PDK bënte thirrje për bojkot të Fondit për FSK, për interesa personale e dëmtojnë atdheun

Opinione

PDK bënte thirrje për bojkot të Fondit për FSK, për interesa personale e dëmtojnë atdheun

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 13:23
Autori Faton Mehmeti

Një ditë para Festës së Flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë festohet në vendin tonë Dita e Forcës, referohet FSK si ushtri e vendit. Në mesin e urimeve për këtë ditë duhet veçuar urimin e kreut të PDK-së, jo për ndonjë gjë tjetër përveç hipokrizisë së shfaqur nga ai. Memli Krasniqi në urimin e tij njoftoi se Grupi Parlamentar i PDK-së do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës. Kjo deklaratë hipokrite bie ndesh me qëndrimin zyrtar të PDK-së të shprehur menjëherë sapo qeveria e Kosovës ndërmori iniciativë për formimin e Fondit të Isgurisë për FSK.

Reagimi i tyre vjen pikërisht në ditën edhe kur u hap llogaria bankare dhe në të u derdhën mijëra eurove donacione. Për më tepër zyrtarët e saj edhe në Diasporë, respektivisht në Gjermani kanë bërë thirrje që mos të mbështetet ky fond. Të gjithë ishin pro "Fondit të Ushtrisë" përveç PDK-së., aq sa edhe lideri i AAK-së reagoi me mllef sepse, siç u shpreh Ramushi "se nuk po e kupton se përse PDK është kundër fondit të ushtrisë.

Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin. A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre.." Fakti se PDK ka bërë thirrje për mos mbështetje të Fondit shpërfaq imazhin e saj të vërtetë për një parti që mbi çdo gjë ka interes pushtetin. Ky Fond është bërë në

konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, siç deklaronte kryeministri Kurti çka shton edhe më shumë besimin tek ky Fond dhe mbi të gjitha tek nevoja për forcim të ushtrisë. Shteti nuk ndjehet i sigurt dhe as qytetarët e saj pa ushtri, e pa ushtri s’ka shtet, andaj është edhe obligim i çdo qytetari që të ndihmojë ushtrinë e vendit. PDK, pavarësisht dëmeve të mëdha vendit është momenti të mbështet ushtrinë dhe çdo gjë që është në shërbim të atdheut, interesat politike shkojnë e vijnë e atdheu mbetet gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat