Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Opinione

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Nga: Pirro Prifti Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:05
Pirro Prifti

Vrasja e një gruaje në Kosovë ku dyshohet i shoqi, dhe dhuna dhe vrasjet gjithashtu në Shqipëri dhe Kosovë tregojnë edhe njëherë se diskriminimi ndaj gruas vazhdon të jetë në një nivel të rrezikshëm në shoqërinë shqiptare dhe atë kosovare. Pavarësisht miratimit të ligjeve për barazinë e gruas dhe të drejtat të barabarta gjinore që konfirmohen në kushtetutë si dhe në të gjithë aspektet e jetës sociale dhe politike në Shqipëri, problem i dhunës ndaj gruas, vrasjeve të grave, fenoment e përdhunimit dhe të pedofilisë apo edhe të incestit mbeten shumë shqetësuese dhe për fat të keq në shoqërinë kapitaliste me demokracinë liberale këto plagë as nuk kanë ndërment të `shërohen` por mbeten në kuadrin e shkeljes së ligjeve pa u përpjekur që të paradnalohen shkaqet dhe faktorët që sjellin këto fenomene negative. Sigurisht problemi i emancipimit të gruas ka të bëjë me katër elementë të të drejtave të gruas në shoqëri: Arritja e barazisë së plotë (a) ekonomike, (b) sociale, (c) politike dhe (d) fetare e grave me burrat, aspiratë e së cilës realizimi në rrjedhën e shekullit të njëzetë ka qenë gradual, i larmishëm dhe i paplotë.

Pak Histori.

Paraqitja e gruas si qytetare e dorës së dytë, e varur dhe e dhunuar nga burri është shumë e vjetër dhe ka të bëjë që më vendosjen e patriarkatit në paganizëm por e fuqizuar më vonë nga monoteizmi dhe morali kristian.

Ndonëse burri dhe gruaja sipas Kristianizmit dhe Islamizmit janë të barabartë para Zotit, ato nuk janë të barabartë në Familje dhe shqoëri, ku u jepet përparësi burrave.Më të ashpërit kundër gruas kanë qënë disa drejtues fetarë të krishterë të bazuar nga doktrina fetare e kristianizmit ku gruaja është e varur plotësisht nga burri:

- Gjeta gruan më të hidhur se vdekja…- thotë Ekleziasti

-Jan Krizostomi-Në mes kafsheve më të egra nuk mund të gjesh më të dëmshme se gruaja…

-Thoma Akuini- fati i gruas është të rrojë nën thundrën e burrit….,

Por dhe feja Islame është po aq e ashpër me rolin e gruas si skllave në familje dhe shoqëri. Dy tregimet mbizotëruese të rrymës kryesore i kanë viktimizuar gratë muslimane, megjithëse në mënyra të ndryshme. Nga njëra anë, shumë muslimanë dhe qeveri myslimane përvetësojnë tekstin islam për të justifikuar diskriminimin ndaj grave dhe për të vendosur kufizime sociale dhe ligjore mbi të drejtat dhe liritë e grave, sidomos martesën me shumë gra. Nga ana tjetër, neo-orientalistët islamofobikë perëndimorë përdorin këto lexime popullore por tradicionale misogjeniste të Islamit për të mbështetur pretendimet e tyre ksenofobike kundër Islamit dhe muslimanëve.

Lufta për të drejtat dhe barazinë e gruas ka filluar nga shkrimtarja italiane Christine de Pizan, e cila botoi një libër për pozicionin e gruas në shoqëri që në vitin 1495.

Në 1848 u organizua 'Konventën e Parë për të Drejtat e Grave' dhe u vazhdua me bërjen e fushatës për të përmirësuar pozitën shoqërore të të gjitha grave.

Në shek e 20 filluan organizimet e grave për të drejtat e tyre të cilat vijuan me 4 valë feminizimi:

Vala e parë e feminizmit -Në vitet 1920, gratë kishin fituar të drejtën e votës në shumicën e vendeve evropiane dhe në Amerikën e Veriut. Gratë u lejuan për herë të parë të shkonin në universitet në fillim të shekullit të 20-të, duke pasur edhe karrierë dhe familje.

Vala e dyte e feminizmit. Në disa vende, kur partitë fashiste morën pushtetin, lëvizja feministe u ndalua. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA, lëvizja feministe u ringjall në vitet 1970. Megjithëse kjo valë e dytë e feminizmit synonte të arrinte 'çlirimin e grave', feministët socialiste argumentuan se ishte një kombinim i patriarkatit dhe kapitalizmit që shkakton shtypjen e grave.

Vala e tretë e feminizmit i referohet kryesisht lëvizjes amerikane në vitet 1990 dhe karakterizohet nga një ndërgjegjësim i shtuar për kategoritë e mbivendosura, si raca, klasa, gjinia, orientimi seksual. u krijuan një numër organizatash joqeveritare feministe, por duke u fokusuar në çështje specifike feministe, në vend që të pretendojnë të përfaqësojnë ide të përgjithshme feministe.

Vala e katert e feminizmit. Termi kiber-feminizëm përdoret për të përshkruar punën e feministeve të interesuara në teorizimin, kritikën dhe përdorimin e internetit, hapësirës kibernetike dhe teknologjive të reja të mediave në përgjithësi për shembull, mobilizimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime kundër seksizmit, mizogjinisë ose dhunës me bazë gjinore ndaj grave.

Seksizmi. Seksizëm nënkupton perceptimin dhe gjykimin e njerëzve vetëm në bazë të përkatësisë së tyre ndaj një seksi ose gjinie të caktuar. Ka tre lloj sexizmi:

Seksizmi tradicional: mbështetja e roleve tradicionale gjinore, trajtimi i grave si më keq se burrat, përdorimi i stereotipeve tradicionale që i portretizojnë gratë si më pak kompetente se burrat.

Seksizmi modern: mohimi i diskriminimit gjinor ('nuk është më problem'), qëndrimi negativ ndaj të drejtave të grave, mohimi i vlefshmërisë së pretendimeve të bëra nga gratë

Neoseksizmi: Ky nocion i referohet ideologjive që justifikojnë diskriminimin ndaj grave në bazë të kompetencave - 'burrat janë efektivisht më të aftë për disa gjëra' - për shembull në pozita menaxheriale ose drejtuese, dhe jo në një diskriminim të drejtpërdrejtë të grave.

Emancipimi i gruas nga lëvizjet feministe dallohet sepse feminizmi është një lëvizje që kërkon barazinë midis burrave dhe grave, kurse emancipimi i grave është procesi që lejon rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha aspektet e shoqërisë. Janë dy koncepte që janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë të njëjta.

Pra emancipimi kërkon të drejtat e grave që përqendrohen në të drejtat dhe mundësitë themelore të barabarta, ndërsa feminizmi ndjek transformimin më të gjerë të shoqërisë që nevojitet për të arritur me të vërtetë pushtetin dhe drejtësinë e barabartë për të gjitha gratë. Të dyja mbeten jetike për përparimin, por secila adopton një këndvështrim dhe qasje disi të ndryshme. Termi "emancipim" shpesh lidhet me vlerën e lirisë. Ai nënkupton lirinë nga kufizimet ligjore, politike apo sociale, pra emancipimi i gruas është i lidhur pazgjidhshmërisht me përpjekjet ose skemat sociale që synojnë çlirimin e grave nga të gjitha llojet e skllavërisë dhe shfrytëzimit sociopolitik dhe ekonomik. Termi "emancipim i gruas" përdoret në përgjithësi për t'iu referuar procesit me anë të të cilit gratë në përgjithësi dhe gratë e varfra në veçanti detyrohen të kenë akses dhe kontroll mbi të gjitha format e burimeve në një komb. Është një lëvizje e cila synon të sigurojë lirinë e vetë-përmbushjes dhe vetë-zhvillimit për gratë, si dhe akses të barabartë në burimet shtëpiake dhe komunitare. Në përgjithësi, feminizmi mund të shihet si një lëvizje për t'i dhënë fund seksizmit, shfrytëzimit seksist dhe shtypjes dhe për të arritur barazinë e plotë gjinore në ligj dhe në praktikë.

Nuk duhet lënë pa përmënduar marksizmi i cili pretendonte se ``shkaktari i gjendjes së sotme pra të pabarazisë së gruas në shoëëri është prona private . Largimi i saj do të largonte nënështrimin e gruas ndaj burrit në familje, dhe lirinë e të drejtave të fëmijëve në familje``- sipas Engelsit.

Aktualiteti.

Shoqëria e sotme e demokracive liberale perëndimore dhe globalizimi krahas përparësive që ka, po i shkakton shoqërisë disa pasoja shumë negative që në fund të fundit mund të prishin shoqërinë njerëzore, për shkak të prishjes së Familjes. Analistët perëndimorë ja venë fajon disavantazheve që paska Emancipimi i gruas, dhe nëpërmjet neosexizmit, ndoshta për të justifikuar skllavërimin modern të grave në kohën e sotme. Ata shprehen se disavantazhet e emancipimit të grave janë: përplasjet e vlerave, braktisja e vlerave tradicionale që mundësonin stabilitetin e familjes, përvetësimi me shumicë i vlerave perëndimore dhe një keqkuptim i emancipimit të gruas. Të gjitha kanë të bëjnë me prishjen e normave morale dhe etike (në shoqëritë e demokracive liberale madje dhe atyre të diktaturave), mbi të cilat është ndërtuar shoqëria njerzore. Në këtë rast nuk duhet lënë pa përmëndur patriarku Kirill I cili u shpreh: ``Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“.

Në Shoqërinë shqiptare arsimimi ka zbutur egërsinë dhe diskriminimin ndaj gruas, por të arsimohesh nuk do të thotë që të jesh I kulturuar. Kultura është pjesa që do të zbuste dhe eliminonte diskriminin social dhe familjar ndaj femrës shqiptare. Është e vështirë se rreth 60%-70% e popullsisë janë të zonave rurale që kanë mbrritur në qytet dhe janë të arsimuar por nuk janë me kulturën e nevojshme. Dihet se Varfëria dhe Injoranca nxisin dhunën dhe vrasjet në Shqipëri. Xhorxh B. Shaw ka thënë: Nuk ka krim më të madh se të jesh i varfër. Sot aktualisht të dy ekstremet e shoqërisë njerëzore sillen më keq ndaj femrave dhe kanë degraduar moralisht:

-Të varfërit sepse shumë nga këta për shkak të skamjes dhe injorancës shesin vajzat dhe i detyrojnë të prostituojnë ushtrojnë dhunë, por edhe detyrohen të bëhen shkelës të ligjit dhe kriminlë, duke u bërë kontigjent i malavitës;

-Të pasurit sepse kërkojnë qejfe dhe kënaqësi ekstra, duke blerë e shitur femra,duke nxitur LGPD, duke përdorur të varfërit për të vrarë, vjedhur, për të korruptuar, etj, etj.

E vetmja klasë që akoma po mbahet në shoqërinë e sotme është shtresa e mesme, por edhe ajo nën presionin e jetës moderne po prish familjen me divorce…. Divorcat shkaktojnë probleme sepse fëmijët nuk rriten me njërën palë dhe rriten të kompleksuar dhe janë të dhunshëm duke u bërë kontigjent i malavitës.

Shqipëria ka nevojë ti rezistojë këtij degradimi vlerash dhe duhet të ruajë vlerat e familjes, dhe moralin e saj tradicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat