Në Kuvendin e dhjetë, Abdixhiku të kërkojë falje që LDK e bëri Thaçin president, që e mbajtën PDK-në në pushtet dhe të reformohet rrënjësisht

Opinione

Në Kuvendin e dhjetë, Abdixhiku të kërkojë falje që LDK e bëri Thaçin president, që e mbajtën PDK-në në pushtet dhe të reformohet rrënjësisht

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 nëntor 2023 Në ora: 10:10
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Sot, LDK zhvillon Konventën e Dhjetë të saj që nga themelimi. Bartëse e proceseve për mbi një dekadë, partia e parë anti komuniste, LDK ndodhet në situatë jo të favorshme për shkak të së kalurës së saj që nga vitit 2006.

Respektivisht, që nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, LDK pësoi metamorfozë të saj duke shpërfaqur arrogancë, hermetizim të partisë, thyerje të premtimeve të saj, çka rezultoi me braktisjen elektoratit e rrjedhimisht tkurrje të partisë.

Sigurisht se ka arsye përse kjo rënie e besimit në partinë që dikur isht më e madhja në vend, fatkeqësisht deri tani nuk ka pasur reflektim nga udhëheqja e saj, ka mjaftuar sofizmi për mos t'u ballfaquar me të vërtetën.

Edhe pse vonë, është momenti që në Konventën në fjalë kryetari Abdixhiku dhe nën kryetarët e saj të bëjnë kërkim falje të sinqertë për thyrje të besimit ndaj mijëra mbështetësve të LDK, e të cilët para lufte rrezikuan edhe jetën dhe nuk u përfillën kurrë, ndaj atyre që besuan tek LDK si e vetmja forcë që mund të qonte në opozitë PDK e fatkeqësisht ndodhi e kundërta.

Gjithashtu duhet t'u kërkojë falje mijëra mbështetësve të LDK-së të larguar nga arroganca e Isa Mustafës, t'i kërkohet falje Donika Gërvallës që u tërhoq zvarrë. Mbi të gjitha, duhet të kërkoj falje që i mundësuan Hashim Thaçit të bëhet president me votat e mbështetësve të Ibrahim Rugovës, të presidentit që edhe në varr ia lëkunden eshtrat ata që thirren në emër të tij.

Përveç kërkim faljes, LDK duhet të bëjë reforma të thella, të hap partinë për të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe në mentalitet si dhe të largojë nga marrja e përgjegjësive të gjithë ata që sollën partinë në këtë gjendje. Duhet kthyer në rrugën e Rugovës, si e vetmja rrugë e sigurt të cilën ka kohë që e kanë braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat