Kryesia e LDK-së: Lumir, ku je nis me Lutfi Hazirin, Besa Gaxherin, Driton Selmanaj, Dullën?

Opinione

Kryesia e LDK-së: Lumir, ku je nis me Lutfi Hazirin, Besa Gaxherin, Driton Selmanaj, Dullën?

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 17:03
Autori Faton Mehmeti

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën që lamë pas zgjodhi kryesinë e ri me 31anëtarë, pesë nënkryetarë, dy sekretarë dhe, krejt kjo pas rizgjedhjes së Lumir Abdigjikut kryetar, paraprakisht. Kryetari Abdixhiku u shpreh shumë optimistë se "me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe", mirëpo lista e 32 anëtarëve nuk jep shpresë për ndryshim.

Nëse shohim listën e nënkryetarëve dhe anëtarëve, mbi 40% janë të njëjtit që kanë sjell partinë në këtë gjendje të humnerës. S’ka sens të pretendosh reforma e të thirresh në emër të tyre, në anën tjetër të bësh të kundërtën. Katër nga pesë nënkryetarët janë të njejtit që i shërbyen Isa Mustafës, janë bashkë fajtorë për humbjen katastrofale të LDK me 14 shkurt 2021.

Infantile nga gjithë ata akademikë brenda LDK-së që nuk e kuptojnë nevojën e reformave të thella për të rikthyer partinë në binare të saja. Slogani " Rruga e re" ka nevojë për atletë të rinj, jo njerëz të konsumuar dhe me "paralizë" në të ecur. Andaj, me këtë kryesi LDK s’mund të ecën tutje.

Anëtarë të kryesisë s’mund të jenë njerëz që në zgjedhjet e kaluara s’kanë mund as deputetë të bëhen, po ndiqet logjika e Isës duke promovuar njerëz të konsumuar e që qytetarët në shumë raste i kanë injoruar për shkak të qëndrimeve të tyre antagoniste ndaj votuesve dhe elektroratit.

Me mbi 40% të kryesisë së Isës, dhe me pjesën tjetër që nuk premtojnë, LDK e ka të vështirë të ecën tutje. Lumir, ku je nis ..?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat