Ditëlindja e një prej dardanëve më të mëdhenjë – presidentit Ibrahim Rugova

Opinione

Ditëlindja e një prej dardanëve më të mëdhenjë – presidentit Ibrahim Rugova

Nga: Gjon Keka Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:39
Ibrahim Rugova

Si çdo njeri i madh, edhe Presidenti vizionar e historik Ibrahim Rugova ndikoi jo vetëm nëpërmjet shembujve të tij si në udhëheqje të urtë e vizionare duke e orientuar Kosovën kah familja europiane, por mbi të gjitha nëpërmjet personalitetit të tij, durimit dhe qëllimit të qartë të tij për të ardhmen e Kosovës së tij europiane të cilën e deshi deri në frymën e fundit.

Populli i tij dardan i njohu tiparet e karakterit të tij, të përmbledhura në një njeri finsik të devotshmërisë së thellë të durimit dhe gëzimit të përzemërt, pastaj forca e besimit dhe guximit për të thënë të vërtetën ishin po aq dardane sa kokëfortësia dhe kryeneçësia e tij e herëpashershme.

2 dhjetori 1944(2023) na kujton sot 79 vjetorin e lindjes së një prej burrështetasve më të mëdhenj dardan të Kosovës.

Përkujtimi i thjeshtë dhe dinjitoz, i cili sot bashkoi dardanët e vërtetë të presidentit Ibrahim Rugova i cili edhe pse nuk është fizikisht në Dardaninë e ti,por ai dhe vepra e tij do të kenë ende ndikim në zemrat dhe nevoja për të ruajtur një shenjë kujtimi për të ndihet ende në shumë mënyra dhe do të kujtohet sigurisht përgjithmonë nga dardanët e tij.

Asnjë dardan që nga Konstantini i Madh, Pjetër Bogdani etj, nuk ka fituar një dashuri dhe nderim kaq universal nga pasardhësit si presidenti vizionar dhe historik dr.Ibrahim Rugova.

Rugova ka meritën e madhe, jo vetëm si udhëheqës vizionar i cili tërë jetën dhe veprën e tij ia kushtoi lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, por edhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës në botë, si dhe për durimin dhe bashkimin e tij me zemrat e popullit të vetë.Sikur dihet populli i Kosovës kishte një dashuri të madhe për presidentin dr.Ibrahim Rugova dhe e shihte atë si të vetmtin udhëzues drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ata që nuk e përkujtojnë dhe nuk e njohin presidentin vizionar e historik Ibrahim Rugovën, janë vetëm armiqtë e tij dhe të mjerët e të humburit në errësirën e ideologjike që janë pushtuar e veshur. Prandaj edhe ekziston një proverb se „çdo lulëzim i ri verbon budallenjtë“. Por presidentin dr.Ibrahim Rugova na dërgoi me mirësinë e saj Qielli e Zoti për ta bërë mik e aleat ShBA-n përmes një lajmëtari të tillë sikur ishte ai.

Kosova e pavarur, europiane dhe demokratike e ka themeluesin e saj dhe ai është presidenti Ibrahim Rugova. Në fakt sot përkujtimi i ditëlindjes së tij do të duhej të ishte ditë përkujtimi shtetëror dhe i popullit të Kosovës ,me një sërë manifestimesh për nder të tij dhe veprës së madhe për Kosovën tonë europiane.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat