“Nga bomba shkatërruese me rrezatime politike” në Republikën e Dardanisë, edhe pas 24 viteve, pasojat po i ndjejmë edhe sot

Opinione

“Nga bomba shkatërruese me rrezatime politike” në Republikën e Dardanisë, edhe pas 24 viteve, pasojat po i ndjejmë edhe sot

Nga: Hafiz Shala Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Autori Hafiz Shala

Më 9 gusht 1945 ne qytetin japonez Nagasaki ndërsa tre ditë para u hodh në Hiroshimë, bomba atomike si rezultat i së cilës qyteti u rrafshua me tokën dhe në të njëjten ditë vdiqën shumë njerëz, më shumë se 70.000.

Bomba atomike e quajtur “Litle Boy”

(“Quni i vogël”) ra në Hiroshimë në mëngjesin e 6 gushtit 1945 në orën 8:15.

Është vlerësuar se në fund të vitit 1945 numri i të vdekurve nga bomba atomike ishte rritur në 140.000. Ndërsa, në vitin 1968, sipas vlerësimeve japoneze, nga hedhja e bombave atomike në këto dy qytete, e humben jetën mbi 250.000 banorë menjëherë pas shpërthimit ose brenda pesë viteve nga sëmundjet lidhur me rrezatimin.

E mora ketë shembull katastrofik për Japoninë para se të dalë të “bomba me rrezatim politike” e jonë pas çlirimit pasojat e se cilës do të vazhdojnë të na përcjellin përderisa ne nuk e ndryshojmë, sistemin prokurorial, gjyqësor e hetimor, e mentalitetin feudal shoqëror dhe vetveten.

Vrasjet makabër të këtyre ditëve na qojnë deri tek ky konstatim me fatalitet. Dardania, druhet se mund të shndërrohet në një shtet anarkik, nëse nuk ndërmerren masa adekuate. Opozita, fatkeqësisht, për t’i ikur përgjegjësisë për gabimet me pasoja tragjike për vendin, nuk i pengon vetëm që të largohet kjo Qeveri e cila, me gjithë lëshimet dhe gabimet, është e vetmja deri tani që mund ta ndal ketë trend. Nuk është lehtë sepse një pjesë e madhe e shoqërisë është e infektuar me maniret e sjelljeve të këtilla hajduto kriminale.

Nga bomba shkatërruese me rrezatim politike”, edhe pas 24 vite në Republikën Dardanisë, pasojat po i ndjejmë edhe sot

Një krahasim jo adekuat kur janë në pyetje jetët e njerëzve ama, kur ne vazhdim do të flasim për pasojat politike për ardhmërinë e Republikës së Dardanisë dhe popullatën e sajë shqiptare, vazhdimësi nga historia e jonë tragjike me fqinjin verior, Serbinë, pasojat janë të pa imagjinueshme por të vërteta e shkatërruese.

Kur flitet për pasoja, politike, shoqërore, shtetërore dhe filozofinë e jetës e instaluar nga bandat qe i vendosnin ligjet e veta nga fuqia e pushtetit që e uzurpuan, janë tragjike sepse, po nga ajo “klasë politike” nëse mund të konsiderohet si e tillë, e futën në praktikë dhe i shndërruan në ligj metodat e hajnisë, korrupsionit, pasurimit enorm dhe krimit.

Dukuritë e ditëve të sotme janë pasojë e asaj filozofie të jetës së instaluar e cila në mënyrë tragjike po na përsëritet duke prodhuar recidivist të pa përmirësuar e të pa ndalur sepse, deri me tani, por edhe në këto momente, nuk po funksionojnë hallkat e drejtësisë, gjykatave e prokurorisë, mbeturinë e të së kaluarës të cilët u vendosët në ato poste e detyra, për t’i heshtur rastet, për t’i humbur provat dhe, për t’i amnistuar hajdutet, kriminelet, duke iu shqiptuar dënime jo adekuate me veprat për të cilat akuzoheshin ose liroheshin “në mungesë të provave”.

Në jetën e përditshme të qytetarit nga skamja e mjerimi i shkaktuar nga armiku i ynë, i shkallmuar nga lufta e tmerrshme fashiste e gjenocidale, u instalua në praktikë krimi me metoda terrorizuese ndaj qytetarit, përmes kërcënimeve, haraqit dhe likuidimeve me porosi, shumica nga ato deri tani të pa zbuluara.

Ata që quheshin çlirimtarë, erdhen në pushtet përmes vrasjeve të oponentëve politik, krijuan grupacione përpos atyre të quajtura parti politike dhe jo vetëm, por, edhe grupe të armatosura të organizuara “për t’i disiplinuar qytetarët e pa dëgjueshem” kur iu duhen atyre. Në rend të parë, kur ishte në pyetje, vota, kapitali gjithnjë përmes shantazhimeve nga organizatat e shërbimeve sekrete, SHIK-at e tyre të cilat çdo parti i posedonte sipas regjioneve, ashtu siç e i kishin ndarë pjesët e interesit të gjeografisë partiake sipas një marrëveshjeve të komandantëve menjëhere pas përfundimit të luftës. Ata fshiheshin pas emrit të UÇK-së, posaçërisht partitë e dala nga lufta, PDK e AAK të cilat edhe në programet dhe ideologjitë e tyre partiake, tentonin privatizimin dhe pronësimin e luftës së UÇK-së duke harruar se UÇK-ja krenaria jo vetëm e Dardanisë por edhe e gjithë shqiptarisë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe familjen emblematike, shembull unikat e heroik, Jashari 58 anëtarësh, e cila tri ditë rresht luftoi me një fuqi ushtarake, policore e paramilitare serbe duke treguar se, UÇK-ja lindi nga populli dhe i takon vetëm atij.

Edhe njëherë, e vërtetoi epitetin që e mban me krenari “Drenica e Kuqe Heroike” e cila kurrë nuk ia ndali pushkën as krajlit as Millosheviqi e as tani Vuçiqit nëse e do nevoja.

Ata të cilët ranë në altarin e lirisë, nuk e patën mundësi t’i shijojnë meritat por, ata, assesi nuk kanë menduar në beneficione, pasurimin e pa merituar e të stërmadhuar sepse, ata nuk luftuan për pasuri, por për liri dhe pavarësi.

Fatkeqësisht, familjarët e tyre janë lënë në harresë po nga ata të cilët thirrën si udheheqës, komadantë, drejtor politik e komisarë, të cilët u pasuruan me mentalitetin e makutërit - grykësit dhe e harruan idealin për çka qenkan nisë në luftë. Ata, i lanë në harresë, invalidet e luftës dhe familjarët e tyre. Sipas shënimeve nga mediet, një numër i madh i ushtarëve të UÇK-së në pa mundësi ta sigurojnë kafshatën e gojës për femijët dhe familjet e tyre, bënë vetëvrasje (vetë varje).

Ndërsa, ish komadantët e tyre, u pasuruan përmes uzurpimeve të tokave, pronave dhe aseteve shtetërore dhe shitjen e tyre posaçërisht ato vitale si Elektro ekonomia me çmime damping, nxorën përfitime në kontot e tyre bankare me siguri diku jashtë vendit, me arsyetimet e paqëndrueshme duke tentuar që t’i fshehin mënyrat se si manipuluan dhe i përvetësuan të gjithë atë pasuri nga populli i varfër i Dardanisë.

Klani hajduto mafioz opozitar i sotëm, është quar lugat nga frika e konfiskimit të asaj pasurie e cila vetëm mund ta hamendësojmë e ndarë në bashkëpronësi me hisedar tjerë prandaj, është krijuar një lloj Kolone e pestë e cila, e unifikuar brenda interesave politike, ideologjike, ekonomike e vet shkatërruese, paraqesin rrezik për dështimin e qëllimshëm të shtetit të krijuar me sakrificë duke i mbrojtur interesat dhe aspiratat e tyre politike dhe materiale qoftë ajo edhe me rrezikimin e një sigurie, stabiliteti, mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësinë territoriale, në momentet kritike kur shumë shtete e regjione janë në gjendje para lufte me rrezikun e përhapjes së saj aty ku më së shumti po pretendohet nga Rusia, Serbia dhe aleatet e tyre, në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçant në Republikën e Dardanisë ndaj të cilës u provua me 24 shtator, ani pse dështoi falë shkathtësisë dhe përgatitjeve profesionale të policisë të përgatitu në shtetet mike, heroizmit dhe përkushtimit për të mbrojtur çdo pëllëmbë toke, dolën fitues, ani pse, aspiratat e Serbisë ende janë të freskat për një ëndërr të tillë e cila mund të rezultojë me fatalitet për të, përpos nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe nga përgatitja profesionale e Ushtrisë së Republikës së Dardanisë.

Opozita, pa pikën e turpit në këto rrethana kur na kërcënohet rreziku i ndonjë destabilizimi, ata, e kanë krijuar një unitet për të keqën e shtetit e të popullit të rreshtuar në anën e armikut, janë unifikuar për të shkatërruar atë që po tentohet të arrihet, të pastrohet veriu nga grupet terroristo-kriminale, vënia nën kontroll për herë të parë në historinë tonë dardane në atë pjesë të vendit i mbajtur nën okupim nga Serbia, opozita i quan “deklarata e veprime populiste”.

Opozita, pra partitë politike dhe disa grupacione politike jo parlamentare, janë në të njëjtin kurs me politikat e Vuqiqit.

Kërkesat sociale janë të arsyeshme duke e pasur parasysh gjendjen ekonomike, papunësinë dhe pa prodhimtari vendore, por, duke manipuluar me elementet më të ndjeshme shtetërore siç ishte rasti me Njësinë Speciale të policisë qoftë edhe organizatat sindikale, ani pse ato duhet të jenë në mbrojtje të interesave të punëtorëve por, assesi të shndërrohen në vegla të partive politike posaçërisht të udheheqësve të tyre të cilët, për qellim kryesor ata e kanë, mbrojtjen e interesave partiake dhe marrjen e pushtetit, mbrojtjen e pasurisë së krijuar përmes hajnisë dhe, për habinë më të madhe, askush nuk e gjen guximin t’i pyet po ata “zemër-gjerë e zëmër thyer” për gjendjen sociale të atyre punëtorëve se, si dhe nga u pasuruat ju zotëri qe, po t’u konfiskohet pasuria e juaj, sado pak do t’i zbutnim rastet e rënda sociale.

Me vjen shumë rëndë kur e shoh Kryetarin e SBSHK-ut i cili është shndërrua në vegël të partive politike, i cili sa po duket edhe atë e kanë futur në logun e tyre të hajnisë sepse kjo është metoda tyre mafioz të cilin edhe e shantazhojnë.

Raporti i PISA-s, e tregoj pisllëkun 20 vjeçar në arsim duke lejuar që profesor me tituj “doktoraturave” përmes plagjiaturave, paraqesin një pasqyrë reale në Universitet i cili po reflektohet në arsimin e mesëm dhe universitar, pasojë e se cilës është edhe raporti i fundit i PISA-s, sepse, nese iu kujtohet kur kërkohej qe të bëhet testimi i mësimdhenësve ekzistues në shkollat e mesme, kryetari i SBASHk-ut, gati nuk u çmend. Arsyeja, kush e dinë se sa nga ata do ta kalojnë atë test.

Qeveria Kurti duhet shumë seriozisht dhe me urgjencë ta trajtojë arsimin më të gjitha vështirësitë dhe pengesat që e kanë përcjellë por, në krye të kësaj ministrie pa tjetër duhet të sillen njerëz më të aftë dhe të përgjegjshëm. Respekt për çdo njërin/rënë por, kur nuk ka rezultate duhet të bëhen analiza reale, plotësime e ndryshime, për ndryshe askush nuk mund e as nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë. Pa arsim kualitativë nuk ka zhvillim të suksesshëm shoqëroro ekonomik.

Republika e Dardanisë është në rrezik të kaloj në një sistem anarkik

U çliruam nga Serbia me ndihmën e Aleancës Verio Atlantike NATO e cila edhe sot pas agresionit të 24 shtatorit, ato trupa të shtuara, përsëri po na i ruajnë kufijtë tanë shtetëror sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Miqtë tanë ndërkombëtar, në rëndë të parë SHBA-t, na ndihmuan ta krijojmë shtetin më gjitha koncesionet e dhimbshme po, ja qe e themeluam por nëse i referohemi asaj thënies së të Madhi Gjergj Fishta i cili shprehet: “Kur e nisim një punë të re, ata qe e prishin, jemi ne” në vend se ta fillojmë një epokë të re me një udheheqje te re me ambicie dhe përkushtime për shtet-ndërtim sipas standardeve demokratike euro-amerikane me qellim të formimit të një shoqërie të re, rast ideal pas të gjithë asaj qe e përjetuam në një luftë shfarosëse nga Serbia.

Fatkeqësisht, në pushtet erdhen të pa dijshmit me mentalitet feudal jashtë çdo normave civilizuese e demokratike duke e keqpërdorur e abuzuar më luftën të cilën gjoja, ata e paskan filluar dhe mbaruar dhe vetëm atyre duhet t’iu lejohet që ta drejtojnë vendin. Sikur të ishte ashtu, ndoshta edhe do të pranohej por, kur në ndërkohë filluan zgjedhjet e para me eufori nga lufta ani pse pa mbulesë të dijës, zotësisë, qoftë intelektuale, morale e njerëzore.

Populli, ra në grackën e atyre të cilët luanin me emocionet e luftës, shkumonin se ata janë të vetmit të cilët e meritojnë pushtetin dhe aty nuk duhet të ketë dilema e as të mendohet, përndryshe, fillojnë shantazhimet, kërcënimet, korruptimet dhe aktivizimi i sekserëve të cilët ishin ndërmjetësues edhe kur duhej të lidhen koalicionet mes partive politike shqiptare dhe ato serbe nga veriu i Mitrovicës.

Ish udheheqja shtetërore është zgjedhur në bashkëpunim me votën vendimtare të Listës serbe për ta marr në pushtetin, si Thaçi ashtu edhe Haradinaj. Ata, nuk hezituan qe të bashkëpunojnë me Millan Radoiçiqin, organizator dhe udheheqës i sulmit mbi Republikën e Dardanisë me ndihmën, financimim e përkrahjen e Vuçiqit duke i mundësuar, përgatitjet, trajnimet dhe furnizimit me armatim të këtyre grupeve terroristo-diverzante duke e sulmuar një shtet sovran të njohur ndërkombëtarisht.

Klani PANA-Ponto, ishte alfa dhe omega e të gjitha devijimeve shoqërore gjatë sundimit të tyre në koalicion ndërpartiake.

Deri me sot asnjëherë nuk u analizuan shkaqet dhe pasojat e asaj udheheqje për t’i identifikuar përgjegjësit dhe masat që do të duheshin të ndërmerren për veprime anti shtetërore të cilat sot po i ndjejmë.

Fatkeqësisht, jo vetëm në politikën e brendshme por edhe atë të jashtme, me theks të veçant raportet dhe bisedimet, njëherë teknike që më vonë më dinakërinë, Serbia i shndërroj në ato politike duke imponuar metoda për desovranizimin dhe pengimin e paraqitjes së Republikës së Dardanisë në takimet ndërkombëtare me atë shtesën qesharake e komprometuese “fusnotën” e Edita Tahirit e cila paralajmëroi se do të shndërrohet në një “fluskë bore” por, ja që mbeti deri vonë.

Nuk doli ashtu por, ajo u zgjerua deri të imponimi i formimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, ani pse çështje e brendshme e Dardanisë, por Serbia e zbërtheu dhe ia arriti qëllimit që kjo të shndërrohet në çështje ndërkombëtare duke e nënshkruar edhe marrëveshje në vitin 2013/2015, por për fat më një klauzolë që kjo së pari të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ama, megjithatë është kancer në trupin e Dardanisë.

Millan Radoiçiqi, ishte i pranishëm edhe në zyrat e Presidencës edhe të Kryeministrisë.

Serbia, në bashkëpunim me udheheqësit shqiptar shkoj edhe më larg. Ajo, në marrëveshje më udheheqësit shqipfolës, ua imponoj edhe idenë e korrigjimit të kufijve atyre të cilët i shantazhonte për veprat që ajo i mbante si xhoker ndaj tyre të cilët, çdo gjë që iu propozonte BE-ja, siç ishte, liberalizimi i vizave me kusht që përmes demarkacionit me Malin e Zi, t’i falet territor prej 8200 km. megjithatë liberalizimi nuk ndodhi.

Pranimi i idesë së të ashtuquajtur korrigjim i kufijve me Serbinë, ide e Edvin Kristaq Ramës dhe Hashim Thaçit më këshilltarin e tyre Baton Stanishiqin, ishte kulmi i veprimit anti shtetëror dhe anti kombëtar. Veriu t’i dhurohet Serbisë për Preshevën me disa fshatra dhe pastaj, Dardania mund të bashkohet më Shqipërinë. Ide të cilën e parapëlqyen edhe disa qarqe evropiane sipas premtimit të Vuçiqit, kuptohet se pas veti i ka njerëzit e duhur për ta përfunduar këtë ide, duke iu garantuar se “paqe, qetësi dhe marrëdhenie fqinjësore do të ketë me shqiptarët”. Fatkeqësisht, edhe sot aktualizoheg kjo ide nga klyshet e Edi Ramës të cilët shumë zëshëm e theksojnë, jo vetëm një grusht PSD-së por edhe udheheqës të LDK-së si ide ideale për t’u bashkuar më Shqipërinë.

Në vitin 1999 Mitrovica u nda me pëlqimin dhe ndihmën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Sekret francez DGSE, siç thuhet anëtar i se cilës është edhe Hashim Thaçi.

Kënd ta fajësojmë ne kur në krye të këtij klani mafiozo tradhtar qëndron Edvin Kristaq Rama që nëna shqiptare më antikombëtar dhe pro-serb deri sot në historinë tonë kombëtare nuk ka lind e as që do të lindë. Me idetë e tij dhe mikut të tij Vuçiqit, krijonin organizime në nivel Ballkanik, duke e anashkaluar Dardaninë si, Ballkani i hapure marrinave tjera të cilat vdiqën, pastaj, draft statusi për Asociacionin e komunave më shumicë serbe, paraqitja e tij në cilësinë e “babait të kombit” siç e quajti miku i tij pro-serb Driton Abazoviqi duke e quajtur më i miri i kombit etj. Ja rrethi i tij: Abazoviq, B.Stanishiq, Ali Ahmeti, Berat Buzhala, pastaj, “opozita e bashkuar e Dardanisë” rreth tentim rrëzimit të Qeverisë Kurti për t’i realizuar qëllimet e Serbisë për ta aneksuar veriun, opozita, për t’i shpëtuar përgjegjësisë për krime, hajni dhe pasurim të jashtëligjshëm e cila duhet konfiskuar mu ashtu sikur Radoiçiqit.

Si nuk duan ta pranojnë që së pari herë veriu i Mitrovicës u vu nën kontroll duke u pastrua nga grupet kriminale, luftimi i korrupsionit, ç’armatosja e grupeve paramilitare, zbulimi i përpunimit të drogës dhe valutave false, në një mënyrë, u vu një lloj rendi të cilin tani edhe serbet kanë nisë me u adaptua duke i respektuar vendimet shtetërore sikur ajo e ndërrimit të targave, tani nënshkrimi në mes KEDS-it dhe Elektroserverit ama, të gjitha këto janë lojëra të Serbisë pasi poenta kryesore mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Fatkeqësisht, është organizuar një front antiqeveritar duke i përfshirë, mjetet e informimit, televizionet hibride me financime të dyshimta, përjashto RTK-në e cila ka nisë me u pastrua nga mbeturinat e ish pushtetit por që po ballafaqohet me probleme financiare themeluese ese cilit është Kuvendi i Republikës së Dardanisë i cila, vërtetë e meriton një kujdes dhe përkushtim si Televizion Shtetëror.

“Babai i kombit”, është në shërbim të shkatërrimit të kombit shqiptar duke i sulmuar sikur kanceri pjesët më vitale të organizmit gjithë kombëtar në bashkëpunim me ish udheheqësit e Dardanisë, disa në burg e disa jashtë duke u angazhua qe të bëjë çdo gjë qe t’u ndihmoj të gjithë atyre që po gjykohen në Hagë, në të vërtetë, më shumë po i rendon dhe pengon përmes vizitave edhe personale por edhe bashkëpartiakëve të cilat gjykata po i cilëson si interferim dhe pengim në punën e gjykatës dhe drejtësisë sipas tyre, dekonspirimin, shantazhimin, korruptimin e dëshmitarëve të mbrojtur. Lëreni drejtësinë ta kryen punën e vetë sepse këto veprime vërtetë po i venë në dyshim edhe deklaratat e të akuzuarve për pafajësinë e tyre.

Edi Rama duhet ta kuptoj mirë deklaratën e Rifat Jasharit i përjetuari i Familjës Jashari i cili iu drejtua më këto fjalë: “Përqafimet me Vuçiqin do t’i paguash shtrenjtë nga Dardania (Kosova), mbaje mend”.

Ndërsa, gazetari i njohur gjerman i FAZ ( Frankfurter Allgemagne Zeitung) Michel Martens deklaroj: “Rama, kryeministri më i mirë që ka patur Serbia që nga Nikolla Pashiqit”.

Nëse pushteti dhe opozita nuk e reflektojnë një unitet në momentet kritike për vendin në raport më Serbinë, atëherë, fajin historik, duhet t’ia ngarkojmë vetit.

Në librat e historisë, do të dalin edhe emrat e përveçëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat