Fati i Kosovës dhe ditëlindja e Atit të shtetit të Kosovës, janë Një

Opinione

Fati i Kosovës dhe ditëlindja e Atit të shtetit të Kosovës, janë Një

Nga: Fatmir Bajraj Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 18:17
Fatmir Bajraj

Dr Ibrahim Rugova ishte misionar dhe politiken e kishte instrument në përmbushjën e misionit të Tij profetik ; çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, dhe ky është Kosovacentrizmi i përjetshëm !

Orientimi perëndimor i Kosovës dhe i shqiptarëve  si vizion dhe strategji nacionale e presidentit historik, Ibrahim Rugova, krijoj miqësi, aleancë dhe partneritet për kauzën tonë nacionale për liri & pavarësi, dhe ky orientim është konstant.  

Miqësia e përhershme me SHBA-të, më partnerin tonë strategjik & jetik, meritë kjo kryekëput e presidentit historik, Ibrahim  Rugova, e bëri kauzën tonë inters nacional të SHBA-vë, dhe kjo miqësi është e palëkundur dhe permanente !

Sot e 79 vite më parë, u ngjz fati i Kosovës së pavarur !

U lind :

Rilindësi i Dardanisë Antike-Kosovës,

Babai i Kosovës së lirë e sovrane,

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës,

Themeluesi i  shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës,

Ai që bekoj Kosovën dhe shqiptarët me veprën e Tij jetësore :

Ibrahim Rugova, sot ka Ditëlindjën e 79-të.

Urime Ditëlindja, i dashur President Rugova, por sot bashkë me urimin, ndaj shqetësimin tim dhe jo vetëm ;

Për trojet e Arbërit, për Dardaninë Antike, për Kosovën që na le amanet dhe shqiptarët të cillët i bekove me veprën jetësore, Ditëlindja e juaj, është një ditë dhe datë e bekuar !

President historik, Dr.Ibrahim Rugova !

Neve, brezi i Republikës, do të bëjmë t'pamundurën që t'ruajmë amanetin tënd :

Identitetin tonë historik, nacional e kulturor të kultivuar e t'farkuar ndër shekuj e breza,

Do ruajmë e kultivojmë, orientimin tonë të lashtë, euro-përendimor dhe Pellazgo-Ilir,

Do ruajmë dhe kultivojmë me fanatizëm, vizionin Tuaj për Kosovën dhe shqiptarët n'Gadishullin Ilirik,

Do ruajmë dhe thellojmë miqësinë dhe bashkpunimin me aleatët tanë n'krye me Amerikën, lidhje këto të cilat i bekove Ti, me veprën kolosale n'sherbim t'lirisë dhe ri-bërjes së atdheut-Republikës së pavarur të Kosovës.

Zoti t'bekoftë president Rugova, Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.

L A V D I

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat