Koalicioni Vuçiq-Sheshel, rrezik për luftë në Kosovë!

Opinione

Koalicioni Vuçiq-Sheshel, rrezik për luftë në Kosovë!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 nëntor 2023 Në ora: 09:39
Aleksandar Vuçiq dhe Vojislav Sheshel

Zgjedhjet lokale dhe nacionale në Serbi që pritet të mbahen më 17 dhjetor, kanë shpërfaqur edhe një herë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiqit.

Bindjet e tij radikale prej nga edhe buron personaliteti i tij politik, kanë prodhuar koalicionin me radikalët.

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe krimineli i luftës, Vojislav Sheshel tha se SRS do të konkurrojë me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në Beograd dhe në zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat në Serbi.

Ndonëse, radikalët me Vuçiqin do të konkurrojnë vetëm në nivel lokal së bashku, pasi siç theksoi Shesheli “në nivel lokal programet e tyre përkojnë”, askush nuk mund të mohojë se Vuçiqi është produkt i Sheshelit dhe si i tillë bindjet e tyre tejkalojnë ato lokale.

Pjesë e këtij koalicioni është edhe Tomislav Nikoliqin, ish-president i Serbisë, dikur bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit.

Në fakt ky është një ribashkim i radikalëve, me Vuçiqin dhe Nikoliçin që u larguan nga Partia Radikale Serbe vetëm pasi ishin të bindur se Shesheli nuk do të kthehej nga Haga. Vuçiqi po e përdorë koalicionin me Sheshelin për të forcuar pozicionin në nivel qëndror edhe përballë ndërkombëtarëve, si dhe për të fituar mbështetje nga baza e qytetarëve serbë të dëshpëruar me presidentin aktual.

Ky është vetëm hapi i parë i koalicionit të mundshëm në nivel lokal, gjë që mundëson koalicion të mundshëm në nivel nacional.

Mundësinë për koalicion nacional e theksoi edhe Shesheli duke theksuar se “nëse progresistët nuk mund të formojnë qeverinë vetë ose nuk munden së bashku me socialistët, atëherë ne jemi gati të hyjmë në qeveri vetëm me ta”.

Mundësia për trazira dhe luftë është me afër se kurrë me koalicionin e krimeve nga më monstruozet në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shesheli dhe Vuçiqi janë tandemi fatal i luftës së mundshme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat