Shqipëria në aksion

Opinione

Shqipëria në aksion

Nga: Ilir Levonja Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Autori Ilir Levonja

Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merreshin me opozitën. Si është përçarë, si nuk mund të bashkohet, si e ka hallin Berisha me të bijën etj. Kaloja nga njëra anë tjetrën me atë konceptin luajal se në demokraci televizionet edhe pse mbajnë krahë, prapë kur vjen fjala për të vërtetën, nuk e djallosin deri në atë farë feje sa të merren me një opozitë që nuk posedon asgjë tjetër veç çelsat e kashtës. Për më tepër pas krizave parlamentare aq sa edhe një buxhet shtetëror miratohet për 8 minuta.

Veçmas kësaj, nuk disponon asnjë komision, asnjë vulë, asnjë tagër ligjor për të balancuar pushtetin etj., pasi me ndryshimet e fundit kushtetuese nga marrëveshjet Rama-Basha, ai që vjen në pushtet mund të bëj çfarë të dojë edhe me një shumicë të thjeshtë votash. Nuk ka më ligj për kourum me 84 vota, por një shumicë e thjeshtë fare. Veçmas studiove, ishin edhe ca edicione të tjera, ku spikasnin edhe disa intervista nga ''liderë'' të partive të vogla, që edhe ata nuk dinin gjë tjetër, por opozita kështu e opozita ashtu. Edhe në skajin më të largët të shkosh, fokusi shqiptar është tek opozita. Që nuk fiton me këtë, që nuk fiton me atë etj. Duan të përmbysin shtetin, duan vdekje etj. Shtatë orë të rrish para televizioneve, të gjithë merren me opozitën.

Madje edhe studiot e humorit që nuk janë të pakta, vetëm me opozitën. Eshtë një marri kolektive jo e rastësishme. Askush nuk merret me qeverinë. Pavarsisht bjerrjes, vjedhjeve, skandaleve, prapë të gjithë e kanë me opozitën. U ngrita në mëngjes dhe lajmi i parë ishte nga kongresi i Ps, bash më 8 dhjetor, ku sipas Elisa Spiropalit, opozita po kërkon t'i vëri flakën vendit. Pikë e zezë, të akuzosh opozitën edhe pas 10 vjetëve në pushtet është e shpjegueshme vetëm në Shqipëri. Vendi ku shplarja e trurit vazhdon me sukses të plot. Dhe me vetëdije, madje e qëllimshme. Ky quhet një lloj proçesi me sakrifica të vetëdijshme, arsyeja, të gjitha ata që i bashkohen zhurmës (kënga e Edi Ramës, zhurmë, shumë zhurmë me grupin West Side Family, 2004) përfitojnë diçka.

Përpos kësaj diçkaje edhe ca kënaqësi kafshërore se e mundëm opozitëm etj., i vumë në rresht shqiptarët. Vini re një spirale historike, nga Enver Hoxha e deri tek Edi Rama. Të gjithë armiqtë e klasës së kohës së Enverit, janë sot po me partinë, madje ministra, qeveritarë. Të gjithë ushtarët e Edi Ramës, edhe pse në burg, apo në arrati, nuk flasin, janë rishtas me partinë. Vodhën e ropën sa deshën, tani partia ua kërkon si sakrificë dhe ata po e bëjnë. Se nuk kanë hallin të ndërtojnë demokracinë. Demokracia është shfaqje e huaj në Shqipëri. Halli i tyre është misoni për të sunduar. Të gjithë janë bashkë, xhelatër e viktima, por fitimtarë që kanë arritur t'ia shplajnë trurin shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat