Rrahman Jasharaj të largohet dhe SBASHK-u të reformohet

Opinione

Rrahman Jasharaj të largohet dhe SBASHK-u të reformohet

Nga: Rexhep Torte Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 21:05
Autori Rexhep Torte

Vendimi për testin me shkrim të mësimdhënësve në Kosovë është mënyra më e lehtë dhe më efektive për tu bindur opinion në Kosovë, sa janë të aftë mësimdhënësit për ta kryer punën e tyre me cilësi dhe në të mirë të nxënësve dhe të arsimit cilësor.

Rrahman Jasharaj po mundohet me pallavra e dokra ta pamundësojë ojë testimin e mësimdhënësve me shkrim në Kosovë për t’ia zgjatur vetes mandatin si kryetar i sindikatave të arsimit dhe për t’i mbrojtur të paaftët, dembelat dhe ata që janë një mendjje me të.

Shtimi i numrit të inspektorëve të arsimit që propozon ky fallxhor kryesindikalist i arsimit, e para kërkon finacime, dhe e dyta nuk garanton sukses në zbulimin e paaftësive të mësimdhënësve siç do ta zbulonte testimi me shkrim.

Arsimi në Kosovë duhet të shkundet rrënjësisht për tu pastruar nga nga elementet negative degraduese që e pengojnë përparimin e tij. Arsimi domosdo duhet, të forcohet denjësisht si hallkë e dytë e edukimit të brezave të rinj pas edukimit familjar.

Shkundja dhe e pastrimit të arsimit në Kosovë duhet kryer në arsimin fillor, të mesëm dhe atë universitar, për t’i flakur të gjitha prapshtitë që sot ekzistojnë në arsimin në Kosovë.

Po rikujtoj vetëm rastet e dhunimeve seksuale të vajzave tona minorene shqiptare nga djelmoshat shqiptarë dhe vrasjet e motrave tona shqiptare për motive të ulëta. Kjo është pasojë edhe e mungesës së edukatës shkollore.

Më kujtohen si sot kur para 70 vitesh mësuesit veç shkrim leximit, dhe lëndëve tjera mësimore, gjatë orëve të kujdestarisë dhe në tërë rastet e mundshme që i kishin na flisnin edhe për mirësjelljen që duhej ta kemi në familje dhe jashtë saj, na mësonin t’i duam familjen, farefisin shokët dhe idomos atdheun. Na mësonin dhe këshillonin edhe për mbajtjen e higjienës personale e kolektiv, sidomos për ushqimin e shëndetshëm që duhet ta konsumonim.

Sot e kësaj dite e kujtoj dhe e falenderoj me respektin më të madh mësuesin tim, sa herë që më vjen {të teshtij) teshtima, kur jam mysafir në ndonjë drekë ose darkë. Unë e përdor këshillën e mësuesit tim, që na thoshte, kur t’u vjen teshtima, me dy gishtirinjtë e parë të dorë duhet ta shtrëngoni fillimin e hundës te vendi ku takohen dy sytë, dhe do të shihni se ky veprim e pengon teshtihjen. dhe u shpëton nga ky siklet.

Nuk ekziston asnjë argunment dhe asnjë mundësi që Rrahman Jasharaj-kryetar i sindikarave të arsimit në Kosovë t’i dojë më shumë arsimin, nxënësit dhe Kosovën më shumë se Qeveria e Kosovës ose më shumë se Ministria e Arsimit, Shkëncs dhe Teknologjisë së Kosovës.

Duke ndjekur në vazhdimësi sjelljet anti arsimore të këtij kryesindikalisti arsimor në Kosovë, fitohet përshtypja se ky “zotëri” sindikalist nuk është asgjë tjetër veçse një sekser i partive opozitare PDK, LDK, dhe AAK, përkatësisht seksesr i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt, e asgjë tjetër.

Ky “zotëri” sindikalist i Kosovës duhet sa më parë të shkarkohet nga detyra si kryetar i sindikatave të arsimit, dhe të zëvendësohet më një person tjetër të dëshmuar si arsimdashës. , dhe njëkohësisht të vihet para organeve të hetuesisë për rolin e tij destruktiv dhe dëmtues në arsimin e Kosovës.

Për këtë mjafton arrogance dhe kokëfortësia e tij dhe e kryesisë së sindikatave që i shkuan pas, në fillimvitin e kaluar shkollor, kur u organizua bojkotimi nga mësimdhënësit që viti shkollor të filloje me një muaj vonesë, gjë që shkatoi trauma të të gjithë nxënësit, e sidomos te nxënësit e klasës së parë, që kurrë nuk do ta harrojnë këtë marrësi të mësuesve të tyre.

SBASHK-u, duhet të refortmohet dhe të pastrohet rrënjësisht nga bashkëmentimtarët e Rrahman Jasharajt që në bashkërendim meQeverinë e Kosovs dhe me Ministrinë për Arsim, Shkencë e Teknologji, në Kosovë arsimin ta vendosin arsimin në binarë të duhur.

Testimi me shkrim i të gjithë mësimdhënësve në Kosovë duhet bërë në vazhdimësi për të shikuar dhe për tu bindur në aftësinë e tyre profesionale. Këtë e imponon kujdesi që duhet të kemi për fëmijët tanë që të shkollohen dhe përgatiten më së miri.

Nëse diplomat dhe masterat me të cilat arsyetohet Rrahman Jasharaj janë marrë me djersën e ballit dhe duke mësuar, atëherë nuk ka pse të shqetësohet ky kryesindikalist. Rrahman Jasharaj nuk ka asfarë të drejtë morale kombëtare, arsimore e njerëzore kur deklaron se, ”Testimi më shkrim i mësimdhënësve në Kosovë nuk do të bëhet kurrë. Sa të ketë SBASHK nuk do të ketë testim me shkrim të mësimdhënësve”shprehet Rrahman Jasharaj.

Domosdoshmërinë e dhënies së estimit me shkrim për mësimdhënësit në Kosovë e vendos Qeveria dhe Ministria e Arsimit, e jo Rrahman Jasharaj.

Të rikujtojmë se PISA-Programi për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, më 5 dhjetor 2023 shpalli rezultrtet e testit për vitin 2022, ku Kosova ka zënë vendin e 76 nga 8o shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa Kosova është në vendin e 77 nga shtetet për shkencë, botuar në WEB faqen e “Bota sot”

“Sa të ketë SBASHK, s’do të ketë testn me shkrim për mësimdhënësit”, deklaroi Rrahman Jasharaj-kryetar i sindikatave të arsimit të Kosovbës, duke shtuar se “Testimi nuk do të bëhet kurrë ngase testimi nuk është paraparë as me ligjin mbi arsimin parauniversitar të Kosovës, mirëpo aty këtu me qeveritë, sidomos ministritë e kanë përmendur mbase mos po e frikësojnë ndonjë prej mësimdhënësve”.

“Mësimdhënësit nuk frikësohen nga testi e as unë, por testi është degradues dhe nënçmues, ngase këta mësimdhënës kanë kryer shkollë të mjaftueshme deri edhe të masteri dhe janë testuar dhjetëra herë në fakultete, sidomos kohën e fundit në fakultetin e edukimit kanë diplomuar dhe me atë diplomë ata e kanë fituar të drejtën dhe përgatitjen për të filluar sistëmin asimor”.

Ne kemi thënë dhe e themi , edhe me ligj nuk është paraparë, po SBASHK-u do të reagojë . Sa të ketë SBSSHK nuk do të ketë test me shkrim”, kërcënon Rrahman Jasharaj.

“Ne këmi insistuar që të shtohet nujmri i iknspektorëve professional, të cilët do të shkojnë shkollë në shkollë dhe klasë në klasë, do t’i vizitojnë kpolegët e mi, dhe do të shohin ku kanë përparuar dukshëm, por edhe kanë të meta, pastgaj t’ua thonë në mënyrë që ata të përmirësohen dita ditës, dhe të kemi mësimdhënës edhe më të përgatitur”, tha në fund Rahman Jasharaj”, tranmeton “Bota Sot’ më datë 4 dhjetor 2023 në rubrikën e lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat