Orientimet në karrierë duhet të forcohen

Opinione

Orientimet në karrierë duhet të forcohen

Nga: Abdulah Ahmedi Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 09:22
Abdulah Ahmedi

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po godet shumë sektorë të aktivitetit në Zvicër dhe në Unionin evropian. Kurse, në të njejtën kohë vendet që dëshirojnë të aderojnë në Unionin evropian, shtetet e Balkanit perendimor, janë të prekur nga levizja e puntorve të kulifikuar, po në këto sektorë, për jetë më të mirë drejtë vendeve të zhvilluara. Kështu, të dhënat tregojnë se sektorët më të prekur janë veçanërisht industria (informatika), shëndetësia, kujdesi personal, ndërtimtaria, hoteleria. Dhe, pyetja është se si me plotsuar këtë mungesë të puntorve në këta sektorë ?

Veç dihet se atraktiviteti i puntorve është në varshmëri nga tregu i punës si dhe aktivitetët ekonomike dhe qëndrueshmëria e bizneseve nuk mund të sigurohet pa një treg pune. Prandaj, për mungesën e puntorve të kualifikuar do të duhet që autoritetet e shteteve të përcaktojnë ose të vazhdojnë me politika nxitëse apo inkurajuese në fushat e veprimit : vazhdimin e trajnimit dhe ngritjen e nivelit të kualifikimeve për të përmbushur nevojat e tregut të punës; përmirësimi i ekuilibrit midis jetës profesionale dhe asaj private; krijimi i kushteve të mira për punësim deri në moshën e pensionit dhe më tej; promovimi i inovacioneve për të lehtësuar rritjen e produktivitetit.

Por çka konstatojmë sot se në asnjë moment nuk trajtohet çështja e orientimit profesional për të rinjtë, edhe pse forcimi i tij mund të japë një kontribut të rëndësishëm në çështjen e nevojave për punë të kualifikuar. Kështu, orientimi në karrierë është përgjegjësi e shteteve nacionale, do të thotë të jenë një shtysë me një program kombëtar për të forcuar orientimin në karrierë për profesionet që ofrojnë perspektiva profesionale dhe vende pune të mirëpritura. Mbështetja për të rinjtë tanë nga institucionet e trajnimit do të bënte të mundur zbulimin konkret të profesioneve të shumta në ndërtimtari , shëndetësi, përpunim të ushqimit, hoteleri, industri (informatik) dhe madje edhe në tranzicionin energjetik.

Orientimet në karrierë duhet forcuar edhe më shumë për arsye se kjo mënyrë e të vepruarit do të plotësonte fuqin puntore tek shtetet të Unionit evropian dhe në Zvicër dhe do të ngadalsonte levizjen ( migrimin) e të rinjve nga shtetet e Blallkanit perendimor drejtë trgut evropian. Një arsye më shumë është se orietimet në karrierë u ofron punëdhënësve një dorë të zgjatur të ndihmës për punëtor të kualifikuar dhe të trajnuar mirë.

Larg qoftë që unë të kundërshtoj modelet tona të ndryshme të arsimit të lartë universitare, shkollave të larta apo trajnimeve të dyfishta, të cilat janë krejtësisht të kënaqshme ! megjithatë çështja e orientimit profesional meriton të shtrohet. Ndaj mendjen se ështe një kërkesë imediate që do të duhet kërkuar sheteve nacionale që të forcojën orientimet në karrierë të profesioneve për të rinjtë tanë nëpërmjet programeve kombëtare për promovimin e profesioneve që ofrojnë perspektiva profesionale në tregun e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat