Kompromis politik po, sipas De Golit euro-perëndimor, jo sipas Honekerit gjermano-sovjetik

Opinione

Kompromis politik po, sipas De Golit euro-perëndimor, jo sipas Honekerit gjermano-sovjetik

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Që në fillim, duhet të themi se, një nga faktorët kryesorë që e kushtëzon zgjidhjen e qëndrueshme ligjore dhe demokratike të statusit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, është njohja de fakto dhe de jure nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kontekst, duhet të kërkohet zgjidhja e konfliktit shekullor të Kosovës dhe Serbisë, sepse de fakto dhe de jure Serbia si fuqi koloniale njëqindvjeçare ka konsumuar  “kredinë” e saj ilegale ndaj Kosovës (1912-1999).

Prandaj,  vështruar si në retrospektivën e së drejtës historike, gjeopolitike, juridike, ashtu edhe në atë të vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën e tyre autoktone të Shqipërisë Etnike, nuk mund të ketë zgjidhje tjetër të ligjshme, të qëndrueshme, demokratike dhe paqësore afatgjatë për statusin e Kosovës JASHTË  korrnizave  të theksuara të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

       “Asociacioni serb” sipas modelit gjerman-gjerman (1972) është kompromis i përkohshëm politik ! Asgjë më shumë!

 Edhe pse nuk thuhet në asnjë rresht të drafteve të deritashme të “Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë, njohja  e autonomisë politike dhe territoriale e këtij “instrumenti” të lidhjeve speciale me Serbinë, siç thuhet në Planin e Marti Ahtisarit, ndërkohë  serbëve iu garanton formimin e një minishteti serb në veriun e Kosovës. Këtë objektiv politik duan ta arrijnë  presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi dhe minoritarët serbë në Kosovë, që  sa më parë  të formojnë “Asociacionin autonom” në territorin e shtetit të Kosovës. Këtë e vërtetoi edhe agresioni i Serbisë në Kosovë, më 24 shtator 2023, ku në Banjskë të Mitorivcës ushtarakisht ndërhyn më se 40 terroristë paramilitarë çetniko-fashistë dhe vranë policin shqiptar të Kosovës, Afrim Bunjakun dhe plagosën një tjetër. Mirëpo, ky akt terrorist ende nuk është ndëshkuar nga OKB-ja, në bazë të Kartës së saj, kun ë Nenin 39 thuhet: “Këshilli i Sigurimit konstaton faktin e rrezikimit të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së NJË AKTI AGRESIONI  dhe bën rekomandime ose  vendos për masat që duhet marrë në bazë të neneve 41 dhe 42  për ruajtjen  ose rivendosjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.” (Karta e Kombeve të Bashkuara, KREU  VII, Veprime në rast rrezikimi të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni, 1987, f.55).

Derisa Serbia nuk e njeh de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës në përputhje me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës publike ndërkombëtare, normalizimi i marrëdhëieve mes Kosovës dhe Serbisë, do  të jetë vetëm një imperativ kohëshkurtër dhe i improvizuar i sigurisë, i paqes dhe i bashkëpunimit  mes  këtyre dy shteteve të pavarura në qendër të Ballkanit.

S’ka dilemë se marrëveshje politike mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2023) me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së mund të ketë, por jo, edhe ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE  politike dhe juridike  të qëndrueshme mbi bazën e së drejtës së vetëvendosjes, duke qenë se Kosova pothuajse një shekull të tërë ishte plaçkë koloniale e Serbisë (1912-1999).

Prandaj, zgjidhja  përfundimtare duhet kërkuar në këtë kontekst, gjithnjë duke marrë në konsideratë të drejtën historike të popullit shqiptar mbi Kosovën si pjesë e pandashme e tërësisë territoriale e Shqipërisë Etnike.

     Kosova midis Sharl De Golit dhe Erih Honekerit

-Modeli i Charles de Gaulle-it  zgjidh problemin e Kosovës, jo modeli sovjetik  i Erich Honecker-it

Ndaj, i sugjeroj  pozitës dhe opozitës politike në Parlamentin e Kosovës, që para se të nënshkruhet zyrtarisht  Marrëveshja e Ohrit (19 mars 2023), e cila në brendinë e saj ka “njohjen de fakto të Kosovës”,  t’ia PROPOZOJNE KUVENDIT TË KOSOVËS MODELIN FRËNG TË SHARL DE GOLIT për arritjen e kompromisit politik me Serbinë si alternativë, që de fakto dhe de jure e detyron Serbinë ta njohë Republikën e Kosovës, NDRYSHE nga “modeli gjermano-gjerman” (1972), i cili nuk e obligon Serbinë,që DE JURE ta njohë Kosovën. Atëherë, pse QEVEREIA, përkatësisht KUVENDI I KOSOVËS  ta bëjë një kompromis të tillë me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit?

Kohëve të fundit po bëhet zhurmë e madhe mediatike në Kosovë, në Shqipëri dhe në Serbi, se gjoja palët negociuese të procesit të Brukselit (2011-2013), të drejtuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë përafruar qëndrimet e tyre për themelimin e "zajednicës autonome” të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të riemërtuar si “asociacion” .

Po ashtu, edhe ndërmjetësit e BE-së, Josep Borell dhe  Mirsolav Lajçak, janë optimistë  se Marrëveshja e tyre e “asociacionit”  sipas modelit të dy gjermanive (1972) dorëzuar Vuçiqit dhe Kurtit për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, është në rrugë e sipër për nënshkrimin e saj nga ana e Vuçiqit dhe e Albin Kurtit. Këtë e ka deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.

Pra, sipas mediave ballkanike,çdo gjë është dakorduar me palët ndërjetësuese, vetëm se po pritet nënshkrimi i presidentit të Serbisë, Alekansdër Vuçiq, që të përfundohet Marrëveshja për formimin e Asociacionit  të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit (19 mars 2023) sipas së cilës parashikohet që Srbia t’ia njohë de fakto pavarësinë si kundërshpërblim për “Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

-Edhe pse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht po thekson se njohja e “asociacionit” minoritet serb, do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), që do të thotë se në Kosovë nuk do të ketë “minishtet serb”, ashtu si “republika serbe” në Bosnjë,  formimi i një “asociacioni” të atillë, MEGJITHATË do të jetë me rrezik të madh derisa Serbia ta njohë de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës, duke qenë se ajo nën “vellon” e paqes po synon pushtimin e territorit verior të Kosovës. Këtë rrezik e dëshmoi edhe ndëryrja agresore e Serbisë, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Mitrovicës, ku bandat terroriste çetniko-fashiste të Serbisë vran policin e Kosovës, Afrim Bunjaku dhe plagosën një bashkëpolic të tij.

Legalizimi i “Asociacionit” të minoritetit serb, mohon të drejtën legjitime dhe legale të vetëvendosjes së Kosovës!

Duke qenë se Serbia si shtet ish-kolonial dhe gjenocidal, tanimë pas 100 vitesh (1912-1999) ka konsumuar të gjitha të drejtat ilegale të saj në sundimin dhe në shfrytëzimin e Kosovës, pse Kosovës nuk i njihet e drejta e vetëvendosjes së plotë (e brendshme dhe e jashtme) sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara?

Pse jo modeli frëng i Sharl de Golit, po ai gjerman i Erik Honekerit?

-Vërtet, nëse Amerika dhe BE-ja duan ta zgjidhin përfundimisht problemin kolonial mes Kosovës dhe Serbisë për të qetësuar Ballkanin dhe Evropën, atëherë do të duhej ta propozonin modelin frëng të  gjeneralit dhe të ish-presidentit të shquar të Francës. Sharl de Gol sipas të cilit Kosovës do t’i njihej pavarësia e plotë de fakto dhe de jure, ashtu sikurse  që Franca në krye me De Golin ia njohu pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes Algjerisë (ish-kolonisë së saj  132-vjeçare) më  19 mars 1962.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat