Vuçiqi me Hashimin dhe Isën i ka mbajt zgjedhjet e Serbisë kur ka dashur në Kosovë, me Albinin i ka has “sharra në gozhdë”

Opinione

Vuçiqi me Hashimin dhe Isën i ka mbajt zgjedhjet e Serbisë kur ka dashur në Kosovë, me Albinin i ka has “sharra në gozhdë”

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 09:50
Autori Faton Mehmeti

Që nga ardhja e Albin Kurtit, Serbia është detyruar të ndërpres zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë si të ishte në  "bahqe të babës" Serbia organizonte zgjedhje në Kosovë si të ishte në territorin e saj të cilat janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së dhe deri në vitin 2020 Kosova nuk e ka penguar organizimin e tyre. Votat janë grumbulluar nga OSBE-ja dhe janë dërguar për numërim në Serbi. Mirë, që nga ardhja e qeverisë Kurti gjërat kanë ndryshuar. Pengesa e parë ndodhi në janar të vitit 2022.

Qeveria e Kosovës nuk pranoi mbajtjen në shtetin e saj të një referendumi të Serbisë, duke ofruar mundësinë që kjo të ndodhë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë, gjë që u refuzua nga Beogradi. Pastaj në prill të po të njëjtit vit, Kurti prapë kishte theksuar se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj. Serbia përsëri refuzoi dhe si rrjedhojë votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi. Duket se skenari i njëjtë do të ndodh edhe në fund të këtij viti, respektivisht për zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen me 17 dhjetor.

Serbia ditë më parë ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, por jo i Prishtinës, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. Kjo kërkesë drejtuar OSBE-së, nuk do të merret parasysh nga qeveria e Kosovës, për faktin që qeveria e Kosovës ka kërkuar që për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje të veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Serbia nuk e pranon, andaj pritet që mos të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Edhe pse pati reagime edhe nga zëdhënësi i Komisionit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Peter Stand, i cili ka shprehur “keqardhje” e tij për këtë zhvillim. Gjithsesi kjo gjë nuk e ka zmbrapsur qeverinë nga ushtrimi i sovranitetit të vendit. Shteti mbahet me vendosmëri dhe respektim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat