Me rastin e Festës së Ditës së Flamurit

Opinione

Me rastin e Festës së Ditës së Flamurit

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Me ketë shkrim, iu urojë Festën e Flamurit, datën më madhore kombëtare, të gjithë shqiptarëve kudo që janë e jetojnë.

Si e ke emrin more djalë,

Besa besë unë jam shqiptar,

Se Shqipëria ka një fjalë,

Më ke nënë e të kam djalë.

Gjithë shqiptarët kudo që janë,

Nuk kanë tjetër veqë një nënë,

E cila quhet SHQIPËRI,

Nga Kosova në Çamëri.

S’ka dyshim se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, paraqet momentin më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, e cila sublimoj aspiratat dhe synimet tona historike shekullore, për formimin e shtetit tonë nacional, Shqipërinë e mirëfilltë në trojet e veta etno-gjeografike. Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme e Ismajl Qemalit, që doli nga përbërja e tij, përfaqësonin të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga vendet fqinje ballkanike, gjë që i dha këtij Kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Mirëpo, kufijtë e Shqipërisë nacionale, nuk u caktuan me rastin e shpalljes së Pavarësisë më 1912, por në Koferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, në të cilën u coptuan trojet shqiptare dhe u pengua formimi i shtetit nacional etno-gjeografik shqiptar.

Edhe pse Kuvendi i Vlorës, në programet e tij e kishte Shqipërinë natyrale, Fuqitë e Mëdha, veçmas ato evropiane, për interesat e tyre e për të josh orekset hegjemoniste, të fqinjëve tanë, i coptuan me “gërshër” tokat shqiptare, dhe në këtë mënyrë shkatërruan kompaktësin territoriale dhe kombëtare, në dëm të etnitetit shqiptar. Me këtë rast nga territoret etnike shqiptare u shkëputën rreth 52 mijë km2, nga të cilat Serbisë iu dhanë mbi 34 mijë km2, Malit të Zi 7 mijë km2 dhe Greqisë rreth 10 mijë km2. Në këtë mënyrë u formuan Greqia e Madhe, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe dhe Mali i Zi i Madh. Këto padrejtësi që u bënë shqiptarëve, bënë që Shqipëria aktuale, apo londoneze të jetë e tkurrur dhe është i vetmi vend në botë që në të gjitha anët e horizontit, kufizohet me etnitetin e saj kombëtar. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, shqiptarët kurrë nuk i njohën e nuk i pranuan vendimet e Koferencës së Londrës dhe Kongresit të Berlinit, të cilat ua mbyllën rrugën formimit të shtetit: një komb një shtet një flamur, një gjuhë. Ndonëse Fuqit e Mëdha, të vetëdijshme për këtë veprim, se coptimi i trojeve shqiptare ishte e pa drejtë historike dhe kombëtare, ato asnjëherë nuk e shtruan pyetjen: A thua populli shqiptar e meriton lirinë si më i vjetri në Ballkan e Evropë dhe të sundojë trojet e veta e të lirohet një herë e përgjitmonë nga këthetrat barbare okupuese e hegjemoniste sllavo-ortodikse?! Jo vetëm këtë, por ata trojet etnike shqiptare i përkundnin në djepin e fatit duke i hedhur nëpër shtetet fqinje, që ishin aleate të tyre. Kështu, filloi ngritja e perdes dhe paraqitja e tragjedisë shqiptare nga diplomacia evropiane.

Lidhur me padrejtësinë që iu bënë shqiptarve në ketë kohë nga Fuqitë e Mëdha, reagoi vetëm Presidenti i SHBA z. W. Villson, i cili në Kongresin e Paqes në Paris, më 20 korrik 1918, ndër të tjera kishte deklaruar: “Në Kogresin e Paqes do të kem vetëm një zë dhe atë zë do ta përdori për të mirën e Shqipërisë”. Në ketë Kongres ai kundërshtoi coptimin e territoreve etnike shqitare të uzurpura dhe u angazhua për formimin e shtetit nacional shqiptar në trojet e tyre. Lidhur me ketë, Presidenti Villson dhe Qeveria amerikane, jo vetëm që kundërshtuan, por bënë një analizë komplekse, duke përcaktuar kufijtë dhe kthimin e territoreve të aneksuara shqiptare në trungun nga ishin coptuar. Jo vetëm kaq, Presidenti Villson në periudhën 1918-1920, kundërshoti të gjitha Marrëveshjet e fshehta për coptimin e tokave shqiptare mes Italisë, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Andaj, qëndrimi dhe angazhimi i Presidentit Villson dhe Amerikës, njëherit paraqet thirrjen dhe mbështetjen e parë ndërkombëtare, për Ribashkimin kombëtar dhe formimin e shtetit nacional etno-gjeografik shqiptar. Kjo e drejtë historike dhe kombëtare e shqiptarëve nuk ka vdekur. Ishte dhe mbetet aspiratë e shqiptarëve, e cila duhet të aktualizohet dhe intensifikohet nga Qeveritë e dy shteteve tona, deri sa të realizohet si e tillë. Si rrjedhim, luftërat dhe aspiratat e shqiptarëve, për të mbrojtur trojet e veta dhe krijimin e shtetit të tyre nacional, për herë të parë, nga faktori ndërkombëtar u mbështetën nga Paresidenti Villson, përkatësiht SHBA. Lavdi Presidentit Villson, që gjithmonë do të jetë në zemrat shqiptare. Falemnderit Amerikë, që si në të kaluarën ashtu edhe tani po mbështet dhe është në anën e së drejtës historike dhe kombëtare të shqiptarve. Këtë më së miri e tregon mbështetja e SHBA-së në Pavarësinë e Republikës së Kosovës, e cila u arrit falë triumfit të UÇK-së, në mbështetje të NATO-së, në krye me SHBA. Njëherit, edhe ne shqiptarët jemi dhe do të mbesim për herë aleat dhe miq më të sinqert të SHBA. Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane, e cila do të jetë e përhershme.

Shikuar historikisht, shekulli XIX dhe XX ishin të kobshëm për popullin shqiptar, në cilën periudhë u coptuan territoret etnike shqiptare dhe u pengua formimi i Shqipërisë natyrale etno-gjeografike. Këto procese historike, kushtëzuan që në kuadër të Ballkanit Perëndimor, vetëm çështja nacionale shqiptare mbeti e pa zgjidhur. Andaj, pa zgjidhjen e drejtë të çështjes nacionale shqitpare nuk do të ketë qetësi në Ballkan, sepse ende ekzistojnë aspirata hegjemoniste të Serbisë dhe Greqisë, ndaj pjesëve të caktuara të trojeve tona. Për ta luftuar hegjemonizmin e këtyre dy vendeve, paraqitet nevoja e zgjidhjes së drejtë të çështjes nacionale shqiptare. Kjo zgjidhje mund të bëhët me Ribashkimin kombëtar të shqiptarëve. Ribashkimi është e drejtë historike dhe kombëtare e shqitparëve dhe nuk paraqet tabu temë, as utopi, por realitet, si dhe as Shqipëri të Madhe, siç pretendojnë ta quajnë Serbët. Termi “Shqipëri e Madhe”, është tezë e lansuar shumë më herët nga Akademia serbe, që aludon në pengimin e Ribashkimit kombëtar, duke potencuar se me ketë rast formohet “Shqipëria e Madhe” dhe Kosova “zemra” e Serbisë po i shkëputet dhe po i bashkohet Shqipërisë, si dhe të ndasisë sonë kombëtare, duke thënë: “Viste shiptari, a oni su albanci”. Kjo përkthyerë në gjuhën shqipe do të thotë se, ju në Kosovë jeni shiptar, bile shpeshë edhe duke na quajtur “shiftari”, që në gjuhën serbe ka konotacion përbuzës të prapambetur, pa kulturë etj. kurse ata në Shqipëri janë shqipëtar. Si rrjedhim, interpretimi i kësaj teze të Akademisë serbe do të thotë se ne shqiptarët nuk qenkemi një komb, nuk kemi një gjak, një gjuhë, një kulturë, një histori. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se shqiptarët jasht shtetit të Shqipërisë aktuale, janë nën grup i kombit shqiptar, por jo një komb me shqitarët e Shqipërisë. Ndonëse, për fat të keq, edhe brenda shqiptarëve sot ka zëra “pro” dhe “kontra” ribashkimit kombëtar. Lidhur me ketë kemi dy teza: në Shqipëri kemi zëra që thonë se “çështja e Bashkimit Kombëtar duhet të mbyllet përfundimisht”, kurse në Kosovë, disa kuazi intelektual zhvillojnë tezën e “Kombit Kosovar”. Kjo tezë doli pas Pavarësisë së Kosovës. Skandaloze. Kjo tezë del vetëm nga ata që në damarët e tyre nuk rrjedhë gjak shqiptari. Nuk ka “komb kosovar”, i cili term është inekzistent si i tillë në historinë dhe fjalorin tonë kombëtar, edhe pse kemi shtetin e Republikës së Kosovës. Shqiptarët në Kosovë, janë kosovar nga shtrirja gjeografike, por asesi nuk janë komb, por shqiptar të Dardanisë si pjesë e Shqipërisë veriore etno-gjeografike. Këta zotëri duhet të dinë se, shteti nuk formon komb, por kombi formon shtet, siç është rasti tani me Kosovën. Vetvetiu u shtrohet pyetja këtyre autorëve. Në qoftëse ekziston “kombi kosovar”, atëherë, shqiptarët në Maqedoninë Veriore, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi, cilit komb i parkasin ata: Kombit shqiptar, apo “kosovar”?!! Ndoshta, edhe shqiptaret e këtyre trojeve tona, do të formojnë ndonjë komb të ri?! Këto teza, çojnë ujë në mullirin e armiqeve tanë, që kundërshtojnë Ribashkimin kombëtar shqiptar. Për fat të mirë, këto teza nuk kanë mbështetje te popullata dhe institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës, veçmas të diasporës dhe u pritën me reagime dhe indinjatë të thellë.

Andaj, që të dy këto teza janë antikombëtare, të pa justifikueshme, të papranueshme dhe ofenduese ndaj historisë, sakrificave dhe të gjitha luftërave dhe përpjekjeve të shqitparëve si komb për liri dhe formimin e shtetit të tyre nacional, në kuadër të cilit do të përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare. Kështu, këta zotëri dhe gjithë ata që kanë të të njëjtin mendim, duhet ta kuptojnë se për ribashkimin kombëtar nuk mund të flas individi, grup individësh, apo ndonjë parti, për këtë do të flasin institucionet shtetërore tani të Shqipërisë dhe të Kosovës, e në të ardhmën dhashtë Zoti jo të largtë, përfundimisht për këtë do të vendos populli nëpërmjet referendumit mbarëkombëtar.

Tezat e sipër cekura, shtrojnë nevojën e hartimit të Platformës mbarëkombëtare dhe formimin e organizmave mbi shtetëror, që do të zhveshin petkun shtetëror dhe do të veshin petkun kombëtar. Këto organizma do të udhëheqen nga elita kombëtare që do të angazhohen rreth unitetit mbarëkombëtar dhe për realizimin e qëllimeve tona historike kombëtare, duke i luftuar të gjitha dukurit anatikombëtare, nga kushdo e kudo që ato paraqiten në trojet tona etnike. S’ka dyshim se perspektiva e shqiptarëve është në Ribashkimin kombëtar, atë që thonte prof. Aleks Buda “Bashkimi nuk ka alternativë”, apo atë që e potenconte intelektuali i mirëfilltë i madhi Faik Konica “Nëse jemi të bashkuar, e pa mundura bëhet e mundur, nese jemi të ndarë, e mundura bëhet e pa mundur”.

Në shekullin XIX, me formimin e kombeve dhe krijimin e shteteve në baza nacionale, shqiptarëve iu është mohuar kjo e drejtë univerzale e popujve dhe e drejtë e jona historike dhe kombëtare. Andaj, Fuqitë e Mëdha të kohës, në vend që këtë të drejtë t’ua pranojnë edhe shqiptarëve, bënë coptimin e trojeve tona etnike.

Andaj, derisa shekulli XIX dhe XX ishte coptimi i territoreve shqiptare, shekulli XXI duhet të jetë shekulli i shqiptarëve, rikthimi i trojeve të pushtuara dhe të aneksuara nga fqinjët tanë me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kështu, deri sa baballarët, gjyshëritë dhe stërgjyshëritë pjesëmarrës në Kongresin e Londrës (1913), “konstruktonin” kufijtë e Ballkanit Perëndimor me “gërshër”, në dëm të trojeve dhe kombit shqiptar, bijetë e tyre tani duhet të “kostruktojnë” modelin dhe formën më të mirë evulutive, që pjesët e coptuara t’i kthejnë në trungun nga i kanë shkëputur të parët e tyre. Me këtë rast, demokratët evropianë do ta këthejnë borxhin dhe do t’i përmirësojnë gabimet dhe shtrembërimet dhe të padrjetat që bënë të parët e tyre ndaj kombit shqiptarë. Andaj, edhe shqiptarët duhet të kenë shtetin e tyre nacional, siç e kanë të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, formimin e të cilit na i ka borxh Evropa, që na ka coputuar. Këtë duhet ta sjellë Nëntori i Tretë, që duhet të ndodhë jo më larg se në pjesën e parë të shekullit XXI. Nëntori i parë ishte 28 nëntor 1443, kur Skenderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë, nëntori i dytë ishte 28 nëntori 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe nëntori i tretë do të jetë me rastin e festimit të RIBASHKIMIT KOMBËTAR.

Ky problem me përmasa ndërkombëtare, në rend të parë varet nga ne se si i qasemi ribashkimit kombëtar, i cili është aspirat e jona shekollure e kombëtare, si dhe nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar, duke i veçuar SHBA. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, ribashkimi shqiptar nuk e destabilizon Ballkanin, përkundrazi e stabilizon, sepse ia shuan aspiratet e fqinjëve që edhe më tej të uzurpojnë tokat tona. Zgjidhja e çështjes nacionale shqiptare është proces. Andaj, për të realizuar këtë qëllim, faktori ndërkombëtar nuk do të na mbështesë e përkrah nëse ne shqipatarët nuk do të nxitim këtë çështje. Pos tjerash, nevojitet pajtim mbarëkombëtar dhe ngritja e vetëdijes kombëtare mbi interesat personale, rajonale e partiake. Pra, ne shqiptarët duhet të kuptojmë njëherë e përgjithmonë se, nuk ka JU dhe NA, por ka vetëm NA, pra që të gjithë jem shqiptar, dhe nën një territor e flamuar duam ribashkim e shtet kombëtar.

Në fund, duke sublimuar gjithë atë që u tha më sipër, duhet potencuar se, me Pavarësinë e Republikës së Kosovës, është vuarë gurthemeli dhe hapi më i madh dhe më i sigurt drejtë Ribashkimit mbarëkombëtar. Në këtë drejtim duhet të avancohen proceset integruese në të gjitha sferat ekonomiko-shoqërore Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas. Psh. në ekonomi, qarkullimi i mallrave, njerëzve, kapitalit, ideve etj. në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe anasjelltas, duhet të bëhen pa kurrfarë barierash administrative dhe fiskale. Në këtë mënyrë ne formojmë tregun e përbashkët shqiptaro-shqiptar, përkatësisht kombëtar me një numër mbi 8 milion banor, që do të jetë në interes të ekonomisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, përkatësisht të kombit tonë. Në këtë mënyrë do të tregojmë se, Kosovë-Shqipëri, janë nënë e bijë dhe pa kufij.

Rroftë Shqipëria, shteti amë i gjithë shqiptarëve,

Rroftë Republika e Kosovës-Dardane,

Rroftë Amerika dhe populli amerikanë.

Rroftë diaspora shqiptare, shtylla kryesore politike dhe ekonomike kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat