Publikimi i draft statutit evropian për Asociacionin, ani pse jo zyrtar, është rrëqethëse se çka po i përgatitet shtetit të Dardanisë

Opinione

Publikimi i draft statutit evropian për Asociacionin, ani pse jo zyrtar, është rrëqethëse se çka po i përgatitet shtetit të Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:40
Autori Hafiz Shala

Duke shpresuar ende se nuk është i vërtetë por, si do të vepronin sikur të ishte!? Duhet thënë se, kjo është ndarje me presion “paqësor” e Dardanisë ose, një luftë afatgjatë e pashmangshme e ngjashëm me atë të Izraelit dhe Palestinës.

Shpresat e vetme janë të Amerika por, assesi në rastin tonë mos të përsëritet gabimi i një zgjidhjeje sikur ajo e Daytonit për B e H. Ajo ishte, ndale flakën sot deri nesër. Kjo, nuk është zgjidhje por luftë e pashmagshme

Nuk dëshiroj të jam ndjellakeq e as pesimist por, kur është në pyetje Serbia, Evropa dhe Shqipëria e udhëhequr nga Edvin Kristaq Rama bashkëpunëtor dhë vasal i ngushtë i Vuçiqit, që nënkupton i kontrolluar nga Serbia, gjasat janë shumë reale se një kurth shumë e rrezikshme po i përgatitet Republikës së Dardanisë dhe jo vetëm pasi, me një Kryeministër të zgjedhur më bekimin e Serbisë dhe Rusisë në Tiranë, edhe kësi here po vërtetohet se ajo, pra Serbia, si gjithmonë ka investuar para të majme në përzgjedhjen e udhëheqjes shtetërore në Shqipëri, duke u siguruar që të jetë aleat i denjë i Serbisë. Ose, në anën tjetër, me çdo kusht t’i largoj ata udhëheqës të cilët janë të pa përmirësueshem kundër Serbisë.

Rast eklatant është Dr. Sali Berisha si kundërshtar i pa thyer dhe i paluhatshëm kundër Serbisë nacional shoviniste e gjenocidale.

Njëjtë veprohet edhe me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sepse, Serbia i ka halë në sy, pasi këta kurrë nuk e pyesin Vuçiqin se çka duhet të flasin, siç ndodhte me Thaçin të cilit pas takimeve të fshehta me të i thoshte, "kujdes se çka po flet", që lë të nënkuptohet se mos të rrjedhin në publik marrëveshjet e tyre interne që, pas mbi 20 vite po na hakmerrën në mënyrë të tmerrshme.

Kjo është strategji afatgjate serbe e planifikuar dhe e detajizuar shumë më herët, duke e pritur momentin e duhur.

Bazat e kësaj strategjie, nuk janë të një dekade por të shumë dekadave qoftë edhe atyre shekullore të cilat i kemi përjetuar.

Në Prishtinë, me Hashim Thaçin dhe bashkë koalicionistët tjerë që e nisën korrigjimin e kufijve- ndarjen e Dardanisë, me faljen e territoreve, me lejimin e Serbisë që t’i “ladroj atllarët” në tokën dardane, u testua pulsi i lëshimeve politike sipas strategjisë, Vuçiq, Rama, Thaçi se deri ku mund të shkojnë. Prandaj, edhe po luhen këto lojëra të pista në marrëveshje me Evropën e cila kurrën e kurrës, as nuk ka qenë e as nuk do të jetë mike e shqiptarëve, pa marrë parasysh deklaratat e saj demagogjike e laviriste.

Udhëheqësit e Evropës, si ata të parët, por edhe këta të sotmit deklarojnë se, gjoja për hir të një “korrektësie politike” u shprehen si pro evropian e cila nuk po na duron dhe nuk po na pranon si pjesë të saj ani sepse gjeografikisht jemi në Evropë ndër popujt më të vjetër, me gjuhë dhe kulturë. Unë, do t’ua preferoja udhëheqjes aktuale që mos të përdorë një fjalor të këtillë sikur e përdori unë si shtetas amerikan sepse, siç thotë populli, mos e hidhëro atë të cilin megjithatë, duhesh ta lusësh.

Prandaj, tandemi i treshës serbo-shqiptare nën direktivat e Moskës, nuk është i rastësishëm dhe i pa paramenduar mirë.

Këmbëngulja e Serbisë për themelimin e Asociacionit, nuk rrjedhë nga serbet lokal, por nga Serbia e cila, për qellim përfundimtar e ka aneksimin e pjesës veriore për çka nuk duhet shumë mend për ta kuptuar. Prandaj, i gjithë ky angazhim i treshes kryesore evropiane e ka prapavijën e rrezikshme, posaqërisht kur është në pyetje Franca dhe Presidenti Macron.

Pse ende qëndrojnë forcat paqësore mbi urën e Ibrit duke e lënë të ndarë këtë qytet dhe duke iu ndaluar shqiptarëve të kthehen në pjesën veriore?

Në një shkrim timin në fb, propozova që, para se ky Statut të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, së pari të shkojë në Parlament dhe pas vërejtjeve, sugjerimeve dhe deklarimeve të grupeve parlamentare e partive politike, le t’i dorëzohet Gjykatës.

Nëse presioni do të intensifikohet siç edhe pritet, atëherë, të shkohet në Referendum e nëse vendoset, edhe të hudhen poshtë të gjitha ato marrëveshje ndërkombëtare me të cilat, rrezikohet tërësia territoriale, sovraniteti dhe integriteti territorial. E di se dikush do të me thotë se, si mund ta mbrojnë vendin pasi “do të heqin dorë të gjithë miqtë tanë”, atëherë, pranoje robërinë e përjetshme nen Serbinë.

Qëllimi është të krijohet krizë në Ballkan për të nxitur konflikt aty ku është më i ndijshëm, e ku tjetër përpos në Dardani për fillim me qëllimin përfundimtar, konflikt me pretendime të zgjerimit duke i përfshirë edhe shtetet tjera siç janë, B dhe H, mali i Zi dhe, nëse gjërat shkojnë sipas planifikimit, pse jo edhe Maqedonia e Veriut.

Duhet filluar nga gjeneza tragjike kur, Asociacioni si çështje e brendshme e Republikës së Dardanisë, me kërkesë të Vuqiqit në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tij, e shnëdërruan në çështje ndërkombëtare si pasojë e shantazhimit të tij ndaj ish udhëheqësve shtetëror e qeveritar. Nëse këta mendojnë të amnistohen nga këto gabime historike me petkun e tradhtisë, janë ose naive ose mendojnë se populli nuk i ka kuptuar këto egzibicione politike në dëm të shtetit. Populli, ne zgjedhjet e fundit nacionale ua tregoi vendin. Tani, para Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, janë dy alternativa: Ose mos të pranojnë një Republikë serbe ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe populli le ta thotë mendimin e vetë ani pse Amerika po deklarohet se një gjë e tillë nuk mund të shkoj kundër kushtetutës.

Dardania, duhet të ketë kujdes që mos të ndodhë një Dayton i radhës sikur ai B dhe H, pasojat të cilat janë aq të dëmshme ku mund të rezultojë me një konflikt të radhës pasi Rusia përmes Serbisë me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe ose “Boten serbe”, ta zbehë dhe pengojë agresionin në Ukrainë duke e nisur një tjetër në Ballkan.

Masakrat e Hamasit ndaj Izraelit, janë edhe me ndihmën e Rusisë në bashkëpunim me Iranin njëri ndër përkrahësit të krahut terrorist të Libanit, Hosballahut të cilët i kontrollon dhe financon.

Ky konflikt u shndërrua në tragjedi ku po pësojnë viktimat civile, posaçërisht fëmijët pa marrë parasysh se a janë palestinezë apo izraelitë, prandaj, populli palestinez po i vuan veprimet e organizatës terroriste Hamas që u shndërrua në katastrofë njerëzore.

Izraelit iu desh të mbrohet ani pse kjo eskaloi në përmasa katastrofale. Kur e them këtë, mendoj në përkrahjen e të gjitha kuadrove me prejardhje hebreje që nga Sekretarja e Shtetit Medelin Olbright, pastaj, të gjithë Kongresmen e Senator si dhe shërbyes tjerë në SHBA, gjatë githë kohës se lobimit përmbi 30 vite, ishin në anën e popullit të Dardanisë dhe kundër Serbisë. Sot, ne Beograd nga ana e palestinezëve vallëzohen valle serbe me flamur serb, ndërsa, Ambasadori palestinez, merret ngrykë me kryekriminelin Sheshel.

Gjatë bisedimeve për marrëveshjen Dardani-Serbi, Kryeministri Kurti duke e vërejtur animin ndaj Serbisë agresore, në emër të Qeverisë, publikisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e akuzoj Miroslav Lajçakun, Reprezentativ Special i BE-së për bisedimet Dardani-Serbi, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, njëra nga shtetet mosnjohëse të Republikës së Dardanisë, në këto bisedime, haptas po e mbanë anën e Serbisë. Këtë, mund ta bënë vetëm ai i cili nuk është i shatazhuar, i korruptuar dhe ai i cili nuk është pasuruar përmes vjedhjes së shtetit-popullit të cilin mendon ta udhëheq.

Të gjithë ata të cilët erdhën në pushtet përmes dhunës, vrasjeve politike, deri tani sipas akuzave të rënda që po gjykohen në Hagë, ata të cilët, në emër të luftës në kuadër të UÇK-së, duan ta arsyetojnë këtë pasuri i bie se, “populli po u deshka t’i paguaj si mercenar e jo si çlirimtar”, të cilët aq shumë po “brengosen për hallet e tyre” duke i përkrahur të gjithë ata të cilët me të drejtë kanë kërkesa sociale ama, po t’u konfiskohet pasuria e tyre, shumë kërkesa aktuale do të zgjidheshin.

Dhe, do të ndikonin edhe parandalimin e shpërnguljeve të të rinjve të cilëve, në takime me deklarata demagogjike edhe në prezencën e të rinjve, me qëllim të mjegullimit të kësaj hajdutërie, për habi, askush nuk qe në gjendje që t’u drejtohet atyre me pyetje publike se, nga e gjithë ajo pasuri menjëherë pas lufte.

Ikja e miratimit të Vetingut, pse jo edhe një SPAK shqiptar, pengesat për zgjedhjen e Prokurorit të ri të shtetit, qon nga ajo se, këto lidhje korruptive kanë qenë një hallkë e përbashkët për t’i mbuluar dhe ikur përgjgegjësisë rreth konfiskimit të pasurive marramendëse.

Duke e akuzuar Qeverinë për ikjen e të rinjëve dhe të tjerëve, asnjëherë nuk u shkon mendja se, me dobësimin e bazës ekonomike, njëra ndër arsyet është edhe, korrupsioni e pasurimi marramendës, që e kanë dobësuear bazën materiale duke ua vjedhur ardhmërinë e të rinjve dhe të tjerëve.

Edhe pas gjithë këtyre skandaleve të pa kapërcyeshme, përsëri kanë fytyrë të kërkojnë pushtet. Kjo, i bie se sikur ai mjeku i cili, përderisa e mban cigaren në gojë, e këshillon pacientin që mos ta konsumojë duhanin.

Statuti Themelues i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë( Dardani), me gjithë arsyetimet se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, që publikisht deklarohen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe garancionet të cilat na i ofrojnë se kjo nuk do të ndodhë, megjithatë, germat dhe nenet e këtij Statuti e thonë të kundërtën.

Komuniteti serb, si askund në botë, nuk i gëzon të drejtat më të avancuara duke u theksuar veçanarishtë si komunitet i privilegjuar ndaj komuniteteve tjera.

E ashtuquajtura “kornizë vetë-menagjuese për komunitetin serb “brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale, nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë”, në krahasim me komunat tjera, kam frikë se në, përmbajtjen e tij, nuk e siguron këtë.

Përbërja dhe autonomia vendimmarrëse e këtij Asociacioni, lenë me nenkuptua për të drejta dhe sjellje të vendimeve të cilat i anashkalojnë konsultimet me pushtetin qendror. Në nenin 6 thuhet se, vetëm organet e Asociacionit dhe komunat anëtare të saj kanë të drejtë të propozojnë ndryshime në ketë Statut etj.

Asistenca financiare dhe teknike nga Serbia e paraparë ne nenin 12, përmban rrezikun e shpërfilljes së ligjeve dhe kompetencave të Republikës njëherit do të krijojë dallime sociale mes qytetarëve deri të refuzimi i investimeve dhe përparimeve tjera ekonomike në shëndetësi, arsim dhe zhvillimin rural të cilët mund të pengojnë zhvillimin e përgjithshëm shtetëror.

Arsimi i Asociacionit a do të veprojë në kuadër të arsimit të Republikës duke i respektuar ligjet dhe programet shkollore në nivel të vendit i ashtuquajturi “Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës( Dardanisë).

Kur bëhet fjalë për kthimin të zhvendosurve dhe refugjatëve( refugjatë janë edhe ata në jug të shpërngulurit më dhunë nga veriu në vitin 1999), assesi nuk mund të kenë përparësi refugjatët tjerë para atyre të veriut që i bie se, 20.000 shqiptar duhet të kthehen në shtëpitë dhë tokat e tyre pastaj të tjerët.

Të shpërngulurit pas vitit 1999, në mesin e tyre mund të ketë edhe nga ata të cilët janë të përfshirë në krime, askush nuk mund t’iu sigurojë amnisti nën petkun e të shpërngulurve, ndërsa çdo qytetar serb i cili dokumenton se ka jetuar në Dardani, mund të riatdhesohet ama, assesi kolonët tjerë nga Kroacia, Bosnja apo ndonjë vend tjetër me qëllim të balancimit artificial demografik në pjesën veriore të vendit.

Lidhur me arbitrazhin ku parashihet barazim me pushtetin qendror, është një moment i cili i referohet këtij Asociacioni si kompetencë më të drejta të barabarta me ato të pushtetit qendror i cili në rastet e caktuara mund të involvohet Bashkimi Evropian që nënkupton pavarësi e mbikëqyrur qe është në kundërshtim më Kushtetutën në fuqi.

Rreth emrimit të komandantit rajonal siç parashihet t’i ofrohet lista e kandidatëve për Komandant rajonal, nuk thuhet asgjë se, nëse Ministria e Punëve të Brendshme mund ta refuzojë posaçërisht kur bëhet fjalë për policët të cilët i kanë hedhur uniformat dhe u janë bashkëngjitur grupeve terroriste ose kanë bashkëpunuar ngusht me ta. Ata, assesi nuk do të duheshin të vinin në konsiderim, duke i inkuadruar të rinjtë serbë të shkolluar në Dardani.

Sjelljet e Serbisë përmes Vuçiqit, janë te rrezikshme për sigurinë e Republikës së Dardanisë.

Evropa duhet ta ketë parasysh refuzimin e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ani pse në parim i pranoi ato. Kj tregon se me Vuçiqin nuk bisedohet përmes ledhatimeve dhe amnistimeve ndaj tij posaçërisht pas 24 shtatorit, ku Serbia ushtroji agresion klasik ndaj një shteti sovran dhe të pavarur të njohur ndërkombëtarishtë nga 2/3- tat e shteteve anëtare të OKB-së. A nuk flet kjo sjelljen e Vuçiqit e cila lë të kuptohet se ky është duke u pregatitur për luftë?

Merreni me mend, Millan Radojqiq, bashkëpunëtor i afërt me Vuçiqin, udhëheqës i grupit terrorist, as 24 orë nuk qëndroi në burg por, publikisht deklaron se, “ do t’i vras të gjithë udhëheqësit shtetëror e plitik po ia konfiskuan pasurinë e tij të krijuar. Mund ta merrni me mend ai që deklaron se këtë do ta bëjë permes njerzeve të tij që i ka në veri. A e degjon Evropa këtë kërcënim përmes gjuhës dhe lejes së Vuçiqit.

Në ketë mënyrë shprehej edhe kryeterroristi i ISIS-it ndaj SHBA-ve Osama Bin Laden kur i kërcënonte hapur i cili edhe i realizojë duke i rrëxuar Kullat Binjake në Neë York duke shkaktuar mija viktima.

Si mundet Evropa të heshtë para këtij kërcënimi publik duke mos i kërkuar Vuçiqit që ta arrestojë dhe ekstradojnë te organet shtetërore dardane. Ky, edhe Vuçiqin e shantazhon dhe e ka nën kontroll sepse janë bashkëpunëtor me vëllain dhe djalin e tij në biznese dhe krime prandaj, nëse Vuçiq e ndryshon kursin ultranacionalist, ky do t’ia hajë kokën”.

Sipas të gjitha gjasave, BE-ja, nuk do të ndërmerr kurrëfar veprimeve ndaj Vuçiqit para zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi sepse, nuk do të deklarohet për asgjë pasi vetë e ka inspiruar popullin me shovenizëm mesjetar dhe nuk e ka guximin tani ta ndryshojë kursin nacional shovenist me të cilin ka ardhur në pushtet.

Popullit duhet thënë e vërteta edhe kur ajo është e hidhur. Prandaj, Albini dhe Vjosa, ashtu siç kanë deklaruar dhe deri tani i kanë qëndruar premtimeve të dhëna se nuk do t’i nënshtrohen Serbisë, këtë duhet ta konfirmojnë tani.

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, në anën e armikut, Serbisë dhe Rusisë, është rreshtuar Edvin Kristaq Rama i cili, si udhëheqës i Kolonës së pestë antikombëtare, pas vetit i ka "zagarët" e tipit të Baton Stanishiqit, Buzhalës dhe (k)analistave nëpër studiot hibride televizive, që punojnë me zell kundër interesave të shtetit të Dardanisë dhe të gjithë shqiptarisë të financuar nga ata për të cilët punojnë.

Në këto momente kritike për Republikën e Dardanisë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor sipas direktivave të Beogradit dhe Moskës, për mendimin tim, kur bëhet fjalë për Kryeministrin aktual, Edvin Kristaq Rama, nëna shqiptare, nuk ka lindë një udhëheqës më antikombëtar të këtillë i cili tenton t’i shkatërrojë me themel, nacionalistët dhe atdhetarët e devotshëm në mbrojtje të interesave gjithë kombëtare.

Një gjë duhet ta kuptojmë se, në politikë nuk ka miqësi të përjetshme por, ka interesa të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat