Dardan dështaku i etur për pushtet sulmon policinë me shok bombë

Opinione

Dardan dështaku i etur për pushtet sulmon policinë me shok bombë

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:00
Autori Faton Mehmeti

Thuhet se ishte njëri që ishte bërë i mërzitshëm dhe askush nuk i fliste, kur mbeti vet shkonte tek njerëzit dhe u thoshte: Pse s’po folni për mua, pse s’po merreni me mua dhe kështu fillonte konflikti. Ky rast ngjason në çdo drejtim me Darfan Molliqaj. I dështuar në politikë me vetëm 3 mijë vota që mori në koalicion me AAK, Dardani hallin e tij po tenton ta shndërrojë në hall të përgjithshëm.

Ka gjetur ca dështakë si vetja ( fatmirësisht janë pak) dhe me këtë rast nuk le asnjë ngjarje të rëndësishme mediatike për të bërë aksione për t'u marr të tjerët me te. Megjithatë dështaku mbetët dështak. Me rastin e vizitës në vendin tonë nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, dështakët organizuan protestë. Me këtë rast prodhuan dhunë duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të policisë.

Veprime banditeske nga të dëshpëruarit që nuk kanë as hallin e Hashimit e të arrestuarve në Hagë që dikur edhe e etiketonin, hall kanë pamundësinë për të pranuar dështimin e tyre. Mirëpo shteti të ndërmerr masa dhe të ndëshkojë këdo që prish rendin juridik, për më tepër duke sulmuar policinë me shok-bomba e gaz lotsjellës. Natyrisht se policia arrestoi Dardan Molliqajn dhe ca servilë të tij, e sigurisht nuk duhet liruar siç ka ndodhur në të kaluarën.

Me sulmua policinë me shok-bombë është tentim vrasje dhe kjo duhet ndëshkuar. Nga tensionet me këtë rast është lënduar edhe një gazetar, e krejt këto dikush duhet t'i paguajë, ndryshe shteti shndërrohet në shesh ku çdo i dëshpëruar apo i çmendur sulmon të tjerët për pamundësinë e përballjes me realitetin e dështakut në jetë apo politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat