Samiti i OSBE-së në Shkup

Opinione

Samiti i OSBE-së në Shkup

Nga: Amir Shabani Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:20
Autori Amir Shabani

Këshilli i 30-të Ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet mes datave 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2023 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Ministror është organi qendror vendimmarrës dhe drejtues i OSBE-së. Takimi vjetor është një mundësi për Ministrat e Jashtëm që të shqyrtojnë dhe vlerësojnë situatën e sigurisë në zonën euroatlantike dhe euroaziatike, si dhe punën e organizatës në të gjitha fushat e saj të veprimtarisë.

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, takimi vjetor i ministrave të jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së duket se do jetë i realizuar sipas të gjitha përmasave, kushteve të organizatës dhe nivelit të lartë të sigurisë, pasiqë në Shkup do të aderojnë diku rreth 75 delegacione ndërkombëtare.

Ajo që nga ngritur hutinë në opinionin e gjërë është edhe ardhja e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, për të cilin thuhet se ndodhet në Shkup dhe se do merr pjesë në këtë samit.

Nëse Lavrov vërtet vjen në Shkup, kjo do të shënojë herën e parë që Ministri i Jashtëm rus shkel në Evropë (duke përjashtuar bisedimet në Turqi dhe vizitat në Bjellorusi) që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Kjo, konsiderohet edhe arsyeja e mjaftueshme që Ukraina dhe vendet baltike ta bojkotojnë këtë samit.

Diplomatët kryesorë të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ata shprehin keqardhje të thellë për vendimin që mundëson pjesëmarrjen personale të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Lavrov tha të hënën se ai planifikoi të udhëtonte në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, për takimin e ministrave të jashtëm të OSBE-së, i cili do të shënonte një vizitë të rrallë në një vend anëtar të NATO-s që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Vizita e Ministrit të Jashtëm është bërë e mundur me hapjen e hapësirës ajrore të Bullgarisë për aeroplanin e Lavrovit. Avionët rusë janë ende të ndaluar nga hapësira ajrore e BE-së. Ai gjithashtu ka vizituar Turqinë, anëtare të NATO-s, e cila nuk ka asnjë ndalim për fluturimet ruse. Në shtator, ai ishte në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pra, në një mënyrë apo tjetër, ai po vjen në samitin e OSBE-së dhe jo special në Shkup për ndonjë bashkëpunim bilateral, por pasiqë samiti i radhës ka qëlluar të jetë në Shkup, ai do jetë pjesëmarrës sikur në vendet tjera.

Nga ana tjetër, konfirmimin e ardhjes e ka shpalosur edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i cili do ketë takim bilateral me ministrin e jashtëm Bujar Osmani në kuadër të Dialogut Strategjik mes dy vendeve, ndërsa nuk është konfirmuar se Blinken dhe Lavrov do relizojnë takim dypalësh.

Ukraina tha gjithashtu se do ta bojkotonte takimin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, me ministrinë e saj të jashtme që lëshoi një deklaratë duke akuzuar Rusinë për shtyrje dhe minim të OSBE-së përmes abuzimit të rregullit të konsensusit.

OSBE-ja prej 57 vendesh u krijua gjatë Luftës së Ftohtë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve midis Lindjes dhe Perëndimit. Maqedonia e Veriut mban kryesimin e radhës të organizatës dhe ministri i saj i jashtëm e ftoi Lavrovin në takimin dy-ditor që fillon të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat