Rritja e tatimit në pronë dhe pasuri- ideja e profitit moralist

Opinione

Rritja e tatimit në pronë dhe pasuri- ideja e profitit moralist

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Autori Zejnullah Jakupi

Sipas një deklarate të partisë majtiste ‚Die Linke’ dje në një emision televiziv gjerman u tha se Gjermania i ka 200 miljarderë, prandaj duhet të miratohet ligji ( ligji egziston, por duhet të hyjë në fuqi) për tatimin e pasurisë, pra njerëzit e pasur miljonerë, por edhe me të pasur si këta 200 miljarderët duhet të paguajnë më shumë tatime në mënyrë që të shpëndahet pasuria, sepse të pasurit i marrin paratë nga populli, nga konsumatoret, nga taksapaguesit.
Në Gjermani tatimi për rrogat, mallra dhe shërbime është 19%.

Nëse burrë e grua punojnë dhe kanë të ardhura në muaj 4000 Euro bruto, 1200 Euro i shkojnë shtetit. Një mjek me pagën mujore bruto 5600 Euro i jep tatim diku 2300 Euro në muaj.
Tatim paguajnë të gjithë. Në Kosovë ka shumë ekonomi, punësim, pasurim joformal, është illegal, prandaj shteti, buxheti është i vogël.
Nuk e di sa paguan tatim një deputet apo profesor që ka rrogën 1700 Euro? E dijmë, i kemi parë në TV kur deputeti, deputetja ka nënshkruar pa qenë në seancë, e ka vjedhur shtetin. Tjetri, është producent, këngëtar, merrë rrogë informale nuk e deklaron e shembuj të tjerë ka mjaft.

Në Gjermani, natyrisht bizneset e kanë tatimin mbi 30%. Tani thoni pse Gjermania është shtet i fortë, i pasur? Ka shumë faktorë, por për Kosovën ka edhe kjo rëndësi.

Me kete rast po e shtroj pyetjen?

A ka dhe sa miljonerë i ka Kosova? A ka mundësi që Qeveria e Albin Kurtit të miratojë ligjin për tatimin e pasurisë qe edhe këta, miljonerët tanë të paguajnë tatim më shumë. Me këto parat fituara nga shoqëria-biznesi do t‘ i ktheheshin sërish tek qytetari, e me këtë tatim do mund të rriteshin rrogat e sektorit publik; rrogat e policëve, minatorëve,arsimtarëve,mjekëve etj.

Edhe sektori privat ka rëndësi, edhe aty duhet të ketë madje rroga edhe më të larta. Kështu frenohet ‚kapitalizmi i egër’, rritet mirëqenia e përgjithshme shoqërore, temë edhe kjo aktuale në Gjermani. A mund ta frenojë këtë proces ta përmirësojë kapitalizmin përparimi moralist, etik?

Turbokapitalizëm do të thotë; kur dikush ka shumë e dikush asgjë. A e lejon këtë ligji i natyrës? Pra, kapitalisti e shfrytëzon njeriun- fuqinë punëtore, resurset natyrore dhe i realizon dëshirat e tija për tu bërë i pasur dhe jeta i bëhet e lumturë andaj i duhet t‘ ja kthej shoqërisë një pjesë, për të funksionuar kohezioni shoqëror. Gjithashtu nuk duhet harruar që milionerët, pra edhe këta në Kosovë, mund ta monopolizojnë tregun, por edhe pushtetin, prandaj ai që i ka paret, shpesh, e korrupton edhe drejtësinë, gazetarinë etj. Rritja e kapitalit dhe pasurisë duhet t‘ na mundësonte më shumë mirëqenie, më shumë liri sociale dhe shtet të fortë.

Një ide se si mund ta luftojë krizën ekonomike kapitalizmi e ka dhënë tashmë teoreticienti amerikan Colin Mayer. Teza e tij thotë: Po fitohet shumë në shtetet e pasura, por po krijohen probleme. Fitimi po koncentrohet në disa persona. Ndërmarrjet nuk i llogaritin të gjithë koston e fitimit; nënkupto, ndotjen e ambientit, shfrytëzimin e fuqisë punëtore - paga shumë të reduktuara.

Sipas këtij botëkuptimi, profit duhet të bëjnë ata që bëjnë fitim për veti dhe i zgjidhin problemet e secilit, të punëtorëve dhe shoqërisë. Të mos i shkaktojnë problemet vetvetiu.

Si shembull janë hulumtuar kompanitë e aviacionit. 15% e tyre e ndotin më shumë ambientin se sa që do ishte fitimi i profitit. Disa të tjera 30% e tyre do të humbnin 1/4 e profitit. Por pavarësisht kësaj koston e ambientit e paguajnë në fund të gjithë..! Sipas autorit kapitalizmi duhet të bazohet në ndihmën e dyanshme. Ai duhet të bazohet në një imperativ moralist. Atëherë stabilizohet shoqëria.

Ja disa nga këto imperativa moraliste: Si të lidhet ekonomia me sistemet tjera ose si të bëhet humanizimi i ekonomisë? Dallohen katër lloje: 1. Kooperimi, kjo do thotë, edhe nëse partnerët ekonomik nuk do arrijnë atë çfarë kanë pritur në treg pa kooperim, mund të shkaktohen shuma të kostos së transakcionit që e dëmtojnë ekonominë. 2. Solidariteti grupor - këtu bëhet fjalë për bashkëpunimin mes sindikatave, pastaj kemi 3. Shkëmbimi i ndaluar. Ky ka të bëje me çështje, siç është rasti me shitjen ose blerjen e organeve trupore, vdekjen vullnetare, hulumtime me embrionin etj. Dhe 4. altruizmi i rëndomtë dhe ai akstrem( trojanik). Altruizëm normal do të thotë;vazhdoj të bëjë një gjë të mirë në interes të shoqërisë edhe pse nuk kam përfitim individual- personal dhe madje pësoj nga ky veprim. Ose paguaj për një produkt, për çdo punëtor 2 Euro më shumë vullnetarisht për ambientin, kasën e pensionistëve, sindikatave, shtëpinë e pleqëve etj. Altruizmi trojanik: bëj, tregoj diçka për interes timin duke ditur se i dëmtoj të tjerët. I privatizoj benefitet për veti, ndërsa e dëshiroj socializimin e dëmeve nga shoqëria ose thënë ndryshe duke e bërë socializimin e kostos së prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat