Tradhtia, pabesia, spiunazhi, kolaboracionizcinizmi, injoranca, nebuloza dhe mediokriteti si normë e disa shqipfolësve shpirtshitur dhe tru trashë!

Opinione

Tradhtia, pabesia, spiunazhi, kolaboracionizcinizmi, injoranca, nebuloza dhe mediokriteti si normë e disa shqipfolësve shpirtshitur dhe tru trashë!

Nga: Agron Shabani Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Autori Agron Shabani

Duke e skicuar, hartuar, dhe formuluar, këtë shkrim për gazetë: E para gjë që me kujtohet ose bije (bjen) ndër mend për çastin ose momentin, është një perceptim i njohur i Sokratit kur thotë se: "vdekja nuk është asgjë tjetër, përveçse një simbioze ose variacioni estetik të jetës, ndërsa jeta është një sintezë, simbiozë ose instancë tjetër e njohjes së vdekjes, e cila një ditë mund të vij shumë herët."

Ndryshe nga kjo, sipas Aristotelit, Kantit, Hegelit, Popperit, Feurbachut, si dhe filozofëve ose dijetarëve të tjerë: Njeriu është fragment ose segment i natyrës, prodhim (prodhim) i dashurisë dhe vullnetit të lartë hyjnorë, njerëzorë ose erotik.

Kështu që me shfaqjen e intelektit ose inteligjencës së njeriut, kanë ndryshuar edhe bindjet, besimet, sistemet, situatat e ndryshme normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike, ravijëzuese, konturuese, ekulibruese dhe të tjera së bashku me harmoninë e njohur në mes njeriut, Zotit dhe natyrës.

Se këndejmi, ne sëmuremi, sepse ne plakemi, ne plakemi, sepse duhet të shuhemi ose vdesim një ditë.

Një mendimtar ose psikolog i njohur thotë: Njerëzit gjithmonë vdesin, para se të kenë lindur dhe jetuar si duhet."

Në Kosovë-sidomos.

E sidomos disa shqipfolës stupid, nebuloz, mediokrit, introvert, cinik dhe injorant, të cilët qysh të vegjël ose si fëmijë, i kemi ndierë dhe përjetuar njëkohësisht edhe tradhtinë ose pabesinë, edhe skamjen, robërinë dhe tmerrin e kohës dhe vendit në të cilin kanë lindur dhe jetuar si fremde, si numra, apo si hije.

George Wilhelm Friedrich Hegel, në librin e tij famoz "Fenomenologjia e Shpirtit"( "Phänomenologie des Geistes") thotë: Përparësia dhe dobësia biologjike dhe primatologjike e njeriut, janë besimi, intuita, nderi, morali, edukata, kultura, bukuria, dashuria, trupi, shpirti dhe mendja ose intelekti i tij. (Lexo:"Zurück zu den sachen selbst ").

Bile, Friedrich Nietzsche në një rast shprehët:" Dëgjoni britmat e një nëne (gruaja) kur është duke e lindur femiun, si dhe të një heroi ose ushtari duke ndërruar jetë ose dhënë shpirtin në frontin e luftës ose fushën e nderit....dhe pastaj me thoni nëse ka diçka që nuk lindë dhe nuk vdes pa dhimbje, mundim dhe sakrificë!

Platoni dhe Aristoteli, nuk shihnin asgjë të gabuar në heroizmin, sakrificën dhe hijet e thella kolosale dhe titanike në fytyrën dhe ballin e lartë të një heroi të luftës, strategu ose komandanti.

Disa shqiptar shpirtshitur, tru trashë ose kokëbosh, shohin gjithçka të gabuar dhe te dyshimtë tek heronjtë ose çlirimtarët e Kosovës, Janë si maoistët ose mazohistët kinez, të cilët e shihnin qiellin në det dhe peshqit në qiell....)))

Shpifin, sajojnë, manipulojnë, spekulojnë, i përqeshin dhe injorojnë krye heroin dhe kryetrimin tonë legjendarë, Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin, Lek Dukagjinin, Shën Terezen dhe figurat ose personalitetet tjera monumentale dhe emblematike të shqiptarëve, pa fije turpi, nderi, morali, intelekti, kulture, edukata dhe skrupujsh njerëzorë!

Shpifin, sajojnë, manipulojnë, spekulojnë dhe spiunojnë kundër shqiptarëve të fesë myslimane tek të huajt, të cilët sipas tyre duhet me i dëbuar në shkretëtirën e Anadollit!

Ndërkohë që nuk mund t´i shohin me sy çlirimtarët ose komandantët e ndryshëm shqiptar të UÇK-s, nga të cilët kanë frikë, fobi, urrejtje, xhelozi dhe paranoja të ndryshme imagjinare ose fiktive.

I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (çlirimi) nga frika. (Aung San Suu Kyi)

Ato gjëra çfarë s’i kane parë dhe nuk i kane njohur ose kuptuar ndonjëherë "gjinia e fortë" mashkullore në Kosovë dhe emigracion mbi heroizmin dhe sakrificat e UCK-s, të duket e pamundur t´i thuash në një shkrim gazete si ky..., gjë të cilin mund ta provojë çdonjëri që dëshiron të njihet, qoftë edhe sipërfaqësisht, me kufirin ose "murin e hollë" në mes jetës dhe vdekjes në fushën e nderit ose në frontin e luftë.

Por, ia që disa pasi që i kanë mësuar përmendësh gjysmën e shkronjave të alfabetit shqip së bashku me tabelën e shumëzimit, janë bërë "patriot, intelektual, historian, analist" etj...

Jeta është e bukur.. Një refren, dekalog, testament....

Një ditar i papërfunduar kurrë....)))

Jeta është një 'numëratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitet e ikura në pakthim, lëkura thahet, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, verbohet, tërbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminat, kaloritë, forca (fuqia), energjia e dikurshme, vitaminat ose lëngjet e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij, dhe ku çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përsëri në fillim ose embrion....

Kjo vlen për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat