Profesor urime ditën e flamurit, ditën më të ndritur të popullit shqiptar “28 Nëntorin”!

Opinione

Profesor urime ditën e flamurit, ditën më të ndritur të popullit shqiptar “28 Nëntorin”!

Nga: Haxhi Lajqi Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:59
Shtatorja e Smajl Hajdarajt

Profesor sot na erdhe si një hero, si një deputet i Kuvendit të Kosovës, na erdhe si në heshtje me pika shiu dhe mall në vendlindje!

28 Nëntori na bashkoj dhe na nderoj me praninë tënde!

Sa qenke zbardhur dhe rënduar nga pesha e plumbave që more nga dora gjakatare,

Sa të paskan lodhur vitet dhe hilet e servilëve, por prapëseprapë i fort po dukesh për ballë grykës së Rugovës, të cilën e deshe dhe të deshi!

Profesor, sot pashë natyra të ndryshme dhe të urryera të cilat më befasuan, por një gjë e mirë më erdhi ndër mend së të gjithë ishin më të vegjel se ti.

Si sot më kujtohet dita e kushtrimit, kur ndëgjova se Smajl Hajdaraj rroki armën dhe doli në ballë të Rugovës, u njoftova se mori edhe titullin e Komandantit të Zonës për Rugovën!

Sa u ndjeva i lumtur dhe krenar për guximin dhe sakrificën tënde profesor i dashur, të lumtë!

Është një thënie e vjetër nga burrat e vjetër të Rugovës, kur thonin, lum për at' burrë që merr armën për lirinë e popullit të vetë!

Një i tillë ishe ti e të rrallë patë si ti në diten e kushtrimit për çlirimin e vendit!

Jeta e jote ishte luftë dhe terë jetën luftove me jetën dhe me pa drejtësit dhe në fund dole fitimtar para historisë dhe njerëzimit!

Ti nuk u poshtërove para pushke si të tjerët që sot zhurmojnë dhe i fryjnë zjarrit për të keq në popull!

Por dole hapur me shokët tu në ballë të betejës me penë edhe me pushkë.

Dhe për atë të them të lumtë për të gjitha, si një njeri që mbrojte institucionet e shtetit dhe Presidentin historik dr.Ibrahim Rugoven, njeriun që të mbrojti dhe të mbështeti sy më sy duke të emëruar deputet të Kuvendit të Kosovës!

Profesor e di që të jemi borgj për punën dhe kontributin e dhënë, prandaj na fal nëse mundesh për dobësitë dhe zënkat e bëra!

Lavdi veprës dhe jetës tënde për jetë dhe mot!

Me respekt miku dhe ish nxënësi i juaj, Haxhi Lajqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat