“Çlirimi” që pushkatoi korifenjtë e pavarësisë!

Opinione

“Çlirimi” që pushkatoi korifenjtë e pavarësisë!

Nga: Besim Ndregjoni Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 12:38
Aurori Besim Ndregjoni

Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha e cila për 45 vite u bë diktatura më kriminale e pashembullt për gjysmë shekulli që pasoi. Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfar solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, bilancin e krimit komunist, dhe këtë bilanc nuk e kishim ne në arkivat tona, por e kishin ata që muarën pushtetin me 29 nëndor 1944. Se ne nuk kishim arkiva, shtetin e kishin marrë kriminelët të cilët krenoheshin me krimet e tyre ndaj nesh. Bilanci që solli data 29 nëndor 1944 është e publikuar nga shteti shqiptar, ku mbi 6000 veta u pushkatuan dhe sot atyre ju jan zhdukur kufomat.

29 nëndor 1944, erdhi me reprezalje të pa imgjueshme për popullin shqiptar. “Çlirimi”i 29,tës, pushkatoi korifenjtë e pamvarsisë 1. Bedri Pejanin 1946, 2. Lef Nosi, 1946

U dënuan me burgim politikë 1. Qazim Kokoshi 1947. 2. Shefqet Daiu 1946

3. Zihni Abas Kanina Hamzaraj. 1957. 4. Ferit Vokopola 1967. Vdiqën jashtë Shqipërisë të degtisur nga diktatura e 29 nëndorit 1. Mithat Frashëri 1949, 2. Mustafa Kruja Merlika 1958, 3. Rexhep Mitrovica 1960, 4. Dhimitër Berati 1970.

Xhelatët komunistë vranë mbi 109 shqiptar në Tiranë ku në mes tyre ishin dhe 39 intelektualë të fushave të ndryshme që i shërbenin administrimit të shtetit shqiptar. Partizanët komunistë hodhën në erë varrin e pinjolles, fisnikes së njohur Tiranase, Nënës Mbretëreshë Sadie Toptani. Përdhunimet e varreve kishin filluar që në Berat kur u instalue Qeveria e sadistit Enver Hoxha , kur partizanët komunistë nxorën eshtrat e Kryeministrit Vrioni dhe i hodhën në lumin Osum. Vazhduan me hedhjen e eshtrave të Homerit Shqiptar At Gjergj Fishtës në lumin Drin. Vazhduan me pushkatimin e elitës së Kombit, ku etrit e pamvarsisë i pushkatuan dhe sot në 111 vjetorin e mëvetësisë së kombit tonë shumica e këtyre korifenjve që i dhanë pamvarsinë Shqipërisë ndodhen pa një varr në tokën e tyre. 29 nëndori 1944 pushkatoi 28 nëndorin e Skenderbeut , e të Ismail Qemalit . Vazhduan me pushkatimin e deputeteve që kishin bashkëpunuar me to në vitet e luftës së dytë botërore. Mbi 36 mijë shqiptarë u burgosën politikishtë, dhe u torturuan në mënyrë çnjerzore, vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje u internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatërrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Sot atdheu im Shqipëria mbas 79 vitesh ndodhet e ndarë, se nuk u dënua krimi i 29 nëndorit 1944 .

29 nëndor 2023, mbas 79 vitesh në pushtet është një mazhoranca politike që evokon “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kaçaçke nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kuroruzohet me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve, lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historigrafinë 79 vjecare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës se ndonjërit që vendosi ti jap cdo km katror të truallit shqiptar një martir imagjinar të luftës për komunizëm.

Data 29 nëndor 1944 i bëri shqiptarët komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 79 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë .
Sot pushteti politik i udhëhequr nga trashëgimtarët e xhelatëve të komunizmit e quajnë këtë datë “nata e bardhë” e quajnë nderim dhe sakrificë luftën” imagjinare” të komunistëve.

Ne familjet antikomuniste, përulemi ndaj viktimave se ata u vranë pa faj. Çdo jetë shqiptari që është flijuar me besim në mbrotje të kombit kundra pushtuesve duhet të nderohet, ne çmojmë dhe nderojmë Borovën dhe përulemi me nderim ndaj jetëve të tyre.. por nuk mund të nderojmë veprimet kriminale të njësive guerile që vrisnin ata shqiptarë që s’pranonin të ishin komunistë. Dhe ata të vrarë shqiptarë janë trefishi i pushtuesve që u vranë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë , ne nderojmë ata të rinj shqiptarë që u vranë për idealet e lirisë pavarësisht se ishin me bindje komuniste, ashtu siç nderojmë luftëtaret antifashistë Abas Kupin, Mujo Ulqinakun dëshmorin e pare antifashit në europë, Hamit Matjanin, Hysni Lepenicën, Muharrem Bajraktarin e Gani Beg Kryeziun, Safet Butkën, e Llan Destan Ndregjoni. Homazhe në varreza që pushteti diktatorial i pat vendosur, dhe në atë varrezë nuk ke asnje dëshmorë që është vrarë kundra fashizmit nazizmit vetem se ata nuk njiheshin dëshmorë nga regjimi që ndërtoi atë parcelë. Është ky kaos moral e shoqëror është kjo zbrazëti shpirtëror qe lejoi kaosin politik që kemi jetuar e jetojmë për afër 33 vite tranzicion. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të partive politike në mbrotje të terrorit varfërisë , çnjerëzorë, që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlyshët e tij. Me pompozitetet dhe delirin e diktatorit Hoxha mazhoranca aktuale përpara atyre që i quan veteran, dhe janë pjesëmarrës direk në vrasjet e kundërshtarëve të komunizmit në 29 nëndor, etikoi tradhtar mijëra shqiptar që i vrau kjo datë. Po ju trashëgimtarë të xhelatëve të 29 nëndorit, a jeni tradhtar të sistemit ku jemi që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerëzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Pesha e luftës së djeshme para degradimit moral ku kishin ra komunistët shqiptare dhe sot trashëgimtaret e tyre nuk mund të njihet e të jetë pjesë e historisë kombëtare. Cila mendje normale , cila ndërgjegje njerëzorë , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrëzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kalueme komuniste, dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errsirat e burgjeve të natës pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku.

6000 familje presin eshtrat dhe një MUR memorizimi të cilën kjo mazhorancë politike sunduese hesht, dhe nuk denjon ta japi. Pse kjo nostalgji këmgulse për diktaturën dhe mos dënimin e një sistemi shkatërrimtar të dënuar nga e gjithë bota e qytetëruar ? Para një gjendje kaq dëshpëruese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, mijëra viktima shqiptare të dates 29 nëndor përsërisim , sëbashku me poetin:
“Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë.
Mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë” (Nellie Saks) 29 nëndori i 1944 është data e vendosjes së diktaturës komuniste, dhe ska asnjë lidhje me çlirimin e vendit.

Shqipëria u pushtuan në 1939 nga fashizmi, në 1943 nga Nazizmi, dhe në 1944 nga diktatura komuniste.
Ne, çdo datë 29 nëndor do të kujtojmë krimet që solli kjo datë diktatoriale. Dhe do ti kujtojmë Ata, e do të reflektojmë mbi krimet komuniste që mos ti rivrasim përsëri. Ne , të mbijetuarit e diktaturës komuniste përfaqësojmë Paqen, pushteti politikë urrejtjen dhe krimin që fillon me 29 nëndor.
Paqja jonë do të fitoi mbi urrejtjen, dhe urrejtsit që krenohen me krimet. Paqja mbi urrejten do të jetë triumfatore e lirisë dhe dashurisë njerzore. Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve dhe trashgimtarve të tyre. Kjo është e vërteta e “Çlirimit” 29 nëndor 1944!

Çdo datë që ka sjell diktaturë, nuk është çlirim por pushtim.

Ne, na përket nderimi si detyrim, për mos i rivrarë si data 29 nëndor korifenjtë e pamvarsisë shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat