Kur klithmat e heshtjes nuk “dëgjohen”, mos ende vazhdojmë të jemi një shoqëri shurdhmemece?

Opinione

Kur klithmat e heshtjes nuk “dëgjohen”, mos ende vazhdojmë të jemi një shoqëri shurdhmemece?

Nga: Shkendije Pacolli Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Autorja Shkendije Pacolli

Heshtja apo vuajtja në vetmi ka shumë fytyra dhe njëra prej tyre është heshtja toksike “Silent Treatment“, e cila është e pamundur nga ana psikologjike të mos vërehet nga njerëzit dhe mjedisi që na rrethon. Gënjeshtrat obsesive që ne i themi vetes nuk mund të bëhen kurrë realitet pa ndihmën nga jashtë.

Por çfarë zgjedhim ne si shoqëri kur shohim se diçka nuk shkon si duhet, po pikërisht atë që tani po e mendon "Unë nuk përzihem“ e as "Unë nuk përzihem“ dhe vazhdojmë sy mbyllur të jetojmë në heshtjen kolektive familjare që ka rezultuar gjithmonë në përmasa dramatike gjatë gjithë historisë tonë. Sepse të përzihesh në telashet e tjetrit duhet të kesh guxim, duhet të kesh dinjitet njerëzor e para se gjithash nuk duhet të mendosh vetëm për egon dhe pozitën tënde.

Nën ambalazhin tonë dhe pas dyerve të mbyllura ne të gjithë deri diku instiktivisht jemi të kontrolluar nga të njëjtat dëshira të cilat janë të errëta, të djallëzuara dhe thellësisht të turpshme, në krahë me pesë armiqtë më të mëdhenj të vetes tonë si lakmia, ambicia, zilia, zemërimi dhe krenaria.

Por, ka një fuqi që është më e fortë se të gjitha këto se bashku, e ajo është ndërgjegjja jonë të cilën edhe mund mos ta kesh të formuar, por kur jeton në një rreth të „shëndosh“ atëherë do të duhej të del ndonjëri i ndershëm ta shtrijë dorën dhe ta zgjoj të madhërishmin në ndërgjegje! Por, sa më gjatë përvojë jetësore kalojmë aq më e qartë na bëhet se ne nuk jemi kurrë ata që pretendojmë. Gjithmonë ka një sekret pas fasadës. Ndoshta ne jemi në të vërtetë dikush tjetër, apo e dinte Migjeni këtë qysh herët kur shkroi shprehjen se këtu të vrasin natën dhe të qajnë ditën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat