektive.

Pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të barabartë me të tjerët', tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë ose specifik, edhe dimensioni i përgjithshëm global ose universal në kontekstin kontinental dhe interkontinental.

Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e njohur dhe pranuar frymën e qytetërimit, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin e tyre shtetor, nacional, qytetar, kulturor, politik, etnik, historik, gjeografik etj.

Po e riceku sërish se mendimi i njohur politik, do zhvillohet dhe afirmohet gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e popujve dhe shteteve të ndryshme gjithandej globit nga sistemet ose organizimet e hershme teokratike, natyrore ose ordinare në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj.

Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjeruar konceptet e mësipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjeruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) ose "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe "res publica" (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetëror, qytetar ose politik.

Ndaj, lidhjet ose aleancat tona me të tjerët mund të bëhen vetëm përmes arritjes, lartësimi dhe shtegtimet drejt asaj që është më e mira për njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin.

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, kulturuar dhe emancipuar ne mund të arrijmë një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare ose politike ku edhe “unë” edhe “ti”, edhe “ne” edhe “ju”, edhe “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqen sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetërore, nacionale, fetare, kulturore, politike, historike, gjeografike, natyrore dhe dialektike.

Do të jetë pikërisht kjo çështje si shpata e Damokleut të cilën Presidentja Osmani , Kryeministri Kurti etj. Pranuan ta vënë mbi kokë, por e cila ndoshta do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ata do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karrierën e tyre politikë dhe diplomatike.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis dy etniteteve dhe kolektiviteteve, janë tërësisht të mundshme.

Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë pra këto thesare, vlera dhe parime nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi.

Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave, mallrave dhe kapitalit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve.

Vetëm përmes edukimit empirik dhe moderinst, personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

Me fjalë tjera kjo do thotë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti i kanë të qarta parygjykimet, paranojat, fobitë dhe urrejtjet primordialiste, violente, infantiile, patologjike dhe të tjera të serbëve ndaj shqiptarëve, të cilët edhe në Londër dhe gjithandej blejnë piktura, portrete ose fotografi të ndryshme si "Bashibuzuku" etj., me i përqeshur dhe injoruar shqiptarët. Sepse, vet serbët janë popull cinik, injorant, primitivë, artificial dhe johistorik.

Me fjalë tjera shumica absolute e serbëve, të lidhur, puçur ose bashkuar me njëri tjetrin në bazë të ndonjë kontrate të pashkruar asociale, paranormale ose parapolitike: Nuk mund të ekzistojnë si popull dhe si shtet, pa luftëra dhe konflikte të ndryshme me të tjerët, apo me njëri tjetrin.

Në "Dialetiken e Iluminizmit" -Adorno, Horkheimer, Fromm, Ëolf dhe të tjerë, pohojnë njerëzit se tek njerëzit ose popujt e ndryshëm asociacial, paranormal, parapolitik, primitiivë etj. Dominojnë çështjet ose aspektet konfliktuoze dhe antagoniste sipas asaj se: “Ata që janë zgjedhur në forma ose mënyra të ndryshme paranormale, irracionale, violente, infantle, patologjike, imagjinare ose fiktive si armiq, shihen dhe luftohen deri në fund si armiq ose kundërshtare"! Kjo mbase është "logjika, psikologjia dhe filozofia" e "popullit qiellor serb".

Ndryshe nga kjo, udhërrëfyesi dhe formula kryesore e shqiptarëve ngelën mjetet dhe instrumentet e njohura shkencore dhe humaniste për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare dhe demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetëror, nacional, qytetar, fetar, kulturor, politik etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve, respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve- përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta racionale dhe inteligjente.

Gjithnjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjente, ku konsistohet dhe pretendohet ne njërën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore.

Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi dhe shteti, është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin, prestigjin, autoritetin , kredibilitetin dhe reputacionin e tyre.

Ndaj, në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, personalisht mendojë dhe besoj fort se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti - janë dy kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës.

Duke menduar, shpresuar dhe besuar se tek ato dy figura ose personalitete të larta shtetërore dhe nacionale, në mënyrë elegante, konvencionale, komplementare, suplementare, institucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët e lartcekur, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me theks autoritare ose dogmatike.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e filozofisë politike te Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, Krye diplomates Gërvalla e tjerëve., pos tjerash është fakti se pluralizmi i tyre politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdo qoftë.

Ndërkohë që ata janë të aftë te hedhin poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirisë individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Në të kundërtën, s’kemi si të mos ndjehemi të lumtur dhe tepër krenar me jetën, veprën ose botën e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politke ose akademike të Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, kur janë pjesë e tyre.

Ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithçka. Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike , siç ishte lufta çlirimtare dhe patriotike e UCK-s, vlerën dhe kuptimin. E sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vend lindore.

Se këndejmi, në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoqën yllin e dritës e lirisë individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikush” ose “dikushat”!

Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje te ndritur ose pjellore!

Thuhet se bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit, ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e heroizmit dhe sakrificës së tyre individuale dhe kolektive?

Është interesante dhe jo pak e befasishme se si shumica e krijuesve, intelektualeve dhe liderëve kosovarë, i harruan ose nxorën jashtë ligjit ose etikës së tyre intelektuale dhe profesionale, fjalët lapidare ose emblematike të Dr. Rugovës kur tha dikur se shkrimtarët dhe ushtarët janë gjithmonë pranë tokës.

Kështu mendonin dikur edhe Platoni, Aristoteli, Hegeli, Shopenhaueri, dhe shumë të tjerë.

Kjo do thotë se dikush mund të jetë shkrimtar, shkencëtar, kulturog ose celebrues i shkëlqyer i artit, kulturës ose letërsisë, por lider ose politikan i gabuar, apo?!

Në kohë krizash ose fatkeqësisht të ndryshme individuale dhe kolektive, të flasësh ose të shkruash mbi poezinë, artin, kulturën ose letërsinë, është makabritet ose një akt i shëmtuar., tha dikur filozofi dhe sociologu i shquar gjerman, Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuadër të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme irracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore, qytetare, kulturore dhe politike.

Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive.

Në këtë frymë, Adorno dhe Horkheimer, në kuadër të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive).

Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe meta estetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues te atyre shkaqeve, indikatorëve ose predikatoreve të ndryshëm determinant ose paradigmatik të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre.

Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari: atë të arsyes instrumentale, apo asaj subjektive.

Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë kulturore dhe politike” në raport me konceptët borgjeze, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”, apo etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre, shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepër brutal e negativë nga ana e autoritetit (regjimit) ose totalitetit social dhe politikë.

Mbase, në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshëm ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjeve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, sociale, ekonomike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit si dhe të shitjes, lecitacionit ose ankandizmit te tyre në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose universal”! (…)

Duke prodhuar ose fabrikuar ndërkohë muzikë ose “melodi” funebre me kompozime dhe instrumente autoritare, makabre ose totalitariste të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq më pak me kodin dhe unitetin e njohur teorik dhe praktik si dhe me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marrëdhënieve, raporteve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombëtare.

Rasti i politikës dhe diplomacisë se mëhershme të, Kosovës ishte një shembull i keq dhe ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik dhe diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve kohore” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikënd tjetër atje si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!

Ndërkohë që substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli”, “koncepti” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare me një “model, koncept ose diskurs tjetër” në kuadër të një politike dhe diplomacie komerciale, kirurgjiked, kozmetike, gjeopolitikë dhe strategjike në raport me kauzalitetin e lartë shtetëror dhe nacional, në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marrëdhënieve, raporteve, makinacioneve, instrumenteve, kthetrave, fiksioneve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste të regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviqit që i ruajnë dhe trashëgojnë aparatin dhe metodat e njohura udbiste ose staliniste të shantazhit dhe komplotit në esencën (substancën) ose tërësinë e tij.

Ndaj, sa aq kishte subjektivizëm në objektivizmin e tyre intelektual dhe profesional, po aq kishte objektivizëm subjektivë në politikën dhe diplomacinë e tyre.

Kjo në një kohë të pa kohë kur e vërteta e njohur shtetërore, nacionale, etnike, politikë, historike dhe gjeografike, bëhej relative.

Duhet bërë përpjekje optimale ose maksimale për t’i ruajtur dhe kultivuar në ndërkohë dellin (damarin), gjakun dhe shpirtin e pastërt së bashku me kodin (kodeksin) dhe higjienën e njohur intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike.

Me fjalë tjera, politika dhe politikë bërja aktuale në Kosovë, të bëjnë të ndjehesh i relaksuar dhe tepër komod në një moment kur njeriut, politikanit ose diplomatit shqiptar ne Kosovë , i duhet me qenë si peshku i cili edhe pse jeton në ujëra të turbullta, të njelmëta ose të tharta, e ruan mishin e shijshëm dhe të këndshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat